E drejta e Ilir Metës për t'iu kundërvënë hapjes së negociatave

5 Mars 2020, 19:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta ka bërë atë që duhet të bënte, me letrën drejtuar Komisionit Europian. Vendimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, është një akt që shkon kundër kauzës politike të Ilir Metës. Dhe është kundër tij, si në planin afatshkurtër, dhe në atë aftagjatë.

Ilir Meta ka nisur një lëvizje politike anti-Perëndimore, në themel të së cilës qëndron ideja e një Shqipërie jashtë ndikimit të SHBA dhe Bashkimit Europian. Ai ka shpallur kauzën e tij kundër “Republikës së Ambasadorëve”, i ka shpallur luftë publike zyrtarëve të lartë të Perëndimit, të dërguarit të SHBA për Ballkanin, Mathew Palmer, dhe është konfliktuar brenda muajit dhe me ambasadoren e re të SHBA në Tiranë.

Nuk është se i ka bërë fshehurazi këto akte. Përkundrazi, ai po përpiqet ta kthejë në ideologji, qëndresën ndaj Perëndimit në Shqipëri.

Në këtë retorikë të tij, kanë rënë si në grackë dhe shumë figura të PD, të cilat mjerisht mendojnë se pafuqia e opozitës, vjen nga konflikti me Perëndimin. Në të vërtetë, konflikti me Perëndimin vjen nga paqartësia e opozitës dhe jo nga pafuqia e saj. Por duke mos dashur të pranojnë dështimet, ata e kanë më të lehtë të gjejnë një fajtor, se sa një rrugëzgjidhje. Dhe kanë gjetur fajtor Perëndimin.

Në këtë prizëm, dhe letra e Metës drejtuar Komisionit Europian, në thelb është një letër kundërshtuese me vendimin e Komisionit, për t’i hapur negociatat Shqipërisë, pasi hapja e negociatave do të dëmtonte në këtë kohë lëvizjen e tij në rrugë, kundër Perëndimit.

Njësoj si ju duk karshillëk i SHBA, takimi i ambasadores Kim me Etilda Gjonin (dhe ashtu ishte), po ashtu i duket si kundërvënie ndaj tij, fakti që Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërkohë që ai ka shpallur këtu lëvizje kundër një “grushti shteti”.

Por Ilir Meta e shikon BE, edhe si një rrezik afatgjatë. Duke shpresuar të ndërtojë një parti dhe një politikë që “mbron” Shqipërinë nga Perëndimi, Ilir Meta është logjike të kundërshtojë dhe në planin afatgjatë, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, e cila do të ishte shumë herë më shkatërruese për të dhe aleatët e vet, se sa Reforma në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi është një nevojë e një vendi në tranzicion drejt BE, por në nëse ne do jemi vend i BE, standardet e reformës në drejtësi janë standardet e shtetit ligjor që do kemi. Dhe ai nuk mund t’i pranojë dot ato standarde.

Ndaj debati kundër letrës së Ilir Metës për Komisionin Europian është i pavend. Ai vlen vetëm si lajm. Vlen vetëm si konfirmim i qëndrimeve të tij të dy viteve të fundit, që janë një profil i ri politik, që po synon të krijojë një parti sovraniste, anti-Perëndimore dhe që tenton të mbajë Perëndimin larg Shqipërisë.

Nuk ka aty asgjë personale. Nuk është i shqetësuar se do të gëzohet Edi Rama po u hapën negociatat. Është i shqetësuar nëse hapen, pasi ato janë kundër revolucionit të tij që po tenton të marrë jetë në rrugët e Shqipërisë, duke marrë ushtarë “bedel” nga PD, në kushtet kur ajo është shpartalluar nga vendosmëria e një plaku që nuk ikën pa e shkatërruar, dhe qetësia e një të riu që nuk ikën dhe po u shkatërrua.

31 komente në “E drejta e Ilir Metës për t’iu kundërvënë hapjes së negociatave”

  1. Ola says:

    Jo Z.Baze Presidenti nuk ka te drejte te dale kunder integrimit europian per aq kohe sa eshte ne detyre ai nuk duhet te dale kunder aspiratave te popullit per tu integruar.Ai le te jape doreheqje dhe ta beje cte doje.

  2. cifja says:

    E mo se Mero e ka shkruar thote me vete shtangisti Baftjar!Eshte tejet i merzitur e i nervozuar sepse edhe nga pertej kufirit nuk po ecin planet siç kishin parashikuar keta nen sinjalin e “sorres digjitale”!Ndaj ky ngerç nuk zgjidhet me akte derguar Kom.Europian ,sepse keta ia kane dhene pernjehere Rames per shqyrtim pasi drejton OSBE-ne e eshte kompetence e saj qe te shqyrtoje problematikat qe ç’faqin here pas here keto personalitete qe as bota ku jetojne nuk i njeh!Ndaj per mua Ilir Meta duhet te beje aktin e tij sublim duke vajtur prane parlamentit dhe duke u vete flijuar ,ku jam i sigurte qe Saliu do ta propozoje ta shpallin “hero te demokracise” siç veproi edhe me Azemin!Hajde pra mos e zgjat ne 15 “te sheshi”!

  3. Zigur Qarri says:

    Mjafton vetem konflikti institucional Kryeministri-Presidencë,qe BE mos te hapi negociatat me Shqiperine.Rama nuk eshte i sigurte
    më per hapjen e negociatave.Rama ka fillur nje lufte anti-BE,duke akuzuar Presidentin si antiAmerikan,si antiPerendimor!Kjo loje eshte
    shume e konsumuar edhe per tregun e bredeshem,se per ate te jashtem nuk ka pasur kurre ndonje vlere,perkundrazi.Qe Rama eshte
    anti-BE e tregon deklara e tij para nje Jave ne Kongresin e PS-s,kur foli per negociatat duke”sfiduar” BE-n,kur tha se
    “Nuk presim as mars, as maj, po të duan t’i hapin, po të duan mos t’i hapin negociatat dhe kur të kenë nge le t’i hapin……edhe pse
    nuk na i kanë hapur ne do të vazhdojmë që të punojmë sikur na i kanë hapur”!

    1. Zigur Qarri says:

      Mera dhe Berrisha nuk ka rruge tjeter qe ti shpetojne burgut dhe sekuestrimit te prones se grabitur eshte e vetmja formé sa me large bashkimit europien me large burgut por eshte e kot do shkarkohet arrestohet denohet sekuestrohen pronat te gjithe ketyre fshatarve qe zbarkuan ne tirane me corape te grisura dhe u bene miliardere
      Ndesa pd nuk ka shance as per te qene opozite me ata babale se ka atje shpresa eshte zero

    2. Tan_Tironci says:

      Rama glen 1.2 bullion, o trap.
      Kaq sa per “besimin”

    3. prizem says:

      sikar qorri, ti qofsh per logjiken qe ke, je unikal ne idiotizmat qe shkruan. Vertete i beson? Nese po, duhet urgjentisht te shohesh nje Psikiater. Nese e ben per perfitime personale, ngelesh nje funderine propagandistike qe nuk te pjerdh njeri dhe do te perfundosh ne mes te kater rrugeve nga padronet qe ushqejne.

      1. Zigur Qarri says:

        Hahahaha….mu ngjit perseri.perseri…..muti poshte kepuces,muti prizem,dava muti.
        Nuk rri qeni pa henger mut,mbi dy vite duke henger mut.
        Ik ore zagar,ik ore bole!

        1. prizem says:

          Bolet nuk mund te flasin per bole, leri cakerdisjet por a ke ndonje pergjigje per ato qe te thashe. Keshtu jeni ju rraca e ndyre e PeDe-rave te SHQUP-it, tjeter gje diskutohet dhe ju pergjigjeni per komplet tjetr gje, rrama-pertama.

          1. Zigur Qarri says:

            Prizem muti perseri poshte kepuces!
            Nuk rri qeni pa henger mut!
            Ik obole,ik ore mut!

    4. Zigur Qarri says:

      O Ed Rama, te hongsha Mbeturanat Ushqimore Trupore, je i modh.

  4. EKZEKUTUESI says:

    i Nderuar Mero BAZE…TE LUTEM SHKRUAJ NJE LETER ILIR METES, ku nepermjete kesaj “Letre” ti Veshe ne Dukje qe:
    1-Te mos “Lodhet” Shume per ne Miletin Shqipetare….
    2-Ilir Meta, te mose “Protestoj” me per “Mbrojtjen ” e KUSHTETUTES, sepse ne Mileti Bejme edhe pa “Mbrojtjen” e Ilir Metes.. qe e “Respekton” shume Kushtetuten…
    3-Ju Lutem i Nderuar Mero Baze:T´JA VECE NE DUKJE qe edhe Monika Karabuca, te Mose Lodhet me Duke Hequr Breket, cizmet, dhe Bertase ,dhe Ulerase, per ate apo kete Politkane se do ta Heqin Zavarre apo edhe se do ta Varin…te Lutem te mi coc Selam Monikes, qe te Ruaj Qetesin,sepse ne “Kokepalaret” jemi shume te “Shqetesuar per “Shendetin” e saj…
    dhe se Fundi thuaj bite Ilir Mtes:LERE MO MILETIN NE “PARAJSEN” Berishjane, qe eshte Krijuar po me Ndihmen DIREKTE te Ilir Metes, lere Miletin ne Rrugen e tije….LE TE SHKOJE KU TE DOJE, por pa ILIR METEN..dhe Moniken…lere KOPEN TE LIVADHISE NE “MESHIREN ” E FATIT, por jo ne Doren e Ilir Metes, Berishes, Bashes, Vasliti,Narde Ndokes, dhe Gjithe Bandes SERBE ne Shqiperi….Lere Miletin ne Paqe, se Ilir Meta NUK KA PER TE PASUR PAQE AS NE VARRE, se shume na ka…care….k…in…..lol

  5. Sali Trimi says:

    Mero je fisnik ne shpirt.
    Gjerat i thua me gjuhen e gazetarit dhe jo te hetuesit. Duket sikur nuk do ta lendosh Ilirin. E nderon ate pa dashje kur flet per te si nje politikan me vizion te gabuar, qe ashtu si pa vetedije del kunder perendimit. Une e kuptoj poziten tende dhe te falenderoj per nivelin gazetaresk.
    Sidoqofte, une nuk mund te rri pa thene se ato qe shkruan per ilirin nuk jane te sakta. E di qe do dal jashte etikes, por gjithcka qe ben Iliri sot, i pershtaten nje banditi te mirefillte. Metamorfoza e tij nga Aliende qe do vetevritej e deri sot ne rrugen e revolucionit te Presidentit kunder sistemit, flasin vetem per faktin qe ai eshte bandit i paster. Ne koken e tij vlojne idete e vdekjes. Ne koken e tij nuk ka politike. Edhe kur flet kunder Amerikes, ai vazhdimisht mendon per gjakun qe do derdhet, po qe se ai rrezikohet.
    Me nje fjale zoti Mero, trajtimi i nje banditi si politikan, eshte gabim. Nje politikan i mirefillte nuk behet kurre bandit. Nje bandit i mirefillte, behet edhe politikan. Kjo e fundit i shkon me mire Ilir Floririt. Ata qe e mbeshtesin ne rastin me te mire jane budallenj se mbeshtesin nje bandit dhe ne rastin me te keq, jane vete, bandite.

  6. peter says:

    Bravo Ola, shume e sakte.

  7. Babale says:

    Doreheqja e tij nuk eshte e mirpritur! Ai duhet nxjerre jashte presiodences me dhune, si nje pirat qe ka uzurpuar nje pushtet te pamerituar!

  8. Populli i thjeshtë says:

    Po u prishet moçali disa kafshëve vrastare në Shqipëri.
    Shumë minj haleje po ulërijnë e skërmiten se po u hiqen të drejtat prej kopshtit me lule të bletëve punëtore!
    Kryemiu, i veshur si kryeshqiponjë, ka shpallur luftën e madhe kundër!! (me sebep mbrojtjen e bletëve)
    Ruajna zot… ruajna zot…

  9. shqip says:

    Kjo qe po konsumohet në Tiranë është kryekëput strategji Ruse. Po e njëjtë mund të thuhet edhe për Kosovën. Fakti që BE, e veçanërisht Franca, po përshpejtojnë veprimet për proçesin e negociatave, ka vënë në lëvizje tentakulat gjysmë të fjetura Roso-Turke. Asnjë teori tjetër nuk qëndron në këmbë. Mjafton të shohësh lëvizjet e Amerikanëve dhe Europerendimoreve, për të kuptuar ku fle lepuri. Ata kanë njohuri me shume për ç’ka ndodh rreth nesh. Prandaj dhe pa kaluar kufirin e etikës diplomatike, vazhdojnë të mbështesin forcat progresive në Shqipëri. Nuk është aspak për tu habitur që, agjencitë ligjzbatuese perëndimore kanë aq material sa, Ilir Meta, Albin Kurti, Sali Berisha, Ramush Haradinaj e të tjerë, shkojnë kundër interesave Amerikane, në favor të aktorëve të tjerë strategjik. Dy fytyresia si pro Europes dhe aleatit të madh të shqiptarëve, SHBA, ka kohë që e ka grisur maskën. Kaq gjë tashmë është e kuptueshme nga të gjithë. Veç se shikojnë interesin e çastit për ndonjë kockë që mund të afrojë Lsi apo PD. Pa diskutim që në tre dekada të marrëzisë kolektive, ky trend është i vështirë të ndrroje. Njerëzit janë thuajse të imunizuar me “Berishzmin” si sistem. Ha me i forti, fiton me i forti, gëzon vetëm i forti. Prandaj ky i forti nuk pranon drejtësinë e re. Prandaj këta të fortët dalin në shesh dhe lengezohen nga perversiteti I Ilir Metës e i Sali Berishës. Këta e dinë që Rama do zbythet një ditë. Por këta nuk duan që pas zbythjes se piktorit të kenë të bëjnë me ca fytyra të reja që nuk janë mësuar ti shihnin me pare. Dhe këta kjo i tremb. I tremb sepse pushtetin e duan për leverdi të tyre, jo për interesin publik. Megjithatë , në momentet që flasim, Ilir Meta është rrezik kombëtar. Çdo ditë që ai rri në presidencë , mund ti shkaktoj dëme serioze Shqipërisë dhe jo vetëm. Dikush mund të thotë se presidentin nuk e luan as topi për sa kohë nuk ka një gjykatë kushtetuese. Në kushtet ku ndodhet Shqipëria, dmth pa këtë gjykatë, presidenti presupozohet të vrasë dhe njerëz, atëherë? Mund edhe të dalë në shi, lakuriq, e të bëjë shqiponjën, e të marrë flamurin e Burundit e ta valvise, atëherë? Ky duhet lënë aty duke bere pis institucionin e kreut të shtetit? Jo. Ky duhet shkarkuar direkt, ç’do vonesë është dëm për të gjithë .

  10. ??????⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    ????????????

    1. Pejani says:

      Pirdhe se te lirone po shikone endra me sy hapur si sali enver berrisha .
      Problemi eshte aty

  11. Arber iliri says:

    .Meta eshte jo vetem hajdut por socipath.duhet urgjent zhveshur nga emri President i Republikes.Pasi te jete jashte zyreste beje thirje sate doje per tubime .

  12. Pa sens Ilir...! says:

    Ilir Meta lufte e kote

  13. Brahoo says:

    Mungon gjithmone vetem nje argument “i vogel”; kete dreq Mete kush e zgjodhi president ! Se kete pyetje se ben me asnjeri…
    Se siç po shkojne “bathet” ka rrezik qe te kemi prap aleancen PS-LSI ne qeveri . Ateher çfare do themi ? A po do vazhdoje prap avazi i ketyre 30 viteve;shaj kot sa per muhabet se diten bejne sikur zihemi dhe nate ndajne leket.
    Dhe duhet ta dini qe ndajne leket tona nuk ndajne leket e tyre. Me keto pseudo krizash kane 30 vjet qe qeverisin .

    1. Zigur Qarri says:

      Megjithese Brahoo bën nje pyetje retorike,po jap nje pergjigje.Kush e bëri President Meten dihet,ai qe tha ne 2018-en,se “Meta eshte
      Presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë”.Populli e din,por mediat jan te urdheruara te mos e konsumojn.
      Ilir Meta u zgjodh President pa pranine e PD-s.por me votat e PS-s,LSI-së dhe PDIU-së( 87 vota),vetem dy vota kunder,nga Ben Blushi dhe
      Mimoza Hafizi.Zgjedhja e tij President ka qene inisiative e Rames.Kuptohet pse ,nje të përlyer e ke ne dore.Nuk mund te thotë Rama
      se nuk e njihte.Pra,Rama me zgjedhjen e Ilir Metes President,i vuri tritolin Demokracise shqiptare me ndergjegje te plote.Perse?Qe
      t’mos kishte pengesa ne vjedhjet e tij te planifikuara.Nje i dhjere nuk e ka moralin te paragjykoje te permjerrurin.Rama nuk ka ideale,
      sepse eshte nje person pa integritet moral,dhe per Lekë ai eshte gati te shese gjithshka dhe ti tradhetoje te gjith.Tragjike eshte,se
      kesaj barbarie antishqiptare,antiShtet, i eshte bashkanjgjitur jo vetem llumi shoqerise tone,por fatkeqsisht edhe shume”intelektuale”.

      1. Zigur palloshi says:

        O zigur o budalla e dinin prinderit e tu qe te riten dhe ti i ke abandonuar po marin buke me liste se djali i ka mare rruget

        1. Zigur Qarri says:

          Hahaha……..e paskan braktisurit prinderit debilin,prandaj nuk ka emer.
          Jan mbledhur gjith drogaxhinjt dhe debilat tek”rilindja”!
          Ik ore debil!

          1. Zigur Qarri says:

            Une Ed Rames i hongsha ba-bolen deri ne rreze.

  14. Kozmos says:

    MUNDOHET I DHKRETI QE MOS TE SHKOJ NE GIJOTINE , POR TASHME DOSJA E TIJ ESHTE E KOPSITUR . SHUME SHPEJT DO TA SHOHIM NE BANKEN E TE AKUZUARVE . NDREKOMBETARET QESHIN ME HISTERINE E TIJ .

  15. Koba says:

    Ky delenxhi meriton te shkulet ZVARRE nga Presidenca dhe ti jepet SPAK-ut.ka bere aq Zullume sa nuk ka Kandar qe ti mbaje:Vjedhje,grabitje,vrasje ,Ku ka mashtrim me Pare si puna e CEZ eshte Dora e Tij.Deshmi jane pronat e shumta qe ka,shpenzimet marramendese qe ben dhe te tjera dhe te Tjera.

  16. Petrit says:

    Pesidenti Meta eshte shume i vonuar tashme.
    Shqiperia i ka hapur negociatat qysh perpara dy viteve.
    Bile naltgjatësia per kete arritje te madhe te politikes rilindase pati dekoruar edhe ambasadorët e shqiperisë ne europë.
    Por iliri ka qene jashtë shtetit dhe se ka dit.
    Tani qe eshte kthyer dikush ti t’ja thote se negociatat jane hapur e me kete rast jane bërë edhe dekorimet e radhes.

  17. emigrante says:

    Thoni more atij faqeziu hajduti e maskarai,boll se ste shohim dot me ne tv. Tani filloi te shkruaj edhe BE. Shqiptaret jane armiqte e vetvetes. Don zoti e heqin qafe te huajt se per politiken shqiptare ai do rrije aty vec nderron vend

  18. Tano Karidi says:

    Dridhe like se na fike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje