Dikush duhet t'i mbrojë shqiptarët prej Sali Berishës!

10 Mars 2020, 19:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të gjithë po biem dakord, se më i rrezikshëm se koronavirusi, është përhapja e panikut. Dhe më e ndyrë se përhapja e panikut, është përhapja e qëllimshme e panikut. Në Shqipëri është vetëm një emër që po e bën këtë. Sali Berisha!

Facebooku i tij është një makinë paniku që punon 24 orë me ligësi dhe këmbëngulje për të terrorizuar qytetarët. Postimi i tij i sotëm për një paciente në Durrës që po mbahej aty se nuk kishte ambulancë dhe kishte infektuar gjithë spitalin, apo ai i një dite më pare, ku sipas tij, të prekurit nga koronavirusi mbaheshin në një pavion më 100 të sëmurë të tjerë, video e montuar e mjekëve iranianë që vallëzonin, si ilustrim denigrues për Urgjencën e Tiranës etj, janë vetëm pak episode nga beteja  e tij e ligë, e pashpirt dhe e pamposhtur, për të kthyer panikun në një armë vrasëse, me shpresë që bashkë me popullin, do të vrasë dhe armikun  e tij Edi Rama.

Ky njeri nuk është i çmendur. Ka bërë plot çmenduri në jetë, por i ka bërë të gjitha nga ligësia dhe etja për pushtet.

Ky njeri nuk është as budalla. Ka bërë plot marrëzira në jetë, por dhe ato i ka bërë nga ligësia dhe etja për pushtet.

Ky njeri nuk dëmton askënd përveç vetes në kohë paqe, me ligësinë e tij, me shpifjet e tij, me sulmet e ulëta dhe gjuhën e ndyrë të ligjërimit politik. Përkundrazi, u bën nder kundërshtarëve dhe zhyt veten gjithnjë e më thellë në llumin që ka prodhuar vetë.

Por në këto orë të vështira për shqiptarët, kur beteja me koronavirusin ka si armik kryesor panikun, ky është kthyer po nga ligësia dhe etja për pushtet, në një gjenerues paniku, për qëllime të liga politike.

Për fat, ne kemi një ligj që të penalizon për përhapje paniku në situata të jashtëzakonshme. U aplikuan vetëm si paralajmërim pas tërmetit, dhe patën efketin e tyre.

Nuk e di çfarë pret Prokuroria që të mbyllë ligjërisht Facebook-un e Sali Berishës, nën akuzën për terrorizëm dhe ta vendosë atë para përgjegjësisë ligjore, si përhapës paniku.

E kuptoj hijen e rëndë që ka mbi shumë prokurorë liliputë. E kuptoj që nuk e thërrasin dot e ta pyesin, pse vrau më 21 janar apo si varrosi djali i tij 26 vetë më 2008 në Gërdec.

Por tani nuk bëhet fjalë për karrigen e  tij, por për shqiptarët që po bombardohen orë pas ore prej tij me bomba tymuese, për t’i mbytur nga paniku.

Merrni secilin prej postimeve të tij, kë ta mendoni vetë, hetojeni dhe do të zbuloni se është një gënjeshtër me qëllim që të ngjallë panik. I plotëson gjithë kushtet e ngritjes së akuzës për përhapje paniku.

Kjo nuk nuk ka lidhje me qëndrimin e opozitës. Opozita zyrtare ka qëndrim korrekt. Lulzim Basha megjithë teprimet e kuptueshme, nën presionin e Sali Berishës, ka shkuar deri tek budallallëku i maskave të skaduara.

Por nuk ka përhapur panik. Nuk ka bërë asnjë thirrje të papërgjegjshme publike dhe mbi të gjitha, nuk ka manipuluar me ndonjë fakt në mënyrë të qëllimshme për përhapje paniku.

Edhe Ilir Meta, që nuk është fort në terezi, ka bërë vetëm një budallallëk të parrezikshëm, ka ngritur dhe ai një Task Forcë, që ta ketë për të grumbulluar ankesa. Por së paku nuk i kthen ankesat e delirantëve në bomba paniku.

Sali Berisha, i cili po të ishte njeri normal, do vishte bluzën e bardhë e të shkonte vullnetar në spital, ka veshur helmetën e luftës kundër mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që po përballen si heronj me koronavirusin.

Ai po shpif orë e minutë ndaj tyre, ndaj punës së tyre, ndaj betejës së tyre, duke shpresuar se sa më shumë shqiptarë të vdesin, aq më mirë është për të.

Natyrisht që nuk vjen gjë prej gojës së tij, pasi shqiptarët për fat nuk janë në dorë të tij, por e vetmja gjë që e bën atë të rrezikshëm, është përhapja e panikut.

Dikush duhet t’i mbrojë shqiptarët prej tij, tani që janë përballë dy rreziqeve, koronavirusit dhe SaliVirusit. Të dy luftohen duke i futur në karantinë.

47 komente në “Dikush duhet t’i mbrojë shqiptarët prej Sali Berishës!”

  1. Ed says:

    Bravo keep going We need you now more than ever

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      E kam një vërejtje Mero
      kur na flet për plakun
      nuk ka vënë në kokë helmetë
      ka vënë uturakun.
      .
      Mirë thua, që fejsbukun
      kërmës pse s’ja mbyllin
      t’a tërheqën zvarrë zhelesh
      e në burg t’a lidhin.
      .
      Dhe sa kohë do dëgjojmë
      për Sali Gogolin
      nuk merr më siç duket puna
      Haloperhidrolin!
      .
      .

      1. Nshrk says:

        Gopist je i madhe, por ben mungesa!

      2. pa vlere says:

        Sakte fare !

    2. Enco says:

      Patjeter dhe per koronavirusin fajin e ka Saliu. Vetem Rama qe dje per termetin nuk kishte qen e sot per epidemine nuk ka maska s’ka asnje faj.

      1. Petro says:

        Ore car ketu epidemia po merr dhene dhe qeveria ska as maska per perballimin e situates ti vazhdon merresh me Saliun. Bie termet saliu, nuk hapen negociatat saliu, bie koronavirus saliu. Te ka pjerdhur saliu ne goje me duket.

        1. Deso says:

          O FuckHeads,
          Ne Usa dhe Canada nuk gjen 1 maske,
          Disa maska profesionale kishte marketi u shiten 75 $ secila.
          Po njerezit nuk bejne panik dhe fajesojne qeverine.
          Beni maska vete dhe zbatoni rregulloren, mos u puthni, mos jepni duart, mis kruani sumen e jepni doren.
          Saliu eshte virusi qe ne 30 vete ka shkaktuar 10 mije viktima, me shume se cdo termet,virus, apo diktature.

      2. Shinjestra says:

        Sa bukur e ke thene zoti Mero.Qe te dy,Koronavirusi dhe Salivirusi duhen mbyllur ne karantine.

      3. Shqiptar says:

        Qente dhe maskat nuk jane si buka qe hame, qente i shiti Flamir Noka 50€ nje ,ndersa maska ska gjith bota por do vine sic kane ardhur 1miljon. Ti nqs nuk kupton ça po shkakton Sali serbi dhe i del ne mbrojtje mos ngatrro kekun me byrekun se gabime ka por nuk jane te qellimshme siç eshte hapja e panikut dhe kriminalizimi i Shqiperise qe ben Sali serbi qe ti mbeshtet.

      4. Ocne says:

        Ju keni lindur te keqinj dhe idote dhe te tille do ndaheni nga kjo jete!Ju ne fakt jini” koronasaliu” ne kete vend ,epidemi qe ka 28 vite qe ha koka njerezish te pafajshem,sepse ligesia Juaj eshte ne gen ndaj dhe regjimi i shkuar ju priste koken ju bajgave te ketij vendi!Ju nuk njihni bashkejetese por frengjii per te vrare armikun,ndaj dhe bota ju ka lene me cen ose koket me qoshe ose lopçare ku edhe vetdeklaroni se “na koronavirusi nuk ka ça na ban se jena maloker e duna Sali Krimin !

    3. John says:

      You can have that ignorant Cunt.

  2. katarakti says:

    Sali mënxyra i ka bere kaq të keqija ketij populli dhe ketij vendi qe nga 1991 saqe keto qe shkruan Mero sot jane veçse nje grimce rere në shkretetirë. Ai e di që nuk kane çfare t’i bejne. Se e kane frike. Se kane nevojë per të. Se Rama eshte i dobet. Se ai ka njerezit e tij duke filluar nga presidenca deri në gjykata, administratë, media etj etj. Sala ka urrejtje per popullin qe e ka rrezuar dy here nga “kali”! Prandaj vjell vrer pa pushim. Dhe njelloj si neperka do heqe dore nga ky ves vetem pasi t’i dale shpirti.

  3. Zigur Qarri komunist says:

    T’i mbrojë ramuti yt – atë zgjodhën shqiptarët
    ose aleati strategjik
    po të më ishe lëpirë mua aq shumë, do të ta kisha bërë këtë shërbim o mero
    qeni që leh (si ti) nuk e ka seriozisht
    lësho tani Flying Monkeys – e tu!!!
    thotë eksperti 65 vjec “agravohet” hapu dhe!!
    e mori enveri nga shpellat e bëri ekspert dhe ai përdor fjalën “agravohet””
    A e kupton ti cdo të thotë ke marë votat dhe je në pushtet -= të fut brenda brenda 1 ore
    jam gati të vij unë me shokët e klasës së pestë ta arrestoj saliun e ta fus brenda – kaq shumë më dhimbsesh!!
    edhe lëre komentin se e kam 9 gjuhën shqipe

  4. venecia says:

    Sander Lleshaj si mirditot duhet ta lexoj mire keto qe flet berisha
    mirditoret kane dite gjithnje te mbrohen
    tani eshte koha z.minister duhet qe Sali Berisha te arrestohet
    kete e
    fesin miliona shqipetare tani kjo mjafton qe prokuroria te hap ceshtjen
    per kete vrases te shqipetareve
    sot neser eshte shume von

  5. Azio says:

    Very nice.
    That’s is true.
    Ky maskara eshte armiku I gjith shqiptareve.
    Sa me shpejt izolim per kete mikrob vdekje prures,qe quhet:Sali Berisha Coronavirusi.

  6. Geri says:

    O si nuk po e merr mortja, kete mortje.

    1. 10032020 says:

      Sali birisha eshte nje malsor shume i djallezuar.Ai e din mire qe do te perfundoje ne reç por ai nuk don me shku si hajn ai pranon me shku atje per çdo gje vetem si hajdut jo sepse shqiptaret qe kane mbete ne shqipri e qe durojne e ju shkojne mrapa te gjithe ketyre qe ithone vetes politikane por ne te vertete jane pjesa ma e keqe e shqiptareve mund ta falin salen per çdo gje (edhe mei q… ne b….)por vetem per lek se falin.

  7. ? & ! says:

    Saliu nuk është i çmendur,
    Saliu nuk është budalla,
    Salu dëmton veten…
    POR AI MË SHUMË DËMTON PARTINË DEMOKRATIKE e cila në fakt po tregon se një gjë të tillë e meriton plotësisht.
    Është e shumë e vërtetë që askush nuk mund t’i besojë më atij. Por “një i çmendur të gjithë i çmend”, thotë D. Agolli në një poezi. Dhe Saliu është duike na shkaktuar zhurmë, nervozizëm e dëm psikologjik të gjithëve, sepse fjalët e tij sidoqoftë na vijnë nëpër veshë.
    Dhe s’paska as të drejtë hyjnore” për një njeri të tillë, gjersa edhe vetë KRIJUESI KA KOHË QË NUK PO KRIJON MË NDONJË GJË TË MIRË, VEÇ VIRUSE VDEKJEPRURËSE PËR NE TË TJERËT…

  8. Meta ik ik says:

    ke të drejtë mero 100% ..

  9. Zigur Qarri komunist says:

    T’i mbrojë ramuti yt – atë zgjodhën shqiptarët
    ose aleati strategjik
    po të më ishe lëpirë mua aq shumë, do të ta kisha bërë këtë shërbim o mero
    qeni që leh (si ti) nuk e ka seriozisht
    lësho tani Flying Monkeys – e tu!!!
    thotë eksperti 65 vjec “agravohet” hapu dhe!!
    e mori enveri nga shpellat e bëri ekspert dhe ai përdor fjalën “agravohet””
    A e kupton ti cdo të thotë ke marë votat dhe je në pushtet -= të fut brenda brenda 1 ore
    jam gati të vij unë me shokët e klasës së pestë ta arrestoj saliun e ta fus brenda – kaq shumë më dhimbsesh!!
    edhe lëre komentin se e kam 9 gjuhën shqipe…

  10. Gjahtari says:

    Prej 28 vitesh shqipetaret Jane mesur me salen me vnerin e tije, me pa bestie e ligesite e tije keshtu qe dhe kesaj e rradhe do e kalojme, mbasi nuk ka me Noke Gjelosha e Avni Rustem a Shiperia.

  11. jani says:

    Mbase ky virusi e mberthen dhe vdes . Besoj zoti do beje mrekulli kete radhe. Amin

    1. gjyshi says:

      Jani,
      Një fjale e urte thote se rrufeja
      nuk gjuan( bie, godet) kurre ne hale.

  12. ndihmë!! says:

    Unë mendoj se para 1990 në shqipëri nuk ka patur EVENTE sepse i kam lexuar të gjitha shkrimet (artikuj e raporte)
    dhe askund nuk ka qenë kjo fjalë – a asht e vërtetë kjo?
    Nëse nuk ka patur evente me cfarë merreshin njerëzit????

  13. Gazetari Kompetent says:

    karantinë – karantinoj
    tavolinë – tavolinoj = pastroj tavolinën …………

  14. Noli says:

    Derisa ka media qe botojne idjotesite e te marrit Sali dhe
    njerez qe besojne akoma tek shpirt ligu Sali le te vuajne edhe
    pasojat e ketij besimi te verber.

  15. Zigur Qarri says:

    Berisha eshte Mjek,dhe nje Mjek eshte njekohesisht psikolog.Edvin D’Rama eshte narcist,dhe nje narcist eshte egocentrist,qe priret
    nga sjelljet manipulative.Berisha ishte 100% i sigurte,se D’Rama do vinte ne krye te PS-s.Pra,Edvin D’Rama eshte produkt i dinakerise
    berishjane.Jo pa qellim D’Rama nuk u ngacmua shume per masakren urbanistike te Tiranes kur ishte Kryetare Bashkie,per ta pasur
    si alibi më vone,per kete ditë.Berisha e ka marre peng Ramen,e ka futur ne rrjete.Që diten e parë kur Edvin Escobar D’Rama erdhi
    ne pushttet,e kam thënë se Berisha nuk do te denohet,kurse ti pretendon sot qe Prokuroria duhet ti mbylle ligjerisht facebook-un!
    Nuk besoj se e thua nga naiviteti,por nga deshperimi,sepse ndjehesh i pashprese.Pakti 2008-es Berisha-Rama,tregoi se Edvin D’Rama
    nuk kishte ideale,por gjithshka behej per pushttet,Koalicioni me IlirMeten,qe ti e ke kthyer ne tabele qitje ashtu si Berishen,varrosi
    çdo shprese se D’Rama do te ndertonte Shtetin e se drejtes.E gjitha kjo ishte parashikuar nga Berisha,pradaj edhe ardhja e D’Rames
    ne pushttet garantone paprekshmerine tij.Sa per tragjedine e Gerdecit,Qeveria Rama i doli familjareve te viktimave kundra deri ne Strasburg,duke mbrojtur me avokatin e Shtetit variantin e Qeverise Berisha,si difekt teknik.Ky fakt tregon edhe hipokrizine e”rilindjes”
    qe konsumon akoma nje ngjarje qe e ka mbyllur zyrtarisht.Kur akuzon dikë per diçka qe nuk ka baze,humbasin vleren edhe akuzat qe
    i kan marre per te verteta,duke lënë te dyshosh,se ka diçka personale ne kete mes.Eshte e vërtetë që 2011-a është data e skadencës
    së maskave apo jo?

    1. Qorri says:

      Qorri, Sahlih Rrumpalla doktor? ??? Sahlihi la profesionin e nderuar te mjekut e hyri profesionit te politikanit (lexo; profesioni i krimit, mashtrimit, korrupsionit, vjedhjeve…..). Sahlihi nuk ka lexuar nje liberte vetem per mjekesine gjate ketyre 30 vjeteve.

  16. lazitagani says:

    Emri i tij duhet te bete Sali Kerma

  17. Koba says:

    Nuk e ka mbushur Kupen ,po e ka derdhur disa Here ,ne dem te Shqiperise dhe te shqiptareve.bemat e Tij nuk numrohen dot ma.Po SPAK çfare Pret????Rraseni Mrena Delenxhiun se po na bajatos jeten .

    1. Ilir says:

      O Koba,
      O hetues, edhe pseudonimon nga stalini e merr o kerme.

      1. XheJ eN Bi says:

        Ilir….
        Pse të djeg kaq shumë komenti i Koba ?.Edhe Shkëlzeni ta leconte nuk do t’ i bënte përshtypje se gjithë Shqipëria e shan.
        Kaq i verbuar je me Saliun ,se mund të kalosh në fazë kur të shajnë Sali Bëtishën.

  18. Gjergji Thanasi says:

    Dakord qe Sala duhet futur ne burg perperhapje paniku, por prokuroria duhet urgjentisht te hape ceshtje penale per personin/at, qe urdheruan shperndarjen e maskave te skaduara. Duhet urgjentisht ndjekej penale per ekipin, qe kreu vepren penale te nderrimit (falsifikimit) te dates se skadences se maskave.
    Mero te maskat ke krim te rende e te dukshm, me prova fizike, maskat ne fjale. Te Sala ke krim verbal, qe mund te jete nen 55 A dhe B i kohes se Dulles, sic edhe mund te jete edhe realisht nje kundervajtje penale e kohes se pluralizmit.
    Mero vetem te Unaza e Re u provua katerciperisht se do vidheshin 20 milion euro per 2 kilometra! Qeveria e Edvinit jep me pak se 4milion euro per nje hata te tille si koronavirusi. Imagjino jep 5 here me pak fonde per nje emergjence kombetare, sesa sasia, qe do vidhte Daminai i guruse indian me nje dore te vetme!!!! Ky krim i Qeverise Edvin a maskohet apo a balancohet dot duke futur ne burg Salen?!?!??!?!?!?!?!?!

  19. blerta says:

    I RENTE KORONAVIRUSI SALI KRIMINELIT QE TE SHPETOI KY POPULL…..

  20. Zigur Qarri komunist Viçitoli says:

    Kriminelit Sali do zoti ne te mire te shqiptareve ta kapi corona virusi.

  21. Alban Dega says:

    Cfare oret SPAK!?

    VRASESI SERIAL ….

    PER KARRIKE VRAU AZEMIN …
    PER SUNDIM VRET DHE SHKELZENIN!

    VRASESI SERIAL ….

    – Pa maska…me zerin e figuren e
    tij…!

    – Nuk ka nevoje per hetim. I
    vetekapur ne flagrance !

    – Per karrike vrau Azemin…
    per pushtet vret dhe Shkelzenin!

    – Nga Alban Dega

    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit!
    U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit!
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. ?
    Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    … Jo dorasi! Urdheruesi!
    … Jo Ekzekutori!
    Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
    Eshte vrasesi i Gerdecit!
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…! Qindra u plagosen. 4000 te tjere i shpetoi Zoti nga 4000 plumba te Gardes Saliane qe u zbrazen ndaj tyre
    …. Eshte vrases serial…
    Drejtesia edhe vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij!
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo nje, as kater as 10 por mbi 15 here ne 15 vjet te sundimi te tij, SaLikekracise atdheshitese e shtetrrenuese!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave e shpresave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbjxhanit e drejt Butanit!
    Sali Berisha eshte vrasesi serial jo vetem i shqiptareve dhe adpiratave te tyre.
    Sali Berisha eshte vrasesi serial edhe i vete Shqiperise…. Jo nje… as dy … as tri here …
    Mbi 15 here ne 13 vjet SaLikekraci !
    Per karrike e per pushtet Sali Berisha vrau Azemin… por vret dhe te jeten dhe Shkelzenin
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte!
    Lanet !

    Postuar më: 02-04-2012 | Ora: 14:02:27

  22. Alban says:

    SALI … LUL I NENES
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Sali .. Lul i nenes
    Ke te qaj me pare
    Mehdi Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Like Mona Cizmen
    Kishin nismetare
    Me bllokun ne dore.
    Me Lalezin fanare
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurre nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet
    askush per ti qare !
    Ligji dhe drejtesia
    Ne pranga kur tu marre.
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre
    Mbi gjak te pathare.
    Kur tu marri zvarre!

    From: Alban Dega
    Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT

  23. dyshuesi says:

    Nuk e zgjidh demokracia situaten . Jemi ne situate lufte me viktima , jete njerzore te humbura çdo ore. Jo me kot ushtria nuk eshte orgamizim demokratik . Qe do te thote nuk ka opozite apo votime ne vendim marje. Sot duhet te kuptojme se nga kush trembemi me shume nga virusi apo diktatura.

  24. Tarasi says:

    Ja votoi populli për Ramen tënd… Që Rama yt ta fuste brenda për 500 pisllëqet që ka bërë sala.. Ku është Rama yt?.. Që ka 7 vjet vetëm gllamit? Mos thuaj qe gjykatat janë të sales se këtë vetëm injorantët e hane.. Kështu që burrit më të poshtër që ka njohur ndonjëherë Shqipëria sali ram Berishës të gjithë do i bëjnë fresk deri kur të vdesë nga shkaqe natyrale… Përveç se është i poshtër është edhe gango… Edhe sot nga fb tall bythën me shqiptarët..ua mori leket shqiptarëve nëpërmjet piramidave i futi në hasmëri I vrau edhe gjemb në këmbë nuk i hyri… Edhe për këtë që Sala tall bythën akoma ka ndihmuar fuqishëm fatos nano edhe edi Rama. E hidhur por e vërtet..

  25. Zena says:

    Ti Mero ke te drejt qe pasqyron bemat e saliut, por keto jane shume, dhe teper te renda. Nga ana tjeter ti Mero po i ben shqiptaret liliput, frikacak, njerez koti perpara forces dhe madheshtise se saliut, jo nuk eshte ashtu. Shqiptaret jane madheshtor ne cdo drejtim, kete e tregojne edhe neper bote, jane te mencur, konkurent, zemergjer, protagonist, e duan token ame. Por shqiptaret kane edhe gabimet e tyre sidomos mes tyre, (per mos i permendur) duhen rregulluar, dhe ketu duhet te filloj ndryshimi, kush gabon para ligjit duhet te paguaj. Biri i te birit atit shenjt nuk i perket atyre qe per interesat personale shkelin popullin dhe e shesin vendin.

  26. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Degjo mor ti partioti im M…Baze te te thom nje llaf –
    Nuk mbulohet dot deshtimi e zullumi i kesaj qeveri Rama me shoshen Sali!
    Ti vazhdoje kete avaz se me ate ushqehesh por e ke mision te pa mundur. Jo per gje po behesh qesharak ne syte e shqiptareve (pervec se ca kokrrave militante budallenj te punesu ne administraten Rama qe paguhen per ti thene ‘Shendet’ pordheve te tua si detyre partie)
    Hajt o M…Baze, te fala nga shtepia…

  27. L o l says:

    Lol,
    Edhe ne kohe kolere mendjen te Berisha Merua.
    Thone qe kapi gruan me nje tjeter ne krevat dhe bertiti: Edhe kete m’a bere o Sali Berisha!

  28. Tarasi says:

    edhe edi rama YT qe ti mero e do aq fort edhe mire ben sepse paguhesh per kete dashuri-sherbim njesoj si saliu eshte….persa asgje nuk ka bere per te patur drejtesi ne kete vend ,persa nderroi hajdutet e saliut me hajdutet e vet persa lejon kriminelet politikan qe te bejne cfare te duan me pronat e shqiptareve …edhe edi rama yt njesoj si saliu eshte,,,ndaj boll duke u fshehur mbas piselliqeve te saliut te nxirrni edi ramen te mire…edhe ky njesoj si saliu meta edhe nano …te 4 funderina jane per sa shqiperia 30 vjet mbas rrezimit te komunizmit vazhdon te jete fundi i ballkanit

    1. Ta rasi says:

      Ta ras ke ngateruar euro me dollarin kjo tregone qd ti nuk di asgje

  29. Kadri Gaxho says:

    Poshte Korona Virusi!

    Mero,dikur nje PD-ist i flakte mbaj mend te tjera analiza prej teje po kaq te “holla” edhe per Edvinin!
    Ma thote nje mendje dhe s’eshte cudi,je ne kerkim te “aleatit”te 3-te.Kam nje parandjenje
    se do te jete Basha. Zoti t’rujt nga i “treti”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje