Prishja e banesave, çuni i Fahriut i jep "zemër" banorëve të Astirit: Mos u mërzitni se kur të vijë PD në pushtet do t'ju japë paratë cent për cent, ne mund të vriteshim me këta oficerët e policisë

5 Mars 2020, 10:20Politika TEMA

Ish- deputeti i PD Klevis Balliu shkoi në Unazën e Re ku sapo ishin shëmbur banesat për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Re.

Edhe pse kishte premtuar se fadromat do të ndaloheshin me trupat e ish deputetëve të PD, Balliu tha se tani banorëve u ngelet vetëm të shpresojnë.

Ai garantoi se kur të vijë PD në pushtet, ai do t’i dëmshpërblejë banorët cent për cent. 

” Banorët e Unazës i rikonfirmoj që asgjë që nuk i hiqet kontratës së PD. Ato do të paguhen cent për cent me çmimim e tregut dhe ata që kanë bërë këtë genocid do të përballen me drejtësinë. Nuk do i fshihemi nesër në pushtet kësaj kontrate.

Kanë ardhur pa asnjë letër, pa asnjë dokument, dhe pa asnjë paralajmërim prandaj është një kaos me trafik.

Këta punojnë si mafia, ligjin e kanë armik, Kushtetutën e kanë armik. çdo qytetar shqiptar të jetë i bindur që ky pushtet kriminal po i vjen fundi. Dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që janë dhunuar dhe arrestuar do të marrin ç’ka i takon siç do të marrin

Banorët e Unazës së re kishin dy mundësi, të bënin luftë dhe të vriteshin me këta oficerë policie por këta nuk e kanë as me policin, as me gazetarin por është pushteti kriminal i Ramës dhe Veliajt që po bëjnë këtë gjenocid”- tha Balliu.(TemA)

5 komente në “Prishja e banesave, çuni i Fahriut i jep “zemër” banorëve të Astirit: Mos u mërzitni se kur të vijë PD në pushtet do t’ju japë paratë cent për cent, ne mund të vriteshim me këta oficerët e policisë”

  1. endri says:

    po pse leket e veta i ka ky?
    po te jete keshtu , dakort!

  2. Vladimir says:

    Diten qe Unaza e Tiranes do te mbaroje, do te jete fitorja me e madhe e kryeqytetit ne historine e vet, do te jete nje feste per krejt trafikun, uljen e ndotjeve, paksimin e radhave, shkurtimi kohes per te kryer punet e perditeshme. Nje enderr.
    Mjerim njerezor je Balliu. Nuk shitet e ardhmja e Shqiperise per dhjete aspra.

  3. h says:

    Tale padre,tale figlio.
    Dmth.Mut baba,kakë i biri.

  4. Daniel says:

    D.m.th. Iformalitetin ta paguajne taksa paguesit !? Jo , ju te PD , kur mos ardhesi me ne pushtet.

  5. shqip says:

    Po a do jesh ti ne pushtet ? Kjo është pyetja 1 milion $ . Kështu si është katandisur PD , zor se do ketë një vend për ty , o kerriç i Fahri spiunit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje