"The Travel": Këto 20 foto mahnitëse do t'ju bëjnë të mendoni se Shqipëria është një vend i... Karaibeve

9 Mars 2020, 12:02Lifestyle TEMA
"The Travel": Këto 20 foto mahnitëse do t'ju

Media e njohur për turizmin botëror The Travel ka publikuar një artikull për vendin tonë me titull: Nga këto 20 foto mahnitëse, do të mendonit se Shqipëria është një vend i Karaibeve!

“Në pjesën shumë jugore të gadishullit të larmishëm kulturor të Ballkanit shtrihet Shqipëria, një vend i panjohur për shumë udhëtarë kureshtarë. Historia e saj si një vend i izoluar komunist që nuk i përkiste as Jugosllavisë dhe as Bashkimit Sovjetik e kanë bërë atë një një destinacion jashtëzakonisht unik udhëtimi që shumica e njerëzve as nuk e konsiderojnë. Përkundrazi udhëtarët preferojnë  të shkojnë në Greqi apo Itali në vend të saj,” shkruhet në artikull.

Sipas The Travel bregdeti shqiptar është aq mahnitës, sa mund të krahasohet lehtësisht me Karaibet dhe për këtë ajo ka mbledhur disa prova fotografike për të mbështetur artikullin e saj.

‘Shqipëria është një nga destinacionet më të nënçmuara të udhëtimit në Europë,’ shkruhet në artikull.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje