Pompeo: Lituania të mos ratifikojë marrëveshjen BE-Kubë

6 Mars 2020, 16:40Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kërkoi në Lituani mosratifikimin e marrëveshjes mes BE-së dhe Kubës duke dënuar regjimin diktatorial në këtë vend, në një letër për kryeministrin, Saulius Skvernelis.

Lituania, aleate besnike e SHBA-së, është e i vetmi vend anëtar i Bashkimit Europian që nuk ka ratifikuar këtë marrëveshje mbi Dialogun Politik dhe Bashkëpunimin (PDCA).

Sipas rregullave europiane, aplikimi i plotë i marrëveshjes do të mund të fillojë vetëm atëherë kur të gjitha shtetet e BE-së ta ratifikojnë.

Marrëveshja, që përfshin një komponent tregtar, është përqendruar në promovimin e zhvillimit afatgjatë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe për të gjetur zgjidhje për sfidat botërore, të tilla si energjitë e rinovueshme apo mjedisore.

Pompeo theksoi se po i kërkon qeverisë së Vilniusit të vazhdojë me mosratifikimin e marrëveshjes në fjalë për të vazhduar të mbështesë shpresën për liri, demokraci dhe përmirësimin e respektimit të të drejtave të njeriut në Kubë, një objektiv që ne ndajmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje