Historia tragjike e familjes që sundoi 200 vjet Janinën: Babai im, i diplomuar në Sorbonë dhe mik i kryeministrit francez, punoi në llaç dhe hamall në Zall të Kirit…

8 Mars 2020, 09:22Politika TEMA
Historia tragjike e familjes që sundoi 200 vjet Janinën: Babai im, i

Memorie.al publikon historinë e panjohur të një prej familje të mëdha dhe të njohura aristokrate në të gjithë historinë e Shqipërisë, apo siç është njohur ndryshe familja e “Asllan Pashëllinjve”, të cilët kishin sunduar për 200 vite Janinën dhe pinjollët e saj u shkolluan e u diplomuan në universitetet më në zë të Evropës, për të marrë më pas detyra dhe funksione të larta si prefektë, kryetar bashkish apo ministra në periudhën e Monarkisë së Zogut, si: Mufid bej Libohova, Servet bej Libohova, Ekrem bej Libohova, Maliq bej Libohova, Asaf bej Libohova, Dr. Shefqet bej Libohoha, Ihsan bej Libohova, Ajet bej Libohova, Enver bej Libohova, Neki bej Libohova, si dhe dy vëllezërit binjakë: Kapllan dhe Arsllan Libohova. Dëshmia e Servet Libohovës se si u persekutuan ata barbarisht nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili pasi u sekuestroi vilat dhe të gjitha pasuritë që ata kishin vënë me mund që nga periudha e perandorisë osmane, i degdisi në burgje dhe internime deri në vitin 1990-të.

Nga Dashnor Kaloçi

“Babai im Ihsan Libohova, i cili kishte mbaruar shkollën fillore dhe atë unike në Stamboll dhe Korfuz  ishte diplomuar për Drejtësi e Shkencat Politike në Sorbonë e Romë, kur u kthye në Shqipëri drejtoi gazetën “Tirana” dhe gjatë viteve të Monarkisë së Zogut ai shërbeu për shumë vite si prefekt i klasit të parë në Pogradec. Pas kësaj për punën e mirë që kishte bërë në Pogradec, Zogu e solli në Ministrinë e Brendshme në Tiranë, duke e emëruar si Drejtor të Përgjithshëm për Bashkitë dhe Komunat në atë dikaster. Ndonëse pas pushtimit fashist të vëndit, babai im nuk pranoi që të shërbente përsëri në administratën shtetërore, por u mbyll në shtëpi duke u marrë vetëm me studime, në nëntorin e vitit 1944, ai u arrestua nga forcat partizane të cilat na nxorrën edhe ne nga shtëpia duke na e sekuestruar të gjithë atë vilë ku sot ndodhet rezidenca e ambasadës së Maqedonisë”.

Kështu e kujtonte historinë e babait të tij, Servet Libohova, një nga pasardhësit e familjes së madhe Libohova, e cila njihet e konsiderohet si një nga familjet më të vjetra dhe më të pasura gjatë gjithë historisë së Shqipërisë.  Cila është e kaluara dhe origjina e familjes Libohova, cila ka qenë pozita shoqërore e politike që ka pasur ajo familje që nga viti 1403 kur është njohur për herë të parë e deri në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar? Cilët kanë qenë burrat më në zë që ka nxjerrë ajo familje, çfarë funksionesh dhe postesh patën mbajtur ata në periudhën e perandorisë osmane dhe më pas me krijimin e shtetit të ri shqiptar? Cili ka qenë qëndrimi i saj politiko-shoqëror gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut dhe përse regjimi komunist i Enver Hoxhës e persekutoi në mënyrën më barbare atë familje tepër të njohur, duke i pushkatuar, burgosur dhe internuar pasardhësit e saj deri në vitin 1990?

Kush ishte Ihsan Libohova?

Pas Mufid bej Libohovës i cili ka qenë dhe një nga pinjollët më të famshëm të familjes Libohova, apo siç është njohur ndryshe familja e “Asllan Pashëllinjve”, nga ajo derë e njohur kanë dalë edhe shumë burra të tjerë të mënçur të cilët u shkolluan dhe diplomuan në universitetet më prestigjoze të Lindjes e Perëndimit, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri duke dhënë kontributin e tyre në të gjitha funksionet e detyrat që iu ngarkuan në administratën e lartë të shtetit shqiptar që nga qeveria e parë e Ismail Qemalit, ashtu dhe gjatë viteve të Monarkisë së Zogut. Ndër ata pasardhës të asaj familje, pas Mufid bej Libohovës, janë të njohur edhe Servet bej Libohova, Ekrem bej Libohova, Maliq bej Libohova, Asaf bej Libohova, Dr. Shefqet bej Libohoha, Ihsan bej Libohova, Ajet bej Libohova, Enver bej Libohova, Neki bej Libohova, si dhe dy vëllezërit binjakë: Kapllan dhe Arsllan Libohova. Lidhur me jetën, shkollimin dhe karrierën e njërit prej pinjollëve të këtij fisi të njohur, të quajtur Ihsan Libohova, i cili gjatë viteve të Monarkisë së Zogut shërbeu në administratën e lartë të shtetit shqiptar, i biri i tij, Servet Libohova, para disa vitesh na dëshmonte: “Babai im, Ihsani, u lind në vitin 1901 në qytezën e vogël të Libohovës prej nga është dhe origjina e familjes sonë. Mësimet e para të shkollës fillore ai i mori në qytetin e Gallatasarait në Turqi dhe më pas ndoqi shkollën e mesme në gjimnazin francez të Korfuzit. Pas mbarimit të shkollës së mesme me rezultate të shkëlqyera, Ihsani u dërgua për të ndjekur studimet e larta në Francë, ku dhe u diplomua shkëlqyeshëm në degën e Jurisprudencës pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Sorbonës. Pas diplomimit, Ihsanit, i propozuan që të punonte si pedagog pranë atij universiteti, por ai nuk pranoi dhe u kthye në Shqipëri. Ihsani nuk qëndroi më shumë se një vit në Shqipëri, pasi iku përsëri në Itali, ku për katër vjet me rradhë ai ndoqi studimet në fakultetin e Shkencave Politike pranë Universitetit të Romës. Pas kësaj, aty nga viti 1930, babai u kthye në Shqipëri pasi kishte mbrojtur dy doktorata dhe njihte shkëlqyeshëm disa gjuhë të huaja. Gjatë kohës që babai ishte me studime në degën e Shkencave Politike të Universitetit të Sorbonës në Francë, ai kishte miqësi të ngushtë me intelektualin e famshëm francez, Daladier, i cili më pas u zgjodh për disa mandate me rradhë në postin e kryeministrit të Francës. Pasi u kthye në Shqipëri aty nga mesi i vitit 1930-të, imatë, Ihsan Libohova, i cili ishte diplomuar dy herë duke mbrojtur doktoraturat në Sorbonë dhe Romë, u vendos në Tiranë, ku hapi një gazetë të pavarur të cilën e titulloi “Gazeta e Tiranës”, kujtonte Servet Libohova, lidhur me babanë e tij, Ihsanin, i cili në fundin e viteve ’20-të, u diplomua në universitetet e Sorbonës dhe Romës.

Libohovitët e diplomuar në Itali

Po kështu përveç Ihsan Libohovës, edhe tre vëllezërit e tij: Enveri, Asafi dhe Shefqeti, u diplomuan në universitetet e Perëndimit. Lidhur me këtë dhe karrierën e tyre profesionale në vitet që pasuan, Servet Libohova na tregonte: “Ashtu si babai, edhe tre vëllezërit e tij, studjuan dhe u diplomuan në universitetet italiane. Enveri u diplomua për Agronomi në Universitetin e Bolonjës, ndërsa xhaxhai tjetërm Asafi, u diplomua për Jurisprudencë në Universitetin e Romës. Po kështu edhe xhaxhai tjetër, Shefqeti, u diplomua dhe u doktorua në Drejtësi pranë Universitetit të Romës dhe më pas kur erdhi në Shqipëri, ushtroi profesionin e avokatit. Nga të tre xhaxhallërët e mi, që u diplomuan në Itali, vetëm Asafi nuk u kthye më në Shqipëri pas diplomimit, pasi ai qëndroi në Romë, ku jetoi deri sa vdiq në vitet ’60-të. Ndryshe nga tre vëllezërit e tij që u morën me avokati e agronomi, babai im, Ihsani, e vazhdoi karrierën e tij duke punuar në administratën e lartë të shtetit shqiptar. Kështu pas disa kohësh që babai punoi në drejtimin e gazetës “Gazeta e Tiranës”, ai u thirr nga Mbreti Zog dhe u caktua me detyrën e nënprefektit të Pogradecit. Pas katër vjetësh qëndrimi në Pogradec, në atë detyrë ku Ihsani la një emër të mirë, Mbreti Zog e thirri përsëri në Tiranë dhe e emëroi me detyrën e Drejtorit të Bashkive dhe Komunave pranë Ministrisë së Brendshme. Në atë detyrë babai shërbeu për vite me rradhë dhe aty nga viti 1937, ai u martua me nënën tonë, Fazilet Vërlacin, të bijën e politikanit e deputetit të njohur, Shefqet Vërlaci, i cili në fillimin e viteve ’40-të, pranoi dhe ushtroi funksionin e kryeministërit të Shqipërisë. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, babi nuk pranoi që të shërbente më në administratën e shtetit shqiptar të asaj kohe. Kështu gjatë gjithë periudhës së pushtimit fashist të vendit, Ihsani, nuk u mor me asnjë punë shtetërore, por u mbyll në shtëpinë e tij duke u marrë vetëm me studime. Gjatë atyre viteve familja jonë, hyri dhe banonte në vilën e re, (aty ku sot është rezidenca e ambasadës së Maqedonisë) të cilën babai me nënën kishin filluar ta ndërtonin aty nga fundi i vitit 1937, pasi kishin blerë tokën-truall. Për ndërtimin e asaj vile ata shpenzuan kursimet e tyre nga pasuria që kishin trashëguar nga prindërit, si dhe trashëgiminë financiare të gjyshes sonë, Qanie Libohova (Toptani)”, kujtonte Servet Libohova, lidhur me karrierën e babait të tij Ihsanit, gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, si dhe të tre xhaxhallarëve që ishin diplomuar në Itali.

Dënimi i Ihsanit në Gjyqin Special

Po cili ishte fati i Ihsan Libohovës, i familjes dhe i vëllezërve të tij, pas mbarimit të Luftës dhe ardhjes së komunistëve në pushtet? Lidhur me këtë, Servet Libohova tregonte: “Aty nga nëntori i vitit 1944, kur akoma nuk kishte mbaruar Lufta, vila ku banonte asokohe familja jonë, u rrethua e gjitha nga forca të shumta partizanësh. Pas kësaj, 17 prej tyre të armatosur me automatikë, hynë brenda me zhurmë të madhe duke na trembur ne fëmijëve të vegjël. Në atë kohë aty ndodhej, babai, nëna, si dhe unë me dy motrat: Seresi e Vesta, të cilat ishin pak më të mëdha se unë. Partizanët sapo hynë brenda, arrestuan babanë dhe ne na nxorrën menjëherë nga shtëpia vetëm me rrobat e trupit, duke na thënë që të shkonim ku të donim. Pasi na e sekuestruan të gjithë shtëpinë e madhe me të gjitha mobiljet e plaçkat që ndodheshin brenda, unë me nënën dhe dy motrat mbetëm në mes të katër rrugëve, pa ditur se ku të shkonim. Ne mundëm që të nxirrnim nga shtëpia vetëm disa plaçka dhe kjo gjë u bë e mundur vetëm pasi paguam njërin nga partizanët që kishte gradën e kapitenit, i cili ishte ngarkuar që ruante shtëpinë. Në atë kohë që ne na nxorrën nga shtëpia, vilën tonë të madhe ia dhanë Presidentit të Shqipërisë, Omer Nishanit dhe gruaja e tij fisnike që ishte me origjinë austriake, u thoshte shpesh njerzve që shërbenin aty: ‘Kujdes, ruajeni këtë shtëpi se është e huaja dhe një ditë do të vi përsëri ta marri pronari i saj’. Ndërsa babai ndodhej në burgun e Tiranës, ne na hapi derën dhe na strehoi familja njohur tiranase Tufina, të cilët u treguan shumë bujarë me ne dhe nuk donin t’ja dinin fare se komunistët na kishin cilësuar si familje reaksionare. Ndërsa babai doli në Gjyqin Special dhe u dënua me dhjetë vjet burg, ne si familja qëndruam tek Tufinat, deri aty nga viti 1956, kur na hoqën nga Tirana. Babai e vuajti dënimin në kampet e tmershme të Kënetës së Maliqit dhe në Beden të Kavajës, e mundi të lirohej që andej vetëm në vitin 1950-të, duke përfituar nga disa amnisti që u dhanë asokohe për të dënuarit politik. Gjatë kohës që ishte në burg, babai u sëmur rëndë dhe mundi të shpëtonte nga vdekja, vetëm në saj të Dr. Zymës, i cili mori përsipër operimin e tij. Pas daljes nga burgu, babai punoi si punëtor me lopatë, duke bërë llaç në ndërrmarjen e ndërtimeve “Muhamet Gjollesha”, ku paguhej shumë pak dhe gjatë gjithë atyre viteve ne mbetëm në gjëndje të mjerueshme ekonomike. Asokohe ne jetonim me ato pak të ardhura që na kishin mbetur pa na i sekuestruar dhe duke shitur ato pak plaçka që kishim mundur që të nxirrnim nga shtëpia në vitin 1944 kur na e sekuestruan. Hakmarrja e komunistëve nuk mbaroi vetëm me familjen tonë, por ata i vazhduan goditjet edhe ndaj vëllezërve të babait tim, si dhe shumë familjeve të tjera të fisit Libohova. Kështu pas dënimit të babait, në vitin 1946, komunistët arrestuan xhaxhanë tim, Dr. Shefqet Libohovën, i cili ishte diplomuar për Drejtësi në Romë. Ndonëse Shefqeti ishte plagosur në demostratat e Rinisë Antifashiste gjatë Luftës, atë e akuzuan për “tentativë arratisje” dhe e dënuan në fillim me vdekje dhe më pas me 101 vjet burg. Shefqeti vdiq në burgun e Burrelit dhe nuk la asnjë fëmijë, pasi nuk kishte krijuar familje. Para arrestimit të Shefqetit, komunistët kishin ekzekutuar edhe kushëririn e parë të babait, Xhevat Libohovën, i cili kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali. Po kështu në ato vite u arrestua dhe u dënua edhe kushëriri tjetër i yni, Elmaz Myfid Libohova, i cili kishte mbaruar Liceun e Korçës dhe kur studjonte atje, i jati i tij, ia kishte lënë nën kujdestari Enver Hoxhës. Elmazi me gjithë familjen e tij jetoi deri vonë i internuar në fshatin Tresh të Lezhës dhe kur vdiq, e varrosëm vetëm unë me babanë tim, Ihsanin”, kujtonte Servet Libohova, lidhur me dënimin e babait të tij, Ihsanit, si dhe me persekutimin e shumë familjeve të tjera të fisit Libohova.

Serveti: Si na ndihmuan familjet shkodrane?

Aty nga viti 1956, familjen Libohova e hoqën nga Tirana dhe e internuan në qytetin e Shkodrës. Lidhur me këtë dhe qëndrimin e asaj familje në atë qytet, Servet Libohova tregonte: “Me ndihmën e mikut të familjes sonë, Hamit Tafilicës, ne mundëm që të sistemoheshim në qytetin e Shkodrës, duke u vendosur në një shtëpi me qera në Rrugën “Luigj Gurakuqi”. Asokohe mezi e rregulluam që të shkonim në qytetin e Shkodrës, pasi ai qytet lakmohej shumë nga familjet e internuara, duke u konsideruara si parajsë, në krahasim me qytetet e tjera të Shqipërisë, ku i dërgonin familjet “reaksionare” të internuara. Gjatë asaj kohe që ne shkuam në qytetin e Shkodrës, familja jonë mbeti shumë keq nga gjëndja ekonomike dhe si fillim ne mundëm të jetonim duke siguruar vetëm bukën e gojës, në saj të punës së nënës sonë, e cila qepte xhamadanë për familjet malësore. Ato xhamadanë që qepte nëna, dilte dhe i shiste e zonja e shtëpisë ku banonim ne, por përsëri gjendja jonë ekonomike mbetej mjaft e vështirë. Pas kësaj babai mezi mundi që të fillonte punë, duke u marrë me shtrimin e rrugëve me gurë dhe më pas si hamall, duke ngarkuar e shkarkuar makinat me zhavorr në Zallin e Kirit. Në atë punë, imatë punoi deri aty nga viti 1963, kur mbushi moshën e pensionit, por atë pension që ia garantonte ligji, atij nuk ia dhanë asnjëherë, duke e lënë pa asnjë të ardhur. Po kështu dhe ndonjë ndihmë finaciare në dollar, që na vinte asokohe nga familja e nënës sonë (Vërlaci) që jetonte në Itali, shteti na i thyente me një kurs shumë të vogël. Por gjatë gjithë atyre 35 vjetëve që familja jonë jetoi në qytetin e Shkodrës, pati një ndihmë mjaft të madhe morale nga shumë familje shkodrane, si ajo e Uran Anamalit, Hamza Dervishit, Rauf Çangës, Pjerin Prek Dedës (i njohur si Axha), Flamur Selmanit, Eduart Përjakut, Njazi Mukës, Leopol Shkrelit, Malo Dervishit, Xhevat Hajdarit etj. Pas daljes nga burgu, babai u vetëizolua në shtëpi dhe aty vinin dhe e vizitonin disa nga miqtë e tij më të ngushtë, si: Dom Injac Dema, Hamit Tafilica dhe profesori i matematikës, Muhamet Hoxha, i cili ishte diplomuar në Francë. Të tre këta intelektualë të njohur, që babai i konsideronte si njerëz të mrekullueshëm, nuk ia ndanë asnjëherë Ihsanit dhe iu gjetën atij në ditët më të vështira”, e përfundonte rrëfimin e tij, Servet Libohova, pinjolli i njërës prej familjeve më të vjetra dhe më të famëshme në të gjithë historinë e Shqipërisë, e cila u persekutua në mënyrën më barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Ashtu si i gjithë fisi i tij, edhe Servet Libohova, gjatë viteve të internimit në qytetin e Shkodrës, mundi që të punonte vetëm si hamall në Stabilimentin e Sharrave, apo siç njihet ndryshe nga shkodranët si “Fabrika e shaljanëve”.

Ollga, Danezja shqiptare

Madamë Ollga kish lindur më 1886-n në Danimarkë. I ati i saj ishte ushtarak dhe gjatë luftës me rusët e bardhë, u detyrua të ikte, duke zgjedhur Parisin si vendqëndrimin e tij të ri. Ollga, si vajzë e re dhe e dhënë pas artit, zgjodhi të studiojë për piano dhe i ati e dërgoi në Stamboll. Kështu që Turqia u bë shkaku i njohjes së Mufid bej Libohovës me studenten, dashuri e cila e solli danezen Ollga në Shqipëri. “Ka qenë fundviti 1908 dhe fillimviti i 1909-s kur gjyshi me gjyshen mbërritën në Shqipëri. Që prej asaj kohe madamë Ollga nuk u largua më nga vendi i bashkëshortit të saj”, tregon Mufid Libohova (i riu). Ish-ministri i Brendshëm kishte një djalë me gruan e parë, Malikun, ndërsa me Ollgën, pati një tjetër djalë, që u quajt Elmas. Fatkeqësisht historia mes beut nga Libohova dhe danezes Ollga, u mbyll shpejt. Në vitin 1927, Mufid bej Libohova ndërroi jetë, por kjo nuk e ndau Ollgën nga vendi ku jetoi për shumë vjet me bashkëshortin, Shqipërinë. “Frenat e shtëpisë i mori zonja Ollga, të cilën të gjithë ne e donim, jo si gruan e Mufidit, por si pjesëtare të fshatit tonë”, na tregonte një banor i vjetër i Libohovës.

Si i shpëtoi 100 burra nga pushkatimi?!

Në fillim të vitit 1944, kur gjermanët kontrollonin pothuaj të gjitha zonat e vendit, Libohova ruhej vetëm nga dy roje. Duke njohur gjuhën gjermane, Ollga Schëeizer, hyri në bisedime me gjermanët, duke i bindur se fshati Libohovë ku ata jetonin, nuk kishte të bënte me partizanët. Deri në muajin maj të po atij viti, Libohova mbeti si një ishull i paprekur. Gjatë asaj kohe fshatarët mbanin me bukë edhe ndonjë partizan, por fshehurazi. Në Operacionin e Qershorit u prek edhe Libohova, pasi dikush spiunoi se në fshat mbahej një partizan i plagosur. Pas një kontrolli të befasishëm në shtëpinë e kallëzuar, ai u gjet. Të nesërmen Libohova u mbush me ushtarë, të cilët i nxorën të gjitha familjet te rrapi i madh në qendër të fshatit. Kapiteni gjerman, pasi bëri prezent arsyen e prezencës së tyre në fshat, e urdhëroi skuadronin të pushktonte 100 burra. “Edhe sot burrat më të vjetër të Libohovës na e tregojnë se si gjyshja ime, zonja Ollga, hyri mes 100 burrave që do të pushkatoheshin dhe skuadronit, duke e kërcënuar oficerin se: nëse ai do t’i vriste burrat, më parë do t’i duhej të qëllonte mbi të”, thotë Mufidi (i riu), duke shprehur me krenari veprimin e gjyshes së tij. Si pasojë e ndërhyrjes së danezes, 100 burrat shpëtuan, ndërsa dënimi që u dha mga gjermanët, ishte djegia e fshatit. Pas mbarimit të Luftës, pikërisht në vitin 1945, me urdhër të Petrit Dumes, familja e Mufid Libohovës, duhej të shpërngulej në një stallë lopësh, ku ndenji për 5 muaj radhazi. “Atëherë librat më me rëndësi të gjyshit i morën, ndërsa i detyruan gratë e Libohovës që t’i nxirrnin kazanët e rrobave në sheshin kryesor e zjarrin ta bënin me librat tanë. Biblioteka jonë ka pasur 2500 volume, si dhe dokumente të rëndësishme historike nga koha e marrëdhënieve me Turqinë”, kujton Mufid Libohova atë periudhë të vështirë të familjes së tij.

Persekutimi i gjatë i bejlerëve Libohovitë

Pasi jetoi për 5 muaj në stallën e lopëve, Ollga u internua në Shijak. E braktisur nga familjarët dhe e ndarë nga djali që ndodhej në burg (ndërsa djali i madh, Kemali, ishte konsull në Bari), danezja punonte në fushat misrit. Djali i Ollgës me Mufidin, Elmasi, në ’45-n u kthye nga Italia, ku kryente studimet, duke shpresuar përmirësimin e situatës. Teksa ishte strehuar në një prej hoteleve më në zë në kryeqytet e njihej me gjendjen në vend, ai u arrestua me tri akuza: “tentativë për arratisje, agjitacion e propagandë dhe grup armiqësor”, duke u dënuar me 11 vjet burg.

Që pas vitit 1949 deri më 1958-ën për gati një dekadë, Ollga jetoi e internuar në fshatin Tresh të Lezhës. Pas daljes së të birit nga burgu, danezja jetoi disa kohë me të në fshat. Në dhjetor të këtij viti ajo vdiq në moshën 77-vjeçare dhe u varros në fshatin Zejmen të po atij rrethi. Nga punët e rënda edhe i biri i saj, Elmasi, vdiq në vitin 1977. Në atë kohë gruaja e tij ndodhej në hetuesi të Lezhës. Për këtë ngjarje Mufidi i ri, kujton: “Babai punonte në fushë me tensionin e gjakut 28. Plus sëmundjes, babain e tronditi edhe marrja në hetuesi e nënës sime, e cila u dënua me 5 vjet heqje lirie, duke u akuzuar se kishte thënë, që: dikur kam pasur 30 dele! E kjo nuk ishte aspak e vërtetë, pasi familja jonë nuk e kishte zakon të tregonte ç’kishte e kjo mbi të gjitha pasi na njihnin të gjithë shumë mirë”.

Nga martesa e Elmasit lindën tre djem: Enveri, Kemali dhe Mufidi (i riu). Persekutimi vazhdoi deri te nipërit e ish-ministrit të Brendshëm, Mufid bej Libohovës, që më pas mori dhe postin e ministrit të Jashtëm e atë të Financave. Mufidi, (i riu), tregonte se nga viti 1985 deri në vitin 1987, ishte ndaluar dy herë. “Në vitin 1990 arriti dhe pika kulminante, pasi u arrestova nga Zef Loka dhe për një muaj ndiqesha nga pas. Nuk e dija se ç’do të bëhej me mua, dëgjoja vetëm se e kishin me ne, me atë shtresë e cila për pushtetin e atëhershëm paraqiste probleme. Nuk e di se si kam shpëtuar nga ajo “valle e vdekjes”, tregonte Mufidi i ri.

Ollga Libohova dhe djali i saj, Elmasi, prehen në kodrat e buta të Tufinës dhe ajo gjë u bë e mundur vetëm, në vitin 2001 kur u tërhoqën eshtrat e nënës e të birit nga Zejmeni i Lezhës. Tashmë varri i tyre është rrethuar me një gardh të ulët e kjo vetëm nga halli! Mufidi na tregon se familja e tyre nuk donte kurrë ta rrethonte varrin, pasi ata gjithë jetës kanë marrë frymë brenda telave me gjemba, por këtë e bënë që lopët e bagëtitë të mos e shkatërronin më varrin e Ollgës dhe të Elmasit. “Të paktën ata të pushojnë në paqe pas kaq shumë vjetësh”, shprehet ai. Kjo pra është historia e shkruar shkurt e familjes së Mufid Libohovës, ish-ministrit të Brendshëm të Ismail Qemalit, dhe familjes së tij, mes vuajtjeve, problemeve dhe persekucionit nga regjimi komunist I Enver Hoxhës, që i ndoqi edhe pas vdekjes.

40 komente në “Historia tragjike e familjes që sundoi 200 vjet Janinën: Babai im, i diplomuar në Sorbonë dhe mik i kryeministrit francez, punoi në llaç dhe hamall në Zall të Kirit…”

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    ptuuuuuuuu plehre turkoshake,me citon ”aristokrate shqiptare”! turkoshaket shqipfoles qe ropen dhe lepine bithen e turqise per 500vjt[edhe sot]……….!!!!
    jo me kot ne nje material disa dite me pare ata citoheshin si ”shushunjat muslimone” qe rripnin kristanet shqiptare,madje u behej thirrje ketyre te fundit qe te ngriheshin ne rrevolte per ti luftuar keta njethundrake shkretetire qe me ndihmen e sulltanit rripnin dhe sundonin shqipetaret.
    istoria o plehra eshte e shkruar me gjak kshq cfare do qe te kakarisni ju per muslimon brothers si gjoja ”aristokrate” e ”patriote” nuk qendron………nder shekuj nxorret vec tradhetare!

    1. Lili says:

      Derrin grek gjithnje e kemi lane jashte bile si yzmeqare !

    2. . says:

      Asllan, Servet, Eqerem, Elmaz. Enver, Mufid, Maliq, Asaf, Shefqet, Ihsan, Teki, Kapllan, Ajet, Neki …
      Te gjithe Turq 24 karatsh.

      Historia 200 vjecare e Asllan Pashallarve te Janines edhte nje histori Turpi, eshte pikerisht kjo histori qe ka damkosur per jete Shqiptaret.
      Lexoni me posht.

      DECEMBER 15, 2017

      Ngjarjet e shtatorit te vitit 1611, pervec karakterit clirimtar ishin dhe nje moment domethenes i konflikti fetar.
      Deshtimi i kryengritjes se Dionis filozofit e rendoi dhe me tej gjendjen e te krishtereve tr sanxhakut te Janines
      Turqit e shkateruan nga themelet manastirin e Shen Dhimitrit, ku peshkopi Dionis kishte ngritur shtabin e kryengritjes. Nga ana tjeter Asllan Pasha dha urdhrin qe te vriste te gjithe te krishtert qe jetonin brenda keshtjelles se Janines. Por janiniotet i humben te gjitha privilegjet.
      Asllan Pasha i dergoi nje raport sulltanit, duke i denoncuar te krishteret si te pabes e armiq te perandoris.
      Per rrjedhoj nga Kostandinopoja erdhi urdhri qe te perzinin nga keshtjella.
      Pikerisht ne kete kohe filloi islamizimi masiv i popullsis vendase te Janines.

      Po kush ishte Dionis Filozofi?

      Sipas historianit Pellumb Xhufi ….. pasi u kap nga Asllan Pasha mitropolitin Dionis Filozofin e ropen per se gjalli e poqen ne suvell dhe e demosruan nga Janina ne Stamboll per te trembur kryengritasit e tjere.

      1. ben says:

        Po cfare lidhje paska nje individ qe i paska sherbyer sulltanit, duke vrare te krishteret e te njejtit gjak me te, me nje popull te tere, muslimane e te krishtere, qe i luftoi osmanet gjate gjithe kohes qe ata mbajten te pushtuar Shqiperine.
        Sipas kronikave dhe dokumenteve osmane, populli shqiptar, apo arrnautet, sic i quanin osmanet, ishin populli me i pabindur ne gjithe perandorine Osmane.
        Edhe sot, kemi emra te huaj si Henri, Armando, Elvis, Xhulio apo te tjere, por keto emra nuk i bejne keta individe as angleze, spanjolle, amerikane apo italiane.

      2. u dhime duke qesh says:

        Pa na thuaj po Kostandinet e Mariet ne Graqi, pse mbajne emra latine apo hebrej!? Po Karaxhaferet e Karamanliset pse mbajne mbiemra turq aty ne Graqi!?
        Ja na e shpjego pak o PISOGLENDI pa emer ?

    3. vezhguesi says:

      Mutofagos-gjyshi im kishte disa sherbetore te kombesise greke dhe teknike italiane qe punonin ne fabriken e tij. Po keshtu ishte edhe nje cifut qe merrej me financat. Nga te te gjithe te huajte, greket i konsideronte si me dembelet.

  2. Ramizi says:

    O Dashnor i keqkuptimit dhe i falsifikimit! Këto që bën ti duket se janë orvatje pa ndonjë domethënie. Janë pa domethënie për një arsye të thjeshtë, të qartë, por esenciale: diktatura komuniste ishte pu-shtet i PROLETARËVE dhe jo i AGALLARËVE. Ti gjithmonë shkruan pa sens historik dhe pa sens logjik. Edhe pse janë ndërruar 5 rende ekonomiko-shoqërore, janë bërë shumë përmbysje me “revolucion” apo “kundër-revolucion”, ti përsëri mban të ngulitur në kokë një ide fikse, po subjektive për historinë. Rendi i “agallarëve” nuk është paracaktuar nga historia të jetë i përjetshëm. Po nuk “e meritoi”, çdo rend përfundon në gijotinë ose në kosh të historisë! A nuk është fakt që vetëm për pak ditë dhe me një “batalion” fshatarësh të revoltuar, të armatosur vetëm me sfurqe e sëpata, për arsyen e madhe se ishin të nëpërkëmbur e të shfrytëzuar gjer në varfëri ekstreme etj., Fan S. Noli e përmbysi MBRETNINË tënde dhe të AGALLARËVE?!
    Mënyra e ashpër, brutale apo çnjerëzore se si i trajtoi apo i dënoi diktatura armiqtë e vet është çështje që, sidoqoftë, nuk mund të kalojë pa analizë…
    Mos do mbrohesh me tezën (që në Shqipëri ka rreth 15 vjet që nuk e zë më askush në gojë): “PRONA ËSHTË E SHENJTË”? Jemi duke e parë përditë se sa e “shenjtë” është prona e “çifligarëve” dhe “agallarëve” të sotëm. Në kohën që ata “të vjetrit” vazhdojnë të marrin ende shpërblime të pafundme nga djersa e BREZIT TË RI që nuk mund dhe nuk duhet të paguajë për faktin se HISTORI ASHTU VENDOSI DIKUR! Sepse ajo mund të rivendosë përsëri…
    Puna që bën OFL-ja, SPAK-u apo i gjithë shteti shqiptar në këto ditë nuk është tjetër gjë veçse një shpronësim prej “pronës së shenjtë” të mëkatarëve të denjë për Ferrin e Dantes! Dhe këtë shpronësim TË SHENJTË jo vetëm po e mbështesin dhe e bekojnë, por edhe e përshëndesin përditë SHBA-ja dhe BE-ja! Mos e kam gjë gabim?! E kupton dhe e shpjegon dot këtë paradoks?! Ja pse shkrimet e tua janë thjesht sponsorizim ose propagandë, por një propagandë vulgare dhe pa tru!

    1. Lili says:

      Agallaret e sotshme po ia tejkallojne agallareve te djeshme e pa ate edukate e fisnikeri bile se sot vulgariteti eshte vlere tek ju

  3. Nik says:

    Disponoj njè foto tè stèrgjyshit tim me M,Libohovèn fillimin e viteve 1920 tè.Sistemi i ngritur nga diktatura eleminoj nga rrènjèt pothuajse gjith intelektualèt dhe si rezultat i kèsaj propagande tè gabuar shqipèria u kthye nè njè burg.Si popull i vogèl ne meritonim mè shumè dashuri dhe jo tè shpiknin çdo plenum grupe armiqsore.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Analfabet Nik!
      Vetem nje fakt i thjeshte hedh poshte cdo gje qe thua ti dhe soji yt i ndyre dhe idiot : pushteti komunist i arsimoi 100% shqiptaret!!!

      1. ben says:

        uhahahaaaaaa-shume e drejte, dhe pasi i arsimoi te gjithe shqiptaret, i futi neper rradha pa fund per nje kile domate te prishura dhe 5 kokrra veze ne jave dhe po te ishin me fat dhe te flinin ne rradhe, mund te arrinin te blinin nje liter qumesht per femijet e vegjel, se te medhenjte nuk kishin me nevoje per te.
        Murtajen solli pushteti yt komunist, qe prishi ADN-ne e shqiptareve duke i bere te harronin virtutin me te lashte qe ishte besa dhe ndershmeria. Ku burri kishte frike se mos e denonconte gruaja apo femija per ndonje fjale qe i dilte nga shpirti per vuajtjet pambarim nen nje regjim gjakatar.
        Po pate aq nostalgji per ate regjim, shko ne Korene e Veriut qe te ndjehesh rehat.

        1. uhahahaaaaaa says:

          Debil, qe pushteti komunist shkaterroi shume gjera kjo eshte mese e vertete! Problemi eshte qe nuk shkaterroi plotesisht racen tuaj te ndyre te idioteve dhe maskarenjve! Prandaj vazhdojme e degjojme edhe sot e kesaj dite karagjozlleqe te tipit “qumesht e domate”.
          Deficent …

  4. Piro says:

    Enver Hoxha, ky shpirt mut, ka bere krime pa fund. Ka shkatrruar shume familje fisnike dhe ka vrare njerez te edukuar ne perendim per te cilet vendi kishte shume nevoje. Ai veproi sipas keshillave jugosllave, vrau te pasurit, fisniket e te shkolluarit per ti zevendesuar me injorantet e malit, me cobanet e dhive qe s’dinin c’ishte shteti. Ky legen burre, u muarr dhe me femijte dhe grate e tyre. Nese kishte frike nga familja libohova, perse do persekutonte Ollgen, nje zonje grua nga danimarka. Perse nuk e la te ikte ne Danimarke? Fisniket nuk e vrasim njeri tjetrin dhe kurre nuk vrasim grate e tyre. Kur marrin pushtetin, kundershtarin politik e lene ne jeten e tij te thjeshte. Por Enveri i beri krimet se nuk ishte fisnik, nuk i njihte rregullat kalorsiake dhe as i zbatonte dot ato. Enveri ishte njeri I rendomt, komunist ekstremist, kriminel dhe burracak. Prandaj me ikjen e tij nuk ngeli asgje. Sic u shkermoq pushteti politik qe si sajoi, ashtu u shperbe dhe familja e tij.

  5. Moisi Golemi says:

    Myfit bej Libohova, agjent i italianëve, hajdut e kusar që nënshkroi marrëveshjen e turpshme për Bankën Kombëtare. Iu gjetën dhe provuan të gjitha fallsifikimet, por nuk e burgosën “për shkak të moshës së thyer”.
    Pra, këta hajdutë, vagabondë, fallsifikatorë, të korruptuar, sot na dalin si heronj. Ptuuu, njerëz pa memorje!!!

    1. Bureto says:

      O Moisiu i Golëmit! Di ti mor bir të lexosh apo divetëm të shkruash gomarllëqe. Mufid bej Libohova, bashkëpunëtori i Ismail bej Vlorës dhe firmëtari i Pavarësisë, ndërroi jetë në vitin 1927. Atëhere si mund të falej nga gjyshi apo babai yt kamunist, që sa kishte lënë dhitë, ta falte në vitin 1947?! Yyy….injorantë, që e morët në qafë këtë vend dhe që akoma s’po e merr veten.

      1. Moisi Golemi says:

        O injorant BQ. Myfiti u fal nga qeveria e Zogut, pasi iu provua me fakte korrupsioni. Njeri i trashë që po na jep edhe leksione. Yyyysht, brez i pjerdhur i rritur me shkrimet e Kaloçit, Frrricit, Radovanit, etj. Ik e hap libra historie dhe mëso për gjyqin ndaj bejlerëve të Libohovës në lidhje me krijimin e Bankës Shtetërore.

  6. Bureto says:

    Njeriu më inteligjent i kohrave, gjeniu Albert Ainshtajn, veç të tjerave ka thënë për budallenjtë apo thënë ndryshe IDIOTËT, edhe këtë cilësim brilant: “Idiotizmi dhe Universi janë të pakufishëm, por për të dytin nuk jam edhe aq i sigurt”. Uroj që ai i mënçuri i mësipërm ta kuptojë!

    1. u dhime duke qesh says:

      Se ti me siguri e ke kuptuar o IDIOT Bureto … ? ? ?

  7. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Aristokrat asllan pashellinjve shqiptar!!!!!
    O zot edhe vet turku do e kishte zili kete emer

  8. vlora says:

    Z>Kalosh .Te gjitha jan te verteta.Ajo ishte diktature qe hoqi njerezit e shkolluar dhe ne krye te puneve vuri tepashkollet .Qendron thenia:Mer nga dhite bej zabit .Kalojme tani ne vitet 90 ne demolraci.A nuk u aplikua ligji famekeq 24/1nga komunisti antikomunist Sali Berisha? Ku eshte ndryshimi?Zero.E njejta metode Hoxhiste.Prap ajo thenia me siper .Kujto plepistat.Ubene gjykates pa shkolle e shiko perfundimin

    1. ben says:

      vlora-shume drejt e ke shkruar. Dikur kam takuar nje investitor Italian qe ka qene i pari qe shkeli ne Shqiperi mbas nderrimit te sistemit. Ishin vitet 1990, kur u hap Shqiperia dhe ai ishte i interesuar te investone ne minjerat e kripes. Ne mos gaboj, mbiemrin e kishte “Leoncini”. Emri nuk me kujtohet.
      Sipas tij i vetmi ndryshim midis specialisteve te minjerave ne Ministrine tone te industrise dhe atyre ne Rome, ishin ambjentet skandaloze ku punonin njerezit tane. Si kualitet, ata shqiptare nuk ishin aspak me mbrapa se specialistet italiane. Ndersa sot, thoshte Leoncini, duke ju referuar periudhes ku specialistet e vertete u zevendesuan me “dru me pre” qe ishin militantet e PD-se-po u thashe une se fluturon gomari, ashtu do thone edhe ata-shtonte Leoncini. Edhe kasapi Enver, kur erdhi ne pushtet, nuk eleminoi me nje te rene te sepates administraten qe gjeti, sic beri Saliu. Enveri u vuri mbrapa ketyre specialisteve te ditur, njerezit e tij qe mesuan, nderkohe qe dergoi ne shkolla qindra te tjere. Te gjithe keta, me vone, zevendesuan gradualisht specialistet e vjeter. Saliu, me nje te rene te sepates, shkaterroi gjithe ate administrate profesionale qe ishte krijuar ne 50 vjet. Kete beri edhe me systemin e drejtesise, duke zevendesuar gjygjtaret e vjeter profesioniste me druvaret 6 mujore te plepave. Rezultatin e dime te gjithe. Industria jone u vodh e u shit per 5 kacidhe, ndersa nga “Drejtesia” e Saliut nuk kemi shpetuar Akoma dhe vec zoti e di ne se do ja dalim qe ta heqim qafe.

      1. uhahahaaaaaa says:

        O Ben o rrot cari, po pak me lart cfare nuk the kunder pushtetit komunist, ketu na thua te kunderten.
        O i c’ekuilibruar menderisht ? ? ? ?

  9. fshatari pafshat says:

    Keto lloj kujtime kane per qellim Mitizimin e sundimit ne popull nepermjet, ngritjes nga ferri te figurave qe asgje nuk kane bere per mbijetesen e Interesit te Pergjithshem shqiptar. Por me dijet e tyre ata i kane sherbyer vecse interesit Vetiak. Familjet Latifondiste, me te medhate ne Shqiperi, erdhen nga Azia e Vogel me detyra ushtarake apo civile, apo fetare dhe, zaptuan toka pafund. Ku jetonin fshataret shqiptare, te cilet u plackiten dhunuan, perdhunuan seksulisht, shtypen, vrane, bujkroberuan etj., etj. dhe tani Larifondistet na dalin heronj te kombit !!!!???? Ju qe i levdoni Latifondistet shikoni thelle se, mund edhe te jene bij bastarde, ose dobica, ose kopila te ketyre “Heronjeve”.
    Cfare gazete, libri, aksioni, ndermjetsimi politik, social, perkushtimi shpirteror dhe material, dyfeku, toke, livadhi, kafshe, ulliri, … Reforrme Agrare investuan, sakrifikuan – ishte apo ka mbetur edhe sot ne histori – keto familje Larifondistesh. Nje LESH dhe nje PRESH kemi.
    Kerkesa per rinjohjen e Latifondevete tyre ne tokat shqiptare – te lara me gjak shqiptar, te punuara me duar e thonj, dhe te sunduara prej tyre – le ti marine rigezojne perderisa Enveri u’a ruajti me kujdes ne Arkiven Shtetrore, dhe, Ligji aktual ua njeh. por, te mos na bejne ishviktimat pafat keta sulltane te kohes te “koleres” Osmane dhe Zogolliane. Ajo kohe ishte vecse shkelqim, pasurim, pushtet pakufi i Latifondisteve.
    Nese, duke martirizuar sunduesit vendas doni te injektoni ndjenjen e peruljes popullit -. si e vetmja zgjidhje ekonimike, sociale, kulturore – atehere vazhdoni dersa Koha te beje te Veten. Por mos thoni neser se lufta e klasave ishte, eshte … antagoniste. Te gjithe e duam jeten me liri, barazi realtive, vllazeri – POR jo ti Latifondist kurse une mut, dhe jo vetem top muti por, edhe i shkelur padelikatese … .
    Te heshtesh duke menduar eshte tipar i mencurise Universale. Llapaqenlliku idiotik, quhet IDIOTIZEM.

  10. Doda says:

    Ti rronin shkollat atyre shkollat i kishin per vete se ter diten e naten pazare kunder vendit te tyre benin , si Esat pash toptani daja i mbretit ton qe bente pazare me trojet tona , nganjeher shkolla nuk vlen nje grosh kur e perdor ne dem te kombit tend , nuk i jan dashur kurr intelektual xhambaz e tradhtar kti kombi , kta jan ish intelektialet qe duhet te hidhen ne kosh te historis , nuk jemi keq si popull per maskarenj se ashtu jan ber te ter sot , po djersisim te gjejm intelektual qe diturin e tyre ja detikuan atdheut per kta ushqejm rrespekt dhe kemi nevoj per kujtes , por intelektual zarbo bixhozcinj plera qe benin pazare me trojet tona kta mos i past ne der kombi yn se jan njemij her me te kqinj se nje pushtus dhe keshtu kan qen intelektuhalet e kaluç sumes qe historia i ka hedhur ne kosh dhe ka dal nje pleraxhi i kohes sot qe quhet kaluç dhe germon dhe nxier nga kazanet e plerave te historis lloj lloj mostre dhe plere nga te cilet nuk kemi çti mdojm fare brezave qe vijn.

    1. Lili says:

      Shiko sot agallari yt qe edhe me tokat e kosoves do me ba tregti !

  11. Doda says:

    Ti rronin shkollat atyre lloj intelektuhaleve , shkollat i kishin per vete , se ter diten e naten luanin kumar dhe pazare kunder vendit te tyre benin , si Esat pash toptani daja i mbretit ton qe bente pazare me trojet tona , nganjeher shkolla nuk vlen nje grosh kur e perdor ne dem te kombit tend , nuk i jan dashur kurr intelektual xhambaz e tradhtar kti kombi , kta jan ish intelektuhalet qe duhet te hidhen ne kosh te historis , nuk jemi keq si popull per maskarenj se ashtu jan ber te ter sot , po djersisim te gjejm intelektual qe diturin e tyre ja detikuan atdheut per kta ushqejm rrespekt dhe kemi nevoj per kujtes , por intelektual zarbo bixhozcinj plera qe benin pazare me trojet tona kta mos i past ne der kombi yn , se jan njemij her me te kqinj se nje pushtus dhe keshtu kan qen intelektuhalet e kaluç sumes , qe historia i ka hedhur ne kosh dhe ka dal nje pleraxhi i kohes sot qe quhet kaluç dhe germon dhe nxier nga kazanet e plerave te historis lloj lloj mostre dhe plere nga te cilet nuk kemi çti tregojm fare brezave qe vijn se qelben ne er te keqe , tregoni realitetin çfar kan katranosur qe i kan len hamej , dhe ata qe ishin ne pushtet ne kohen e PPSHs panvarsisht bindjes politike ishin bijt me te mir te kti kombi , ishin ata qe luftuan me arm ne dor per lirin e kti vendi kunder pushtusit dhe ish intelektuhaleve qe bashkepunuan me pushtusin ne dem te atdheut ne kohen e luftes. trego arsyen pse kaluç suma kta njerez jan denuar , se te ter mostrat tradhtaret sot kan gjetur nje shprehje per te lar mutin e tyre gjoia luftuan kunder komunizmit , por komunizmin e luftonin bashk me pushtusin pun halabakesh qe vetem nje idjot pa shkoll e beson kte lloj justifikimi , do i hiqnim kapelen dhe do i rrespektonim kta mostra nese do luftonin kunder pushtusit dhe njekohesisht kunder ktyre komunisteve kta intelektuhale bixhozxhinj dhe ish tradhtar te kombit ton.

  12. Doda says:

    Ti rronin shkollat atyre lloj intelektuhaleve , shkollat i kishin per vete , se ter diten e naten luanin kumar dhe pazare kunder vendit te tyre benin , si Esat pash toptani daja i mbretit ton qe bente pazare me trojet tona , nganjeher shkolla nuk vlen nje grosh kur e perdor ne dem te kombit tend , nuk i jan dashur kurr intelektual xhambaz e tradhtar kti kombi , kta jan ish intelektuhalet qe duhet te hidhen ne kosh te historis , nuk jemi keq si popull per maskarenj se ashtu jan ber te ter sot , po djersisim te gjejm intelektual qe diturin e tyre ja detikuan atdheut per kta ushqejm rrespekt dhe kemi nevoj per kujtes , por intelektual zarbo bixhozcinj plera qe benin pazare me trojet tona kta mos i past ne der kombi yn , se jan njemij her me te kqinj se nje pushtus dhe keshtu kan qen intelektuhalet e kaluç sumes , qe historia i ka hedhur ne kosh dhe ka dal nje pleraxhi i kohes sot qe quhet kaluç dhe germon dhe nxier nga kazanet e plerave te historis lloj lloj mostre dhe plere nga te cilet nuk kemi çti tregojm fare brezave qe vijn se qelben ne er te keqe , tregoni realitetin çfar kan katranosur qe i kan len hamej , dhe ata qe ishin ne pushtet ne kohen e PPSHs panvarsisht bindjes politike ishin bijt me te mir te kti kombi , ishin ata qe luftuan me arm ne dor per lirin e kti vendi kunder pushtusit dhe ish intelektuhaleve qe bashkepunuan me pushtusin ne dem te atdheut ne kohen e luftes. trego arsyen pse kaluç suma kta njerez jan denuar , se te ter mostrat tradhtaret sot kan gjetur nje shprehje per te lar mutin e tyre me shurr gjoia : luftuan kunder komunizmit ;, por komunizmin e luftonin duke u ber ortak me pushtusin , pun halabakesh qe vetem nje idjot pa shkoll e beson kte lloj justifikimi , do i hiqnim kapelen dhe do i rrespektonim kta mostra nese do luftonin kunder pushtusit dhe njekohesisht kunder ktyre komunisteve kta intelektuhale bixhozxhinj dhe ish tradhtar te kombit ton.

    1. Bureto says:

      Ky Doda është shumë këmëngulës në hajvanllëkun e tij. Nuk mjafton një herë të broçkullisë, por po të kishte mundësi do ta postonte 100 hetë atë. Ja një hajvanllëk që e ka dëgjuar në ndonjë kafene, se libër nuk besoj se ka lexuar: Ahmet Zogu nuk e kishte dajë Esad Pash Toptanin, por nëna e tij ishte kushërira e tretë e tij. Një pyetje për Dodën. Esad Toptani ç’toka shqiptare shiti?

      1. ec aty says:

        Esati shiti tet’eme ne tregun e gabelve, o Bureto hajvani …

  13. vrioni says:

    O Dashnor Kaqoli po po te mos u kish marre pronat Enveri ,i binte qe ty Saliu te te jipte koqet e tij ,ndaj mos u kruaj ti se ju u bete me prona ne veri,ne shqiperin e mesme dhe ne jug ,fale Enverit tuaj !Ndaj mos u merzit se hitoria perseritet e tera ato qe i keni marre do ti dorzoni nje dite!Prit se s’keni pare gje akoma ,ju Enveristet e viteve 1990-2016!

  14. mik says:

    Asht nje kategori e paket njerzish ketu ne Shqiperi, qe kane alergji per njerezit e kultures Shqiptare para komuniste !! Cudi pra, sepse dihet qe nje nga arsyet kryesore qe ky popull po vuan sot, asht masakrimi i asaj inteligjence e cila shkaktoj nderprerjen organike te vazhdimesise se kultures sone, te asaj kulture qe po ushqehej me nje shpejtesi te pabesueshme drejt Evropes.
    Nderprerja e asaj kulture, asht arsyeja e kesaj gjendje ku jemi sot. Nderprerja e asaj kulture ka prodhuar diferencen e Parlamentit Shqipetar te viteve 30-e , me Parlamentin e sotem.
    E na kujtojme se po ecim perpara.

    1. ik ere pirdhu says:

      Kultura shqiptare nuk ka ngelur te gjykohet nga nje gomar si puna jote, mor mik kokfik …
      Ne Shqiperi nuk eshte masakruar asnjehere inteligjenca, por maskarenjte kolaboracioniste (qofshin keta te shkolluar apo analfabete). Kupton o FSHATAR anetar i “inteligjences” ?

  15. DS says:

    Koka ta medha paskeshin qene. Padi mbaroi shkollen dhkelqyshen ne France. Deshen ta mbanin per pedagog por ai muk pranoi dhe u kthye per Shqiperi, por hop brenda vitit ja kercet prap per Otali per studime te tjera!!! Tamam si djali i Fahri Balliut…

  16. lesh e li says:

    Te shkolluarit Jane njerez te ndricuar, Doda, nuk Jane si puna jote qe e dergon mesaxhin disa here sepse nuk di qe mesazhi niset me nje klik. Me ty dhe shoket e tu, me te pashkollet, Enver Hoxha vrau burrat e ditur e te pafajshem. Knowledge is power ose dija eshte fuqi – thote bota. Ndersa njerezit e ditur Jane pasuri e kombit. Njerezimin e ka zhvilluar dija Jo padija e injoranca. Te pashkollet Jane ne erresire, nuk dine nga ecin e ku shkojne. Kurse te shkolluarit bota I blen me leke dhe i ve ne krye te institucioneve.

    1. ca po thua says:

      Enveri vrau maskarenjte dhe funderrinat o INJORANT, o propogandist ordiner i mashtrimit dhe genjeshtres! Ata mund te ishin te ditur apo te paditur, por kjo pak rendesi ka, sepse ata ishin FUNDERRINA.
      Ndersa ti je thjesht nje torrollak.

  17. Akademiku says:

    Public my comments please

  18. Akademiku says:

    mik me shkolle vitrines se plepave,

    Po ata 90 % analfabete, morracake, shallvare, gjere, Pabuksa, e Pa breksa, sifilitike e malarike e TBCikë te periudhes parakomuniste cti benin mo mik qik quk.
    Apo ne evropen do conin Allvanine vetem ata 400 intelektualet qe permend ti mor i kulturuari e teper i zgjuari.
    Po keta 850000 cdo beheshn?
    Ndoshta dhe familja jote mes tyre, Si familja e sales e metes dhe e shume te tjereve.

    E kupton besoj se pothuaj e gjithe popullsia e Shqiperine ne 1980 prej 3,7 milion ka ardhur pra prej kesaj pjese te varfer te semure e analfabete dhe jo nga ajo vetem 3-4 % e popullsise, e pasura feudale dhe me njerez me shkolle.

    Pale Kur permend keta pashallinjte e feudalet e turkut. Keta tamam per oksident qene.

    Ik mor tutje injorant. Shko ha pace me fahron.

    Na cmendet me kete inteligjencen kallpe.

    Ke vrane komunistet, keta filozofet e Juristet e
    Shkrimtaret, prifterinj te zinj Si veladoni qe mbanin, ata qe skane punu nje dite, vetem llap llap dhe te rripnin nga te gjitha anet dhe gjithe jeten punuar kunder Popullit te tyre.

    Sabotuan dhe spiunuan nga te gjitha anet vetem qe te mos vinin bijte e popullit ne fuqi, qe ata te vazhdonin ta shtypninn ate 90 % te popullsise si me pare. Nuk U terhoqen dhe Para tradhetise se madhe, bashkepunimin me nazi-fashiste apo me armiq historike te Shqiperine, Spiune te grekut serbit rusit anglezit.
    Inxhinjeret (pervec sabotatoreve te Maliqit), mjeket ekonomiste agronomet historianet gjuhetaret qe kishin studjuar jashte Para periudhes komuniste, ngriten Shqiperine e shkateruar nga lufta, akademine e shkencave, universitetin .

    Kush ishin Profesoret e pare te mjekesise, ne Shqiperi, drejtoret e pare te spitaleve, shefat e pare te klinikave te specializuara?

    A ke pyetue ndonje Here kush qene ata e sa qene?
    Te gjithe me shkolla Perendimore dhe ardhur nga familje te pasura POR idealiste e patriote.

    Ngriten Shqiperine se vune Atdheun e Shqiperine mbi gjithshka tjeter.

    Shko pyet o mik qukapik si quhen spitalet sot.

    Ne Tirane spitalet mbajne emrat e atyre mjekeve te pare, djem te rinj dikur, diplomuar ne universitetet e Europes perendimore, qe luftuan dhe cfarosen malarjen tuberkulozin sifilizin qe cfaroste Shqiptaret ne mase.

    Na cmendet me inteligjencen qe vrane komunistet.

    Po brezi i pas luftes, inteligjencen e pas luftes qe sakrifikoj gjithshka e punoi luftoi ndertoi me heroizem e idealizem dhe ja U shkateruan e vodhen gjithshka ne keto 30 vitet e fundit.

    Ti ke te drejte per nje gje, qe inteligjenca shqiptare sot ka emigruar e gjitha, me shkolle komuniste Po e konfirmuar ne vendet ku ka shkuara, e respektuar.
    Pa le brezi i dyte qe Jane te gjithe te nderuar ne profesionet e zgjedhura ne vendet qe u Jane bere Si vende te tyre.

    Ke te drejt ne shqiperi ka mbetur inteligjenca e vitrines se plepave qe vetem vjedh, qe studjon Si ata pashallinjte qe permendi ti vetem jurifik psykologji e sociologji e bejne ham ham gjithe diten Si puna jote e tregojne perallat te nje Nate vere.

    Shko hidh dhe ti nje lepate per te ndertuar Shqiperine Pastaj hec e na trego ketu historiene e mesuar ke henri cili.

    1. mik says:

      Akademiku – Akademik leshi. Akademik tradhetar 24 karatesh.
      Ik or pirdhu. Majmun.

      1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

        Mik analfabet, katunar me komplekse inferioriteti …

  19. ben says:

    Sipas dates se lindjes se Ollges, ajo duhet te kete shkuar ne Stamboll diku nga fillimi viteve 1900.
    Pra Ollga, paska studjuar per piano ne Stamboll? Hajde pyka hajdeeeeee.
    Ne ato vite, jo vetem ne Stamboll qe nuk e dinin se cfare ishte pjano, por femrat as ne Vjene, Milano e Paris nuk i conte nejri ne shkolle. Edhe ato pak femra qe kishin studjuar, e kishin bere kete duke studjuar neper shtepi, me mesues private apo ne menyre autodidakte. Sipas ketij Kaloshit, vetem Enveri s’e paska mbaruar shkollen, ndersa te gjithe te intervistuarit paskan mbaruar shkkollen me medalje ari. Po te ishte keshtu, si ka mundesi qe administrate e Zogut kishte deri edhe analfabete ne pozicione prefektesh e Kryetare Bashkish? Me gjithe keta “intelektuale” qe paskemi patur, Shqiperia duhet te kishte qene Paris, Rome, Vjene e Berlin te marra sebashku.
    Boll se na cate trapin me genjeshtra nga mengjezi ne darke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje