"Më kërcënoi se do të shpërndante fotot në rrjetet sociale", historia në Instagram që përfundoi me përdhunimin e 15-vjeçares nga Tirana: Ju luta mos e bente pasi kisha dhimbje, më kërcenuan gjithë kohës

8 Mars 2020, 20:30Kronika TEMA

Në adresën e saj të instagramit Ortesa mori komplimentat e para nga një i ri.

Ai kishte adresën Arnold-p9. Ditë pas dite e mitura fillloi të flasë në rrjetet sociale, derisa personi në anën tjetër të kompjuterit fitoi jo vetëm zemrën e saj, por edhe besimin.

Në vazhdën e komunikimit instesiv, vajza fillloi të flasë edhe në telefon.

Djali përtej telefonit quhej Florian P., i moshës 22 vjec. Një ditë ata e lanë të takohen dhe prej kësaj dite gjithçka që dukej një histori dashurie e bukur, u mbyll me abuzim seksual.

Në dosjen me numër 6171 që Gazeta “Si” disponon ekskluzivisht, përshkruhet me detaje se si e mitura ra në grackën e Florian P. dhe Risil S., të dy bashkëmoshatarë. Njëri prej tyre u zbulua nga adresa e Instagramit dhe e Facebookut që 15-vjeçarja e lindur në Greqi dhe banuese në Tiranë, i tregoi policisë. I dyti, nga përshkrimi që ajo bëri: Mbante mend që abuzuesi kishte një tatuazh në krahë që lexonte “family”.

Siç shpjegon Prokuroria, që dorëzoi dosjen e të akuzuarve për marrëdhënie seksuale me të mitur, Floriani e kishte bindur vajzën për t’u takuar pasi i ka treguar për veten duke u prezantuar si Serxho Kane.

Në muajin gusht 2019 Floriani që prezantohej si Serxhio, i dërgoi mesazh zanor “Do vij të të marr me makinë se mos bën ndonjë gabim dhe merr ndonjë tjetër me vete”. Ortesa ka shkuar në qendër të Tiranës ku më pas ka ardhur Floriani dhe sëbashku me të, edhe një person që prezantohet si Oris, por që nga hetimi u zbulua që quhet Risil S. Ata kanë pirë kafe dhe pas kësaj Floriani i ka propozuar të shkojnë në hotel. Prokuroria argumenton se e mitura ka pranuar pasi agresori dispononte foto intime, që vetë ajo ia kishte nisur në rrjetet sociale.

“Fillimisht vajza është abuzuar nga Floriani dhe më pas nga Risili”, shpjegon prokurorja e çështjes në gjykatë, e cila shton edhe rrëfimin e vajzës: “Pavarësisht se e pëlqeja Florianin, kreva marrëdhënie me të e ndikuar nga fakti që ai kishte fotografitë e mia. Unë u ndjeva keq që në dhomë ndërkohë ishte edhe një person tjetër, i cili fillimisht refuzoi”.
Vajza rrëfen për dy të rinjtë pa e ditur që ajo nuk u dinte as emrat. Florianin e përshkruan si Serxhio duke besuar se së paku ai i kishte thënë emrin.

“Serxhio më tha “çohu hiqe fustanin”, unë i thashë “jo”. Ai më kërcënoi që do të shpërndante fotot në rrjetet sociale. Ndërkohë Orisi (Risili) ishte ulur në karrige dhe po shikonte. Ai kreu marrëdhënie me mua dhe unë iu luta të mos e bente pasi kisha dhimbje… Pastaj u çua dhe i kërkoi Orisit, shokut të tij, të vazhdonte. Mua më vinte turp nga prania e tij këtu, pasi unë doja vetëm Serxhion, por edhe ai më kërcënoi se nëse nuk pranoja , do më shpërndanin fotografitë”, ka sqaruar e mitura.

Vajza tregon se si e urdhëruan të çohej dhe të vishej dhe kur ajo e ka pyetur Serxhion se ku të shkonte ai është përgjigjur ”ec tek ndonjë kushërirë”. Dhe e mitura ashtu ka bërë, ka shkuar te një kushërirë, të cilës i ka treguar se ishte shumë e mërzitur. Prokuroria pohon në dosje se e vërteta ka dalë në shesh kur në shtëpi ka mbërritur xhaxhai i saj, i cili kur e ka pyetur, ajo ka shpërthyer në lotë. “Unë e doja Serxhion dhe nuk mendoja që mund ta bënte këtë gjë”, ka thënë 15-vjeçarja në polici.

Policia ka vendosur në dispozicion të hetimit rezultatet e këqyrjes së kamerave të sigurisë në hotel si dhe procesverbalët e këqyrjeve në rrjetet sociale. Policia ka pyetur edhe administratorin e hotelit në afërsi të Laprakës se përse nuk i kishte kërkuar dokument identifikimi vajzës përderisa ajo ishte e mitur.

Por administratori S.K. është justifikuar se kishte krijuar bindjen që vajza që po hynte në hotel me dy djemtë, nuk ishte e mitur por në moshë madhore. Madje ai shpjegon se i kishte kërkuar sportelistit të priste kupon tatimor, pasi ishte detyrim ligjor por ai kishte harruar. Dy djemtë, njëri prej të cilëve u identifikua nga tatuazhi në dorë, ndërsa tjetri nga komunikimet në rrjetet sociale, do të përballen me drejtësinë për akuzën e përdhunimit.

7 komente në ““Më kërcënoi se do të shpërndante fotot në rrjetet sociale”, historia në Instagram që përfundoi me përdhunimin e 15-vjeçares nga Tirana: Ju luta mos e bente pasi kisha dhimbje, më kërcenuan gjithë kohës”

  1. Lani says:

    Shkofshin ne te mamave te tyre qe i kane dhene kete lloj edukate!!!!

  2. mik says:

    Si nuk keni turp more Tema, qe shoqeroni artikullin me foto te tilla imagjinare ?!!
    Po sikur viktima te ishte motra apo vajza e juaj, do e shoqeronit ate foto banale me fatkeqesine e kesaj vajze ?
    A mendoni se lexuesi nuk ka imagjinate, e po kerkon ndihmen tuaj ?
    Uroj te mos ju ndodh juve kjo gja, qe nepermjet saj ta kuptoni sa i rande asht perdhunimi.

  3. Koli says:

    Pse nuk i tredhin keta, pa anestezi madje, e te mbledhin mendjen te tjeret!
    Brez i qelbur. Duhet dhe ti mbajme me leket tona ne burg!
    Robqira

  4. Miti says:

    Futeni dhe kete pleren e hotelit ne burg per moskallzim krimi!

  5. Tur durrsaku says:

    RINIA QE PO RRITET NE ALBANISTAN…QAHEN SE SKA PUNE…RROJN ME LEKET E BABIT BISNESMEN .ME PENSIONIN E PLAKES.SHKOJN NE GJERMANI PER TBO FOTO E SELFIE…PASTAJ KTHEHEN PRAP.SE EDHE ATJE SKAN BYTH TE PUNOJN…SE DHE ATY NDERTIMI I PRET ….I PRET TURKU DHE KOSOVARET NE NDERTIM…..KTHEHEN PRAP DHE FILLON AVAZI.KAFE.BAR.E E FARA LULEDIELLI….

  6. Saras says:

    …kishte harruar per kuponin e tatimit…
    thote bajga……hixhuni hekurat por shterngoini sa tu dale shpirti si qen.

  7. Turidardha says:

    Po ca do kurvalicka evogel 15 vjecare derg foto porno dikujt qe nuk e njeh fare o popull plehra se na cate trapin duke mbrojtur femrat ne cdo situate keto degjeneruarat qe ne djep po dalin te pafajshme po dalin te dhunuara kto i ke tallava per nate ne hotele per dite e Nate nderojne dashnoret cdo 6mua pine jonxhe lope qe ne moshe 11 vjecare care na i mbroni dhe na i beni te dhunuara po mundoheni me cdo lloje forme presioni te shkaterroni fizikisht moralisht gjinine Mashkullore se keshtu i leverdise shoqerise civile e arrine shume lehte shkaterimin e familjes ka meshkuj pedera e plehra miellosha si edhe femra te tilla po problemi eshte qe femra shqipetare eshte kthyer ne prostitute moderne dhe e droguar kjo gjini po po ben propogande per moral ne shoqerine tone eshte Cmenduri ku ka arritur ky vend si eshte bere kaq i peshtire boll me femra dhunohet dhunohet dhunohet ne keni care trapin per dite keto po nderrojne dashnoret qe 13 vjece ju thoni dhunohen ne kohen e Xhaxhit Enver per kujtese kur dilte nje kurve ne qytet e mernin 20 e kenaqnin ke bunkeri dhe per embelsi ne fund BERT MANXHARI kjo kete deshironte kurse vajzat dhe nenat e mira ngriten familjet tani kjo qe Embelsoi Berti ka (pjell) femijet e llojit e sojit te kesaj jane te degjeneruarat dhe degjeneruarit qe po dalin kudo e bejne moral Nxirni dhe Bertin ti kujtoj kohet e mamit ketyre mother fuckerve Vetem familjet e mira kane vend ne shqiperi do vi dita soji dhe lloji tjeter do shuhet larg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje