Femrat drejtojnë 1/3 e bizneseve në Shqipëri: Tirana mban “rekord”

7 Mars 2020, 18:47Ekonomia TEMA

Gratë kanë pasur ecuri pozitive në jetën e biznesit, duke ndjekur dhe treguar modele suksesi.

Mbi 41 mijë biznese në të gjithë Shqipërinë, drejtohen nga femrat. Konkretisht, në rang kombëtar, rreth 121 mijë subjekte janë në pronësi të gjinisë mashkullore, dhe rreth 1/3 apo 41.825 prej tyre në pronësi të femrave. Si strukturë të përqindjes, gjinia femërore drejton afro 25.7 për qind të sipërmarrjeve në vend.

Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në kryeqytet. Konkretisht 15.467 biznese apo 33 për qind, kanë administratore ndërsa 31.090 janë në pronësi të gjinisë mashkullore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Bashkia Tiranë, ku të fundit i përkasin vitit 2018, aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të bizneseve me administratore femra me 39,5 %, raporton SCAN.

Sipërmarrjet me në në krye një shefe, janë kryesisht biznese me 1-4 të punësuar, të cilat zënë 91,2 % të numrit të përgjithshëm të bizneseve të administruara nga femrat.

Megjithatë, rreth 19,6 % e bizneseve me 50 e më shumë të punësuar administrohen gjithashtu nga gratë.

Vitet e fundit është i është kushtuar një vëmendje më e shtuar nga ana e institucioneve shtetërore mbështetjes dhe fuqizimit të aktiviteteve ekonomike të ndërmarra nga gjinia femërore.

6 komente në “Femrat drejtojnë 1/3 e bizneseve në Shqipëri: Tirana mban “rekord””

  1. Xha Sulo Kapedani says:

    Epo,prandaj jemi “shtet i zhvillum”.
    Sepse e kan marr n dor grat!

    1. En says:

      Nuk jemi vend i zhvilluar sepse njerezit me aftesi te larta, jo vetem grate, po largohen sepse ne kete vend ka njerez mosmirënjohës si puna e juaj.

  2. MGTOW says:

    99% e ushtareve jane meshkuj.
    99% e punetoreve te krahut jane meshkuj.
    99% e shkencetareve ne histori jane meshkuj.
    99% e filozofeve ne histori jane meshkuj
    99% e artisteve ne histori jane meshkuj
    99% e muzikanteve dhe kompozitoreve ne histori jane meshkuj

    Ndonje artikull per gjinine mashkullore dhe ku e ka çuar civilizimin ?

    Se po te ishte per femrat, shikoni kusherinjte tane, Bonobot, me sistemin e tyre te matriarkatit.

    Apo te lavderojme rrebelimin e te mangutve ?

    1. Non says:

      Shkencetare, filozofe, artiste, muzikante e kompozitore femra ka pasur gjithmone, por arritjet e tyre jane shtypur nga shoqeria e mbizoteruar nga burrat. Nuk kemi pse te festojme arritjet e meshkujve, ato dihen.

      1. MGTOW says:

        Stephen Hawking ishte i paralizuar.
        Shume shkencetar i kane e floket si te çmendur, dhe tallen.

        Te shemtuarit jane te shtypur ne shoqeri. Ka shume studime mbi kete.

        Besoj se do te kete artikuj ne arritjet e te shemtuarve dhe atyre me floke te çmendur dhe kuadraplegjikeve.

        Po mire, sa artikuj mbi arritjet e meshkujve qe bejne pune krahu ka ? Se meqe u dika, sa di ti levdatat qe marrin pleraxhinjte, ngarkus-shkarkusit, ata qe vdesin duke punuar ne maje te malit dhe qametit ?

        Se vallahi, nuk kam lexuar asnje artikull, nuk degjoje asnje levdate per ta ne shoqeri, dhe jo vetem, ata perbuzen dhe perqeshen, ata jane praktikisht hije. Ç’fare u dika per ta ? Dhe ata jane te gjithe meshkuj.

        PO! Ka me pak se 1% femra ne te gjitha fushat e mesiperme… dhe jo nga shtypja, por nga deshira per femije, llogje, thashetheme, familje. Quhet Biologji.

        Kujdes kur turperon grupin e njerezve qe te garantojne civilizimin. Nje nga fenomenet qe ndodhen ne kohen e renies se Romes se lashte, ishte rritja e beqarise (beqaret taksoheshin me shume ngaqe u be problem).

        Nqs je meshkull, kujdes nga ky lloj “emancipimi”. Nuk eshte shqipetare, dhe ti kujton se po ta lejne nqs je aleat i femrave. Kupto se femra natyrisht urren mashkullin. Meshkujt bien ne ata qe shtrydhen dhe ata qe pallohen, nderkohe qe urrehet dhe nuk merret seriozish – asnje femer nuk merr mashkullin seriozish. Maksimumi e kane frike. Zakonisht, lloji i “aleatit” te femrave eshte palluqja qe femrat nuk duan ta pallojne, ndryshe nuk do ngelesh te kjo strategji. Prandaj te them, paç fat, dhe kujdes nga gangsterri me mercedez. Do rrisesh femijen e atij qe ha fara dhe te vret naten.

  3. Meta ik says:

    Gra politikanesh,prokuroresh,apo gjykatsish.vetem grate e tyre jane te zonjat…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje