Një burrë nga Hampshire në Britani ndërtoi një shtëpi me vlerë 140 mijë paund vetëm duke parë video në youtube, pasi ai nuk kishte eksperiencë në fushën e ndërtimit.
Edhe pse iu deshën dhjetë vjet për të përfunduar shtëpinë, 51-vjeçari Graham Harley tani është pronari krenar i një shtëpie me pesë dhoma gjumi në Ringwood.
Duke balancuar kohën e tij midis punës dhe familjes ai mësoi të ndërtonte nga interneti.