Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, pak pasi Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca propozoi shkarkimin e saj.
“Para pak orësh, në të njejtën kohë me publikimin e lajmit në Facebook, kam pranuar në email njoftimin për kërkesën përmes së cilës Ministri i Punëve të Jashtme Z.Glauk Konjufca ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës largimin tim nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në SHBA.
Sigurisht, unë do ta respektoj kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ndonëse e kam të qartë se ligjërisht vetëm Presidenti i Kosovës ka të drejtë të emëroj dhe shkarkoj Ambasadorët e Republikës së Kosovës, mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar.
Megjithatë, besoj se e kam merituar një konsultim paraprak lidhur me propozimin në fjalë.
Si Ambasadore jam emëruar përmes çelësit politik. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, dhe është krejt e natyrshme që Qeveria e Kosovës të kërkojë zëvendësimin tim. Mirëpo, unë nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës.
Në këtë periudhë tranzitore do të mundohem të përmbushë të gjitha detyrat me përgjegjësi, ashtu siç kam bërë çdo herë.
Shpresoj që Institucionet e Republikës së Kosovës të dakordohen shpejtë për pasuesen/pasuesin tim.
Ambasadores/Ambasadorit që do vije pas meje, do t’ia ofrojë bashkëpunimin tim të plotë dhe të pakursyer.
Kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë që me nder dhe përgjegjësi t’iu shërbej tre Kryeministrave dhe dy Presidentëve. Në SHBA e kam përfaqësuar Kosovën siç kam ditur më së miri.
Frymëzimi im gjithmonë kanë qenë dhe do të mbeten qytetarët e Kosovës, të cilët i kam përfaqësuar në Washington.
Mesazhi im në kryeqytetin Amerikan ka qenë pikërisht jehona e historive të tyre të rimëkëmbjes. Nuk ka Ambasador të përjetshëm. E përjetshme është vetëm Kosova dhe shërbimi për të.”- shkruan Çitaku në facebook. (TemA)
Vlora Qitaku eshte nje patriote dhe nje vajze e formuar kombetarishte ,nga nje familje patriote,qe e flete perfekt gjuhen angleze.Ja perplaste ne fytyre sa here hante mute ministri serb Dacic.Ajo nuk ja linte vendin me argumente e bente te mbylle gojen se ai nuk dine cka eshte turpi.Te gjithe paraardhesit e Vlores e ulnin koken dhe asnjehere nuk benjin replike me ministrin serbe dhe ja tash nje analfabet si konj ufca qe nuk di shqipe te flase ,ne nje fjali i bene disa gabime done te heke zonjen Qitaku.Kjo eshte kulmi i injoranteve te Kosoves qe po bejne politik.Vlora Qitaku nje Shote Galice e fjales dhe pendes,qe padyshim nuk u pelqen konj uvcave dhe…..
Kush ka menduar se me LDK- lidhja e dikurshme komuniste fiton kosova besoi se sot Jane bindur,shifni vetem vendimi i sotem nga Kali konjufca per shkarkimin e ambasadoreve eshte nje fitore per serbine,pothuaj te gjithe ish te perndjekur e te denuar nga serbia,a nuk eshte ky plani i vuqiq-serbise per tu rikthyer ne kosove,kush e thot te kunderten eshte nje klysh i serbise.
Nga gjithe hallet qe ka Kosova, Vlora Citaku eshte nga te parat qe duhet te merret politika? Kam mbi 20 vjet ne Amerike dhe me ka rastisur te merrem me lloj-lloj perfaqesuesish te komunitetit shqiptar, qofte ne Amerike qofte nga Shqiperia, Kosova apo Maqedonia dhe Mali i Zi. Vlora Citaku eshte pa asnje diskutim nga njerezit me te pergatitur per te perfaqesuar interesat shqiptare ne SHBA. Nese vertet e heqin, do jete 1) budallalleku i pare i Albin Kurtit dhe 2) humbje e madhe per Kosoven.
na plasi trapi
Nuk me pengon zevendesimi politik i ambasadores Çitaku, por me pengon eksperimentimi ne ambasaden e Kisoves ne Vashington.
Vetem puberteti politik ben veprime te tilla, duket hapur se keto veprime i bejne nga reaksioni i puçrrave te pubertetit politik.