Nga Mero Baze
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar pezullimin e taksës me Serbinë, me kusht që të rivendosen disa norma reciprociteti me Serbinë, në disa afate që ai i gjykon të mundshme. Përpjekja e tij për të vendosur afate, shoqëruar me njoftimin për heqjen e taksës, janë ngarkesa të panevojshme, që mund ta dëmtojnë aksionin e tij politik, por ato dhe mund t’i harrojë në ditët që vijnë, pasi ende nuk ka folur LDK, dhe nuk mund të quhen vendime kolegjiale. E rëndësishme është që ai ka pranuar të heqë fillimisht taksën e pastaj të nisë bisedimet.
Të gjithë ata që janë të sinqertë kur thonë se Kosova nuk duhet të humbasë aleancën me SHBA dhe Perëndimin, nuk kanë asnjë arsye të shikojnë me dyshim Albin Kurtin pse ka reflektuar dhe po sillet, siç e ka detyrim të sillet kryeministri i Kosovës.
E kuptoj që tani do të ketë një valë histerie e presioni publik ndaj Albin Kurtit, i cili devijoi nga qëndrimi i tij për “orën zero” të heqjes së taksës. Pra, ai premtoi që nuk do të ketë një moment, kur taksa të jetë hequr dhe reciprociteti të mos jetë vendosur.
Tani në fakt ky moment ekziston dhe shumë mirë që ekziston. Kjo nuk është arsye për t’u shpallur as tradhtar, dhe as mashtrues. Thjesht një politikan që ndryshon.
Të gjithë ne që ja kemi kërkuar këtë Albin Kurtit në emër të ruajtjes së aleancës me SHBA, nuk kemi pse i kujtojmë tani Albinit, se ai tentoi të bëhej anti-amerikan. Ai në të vërtetë e ka nisur karrierën ashtu, si një aktivist “anti-imperialist”, por moderimi i tij dhe shkuarja tek vendimet llogjike që nuk rrezikojnë Kosovën, nuk janë arsye për t’i kujtuar atij kohët e shkuara, por të ardhmen e Kosovës.
Ramush Haradinaj, që bën si i mërzitur pse Albin Kurti po shkon drejt heqjes së taksës, në fakt është duke dëshmuar se taksën e ka vendosur për të bllokuar planin amerikan për bisedime, dhe jo për të luftuar Serbinë, pasi Serbia do të dorëzohet kur të njohë Kosovën, dhe jo kur të mos shesë miell në Kosovë.
Ajo që ka bërë sot Albini, është ajo që ju kërkua Ramush Haradinajt nga presidenti i Francës dhe kancelerja gjermane Merkel gjatë takimit të pranverës së kaluar në Berlin, kërkesë që Haradinaj e refuzoi, duke akuzuar Edi Ramën se i ishte bashkuar presionit të Gjermanisë dhe Francës kundër tij.
Prandaj sot ai është mirë të heshtë, pasi më shumë se sa superior ndaj Albinit, në fakt tregon se taksa ka qenë axhendë e tij personale dhe jo e Kosovës.
Për pezullimin e taksës ka qenë dakord dhe LDK e Mustafës dhe PDK e Thaçit, dhe pavarësisht mënyrës se si ata shuan rezistencën e Kurtit, ata duhet të heqin dorë nga triumfalizmi dhe ta shikojnë këtë vendim si një shkuarje drejt një shumice luajale ndaj SHBA në Kosovë.
Ndaj nuk ka arsye që tani të bëhet debat pse ndryshoi Albini dhe pse tradhtoi qëndrimet e veta. Debati i hidhur do të ishte po të mos ndryshonte dhe të tradhtonte të ardhmen e Kosovës.
Them, Albini
s’ka pse vuan
muri s’luan
burri luan ?
…
Tani ose me 2 mars,albini ka detyrim ti sjell saliut dhe ilirit 10 mij koqevar per te rrezuar edi ramen.
Po or vëlla. Mirë e ke .
Nuk ka ne kosove njerez te afte per politike vetem caj dine te pijne dhe te pegojojne njerzit njerez me kulture feudale
E imagjinoni nivelin e kesaj krahine te prapambetur i genjene Rambush Rambushi i thote do shisnin kosoven po une nuk i lejova ( do shisnin kosoven ) eshte turpe ta mendosh nje gje te tille e jo ta besoshe
Rambushi kosoves trimi heroi patrioti legjenda gjenerali rambo nuk e di sa epitete te tjera i ka vene vetes ky gomar qe izoloje njerzit si ne kopeshtin zoologjik qe nuk levizin dot pa vize shpresoje qe se shpejti te arrestohet per krime lufte dhe te vdesi ne burge
Mero me te vertete nuk e kupton apo ben sikur nuk e kupton? Amerika e Trump nuk eshte e njejte si Amerika perpara Trump. Eshte nje president qe sulmon aleatet dhe dashuron autokratet. Ti nuk po i ben nder as shqiptareve te Kosoves dhe as kombit shqiptar kur shtyn perpara teze te tilla per bindje totale dhe pa asnje sens kritik ndaj gjithcka qe administrata e Trump u kerkon lidereve Kosovare. Te lutem informohu me mire per Grennel dhe Trump dhe lidhjet e tyre me Putinin dhe oligarket ruse.
Nje shkrim shume i sakte dhe teper i permbajtur, per hir te unitetit. Qendrim i paster patriotik prej Meros dhe per kete e pergezoj si shqiptar.
Sidoqofte nuk ka qene e lehte, per ata qe kane menduar se taksa ishte gabim i rende I Haradinit. Jane perdorur dhe terma te rende, qe ndoshta nuk kishin vend per tu perdorur.
Sidoqofte une si person, dyshoj se Albini ka qene I detyruar ta heq taksen dhe jo se ai mendon qe kjo eshte dhe rruga e vetme, per te miren e Kosoves.
LDK e Mustafes ka meriten e para. Mustafa, po qe se ju kujtohet, me rastin e nje interviste para ndonje muaju shprehu qarte qendrimin pro amerikan per taksen. Ai theksoi se mosvendosmeria e Gjermanise ne bisedimet midis Serbise dhe Kosoves solli si rezultat deshtimin e bisedimeve. Ky ishte jo vetem qendrim pro planit amerikan, per arritjen e paqes, por ishte dhe akuze per Merkel. Ishte pikerisht kondershtimi i Merkel per planin, ku u mbeshtet Haradini per venien e takes.
Sic dihet Merkel, per interesa te brendeshme evropiane, me te drejte, ishte kunder shkembimit te territoreve. Nga ana tjeter ajo asnjehere nuk ka qene per venien e takses , prandaj dhe e abandonoi Haradinin. Ishte Saliu qe punoi sipas planit serbo-rus , per te vene taksen, qe te krijoheshin kushtet qe Serbia te terhiqej nga bisedimet. Serbia dhe populli serb nuk jane per bisedime, per njohjen reciproke…Historia tashme dihet…
Une gjithe kete e them per te evidentuar se Kurti duket nje politikan ekliktik, sidomos ne planet e tij per te biseduar me Serbine. Ai nuk ka asgje te veten ne koke dhe kjo do krijoje probleme. Problemi me i madh do jete Sali Berisha, qe ashtu si udhezoi Haradinin, do udhezoje edhe Kurtin per zgjidhje “radikale” kunder interesave tona. Per kete duhet vigjilence!
Kurti qe duket si ekliktik, ne te vertet eshte si nje kalama i papjekur qe nuk di se cdo. Akoma pa hequr taksen, ai flet per rivenien e saj. Kjo, i dashur Mero, mund te jete ne kundershtim me shpresen tende qe Kurti eshte nje politikan qe ndryshon dhe jo tradhetar apo mashtrues. Edhe une, uroj nga zemra qe te jete keshtu, sic pohoni ju. Me zemer dhe shpirt i uroj atij mendje te hapur dhe aleance me Ameriken dhe jo te imponuar nga Mustafa apo Thaci, sepse i rrezikohet karrikja. Enderoj qe ai vertet te ndryshoje. Ai duhet, qe ne asnje variant te pyesi Salen apo Ilirin se cduhet te beje. Te pyes ata qe duan bashkimin kombetar dhe jo gjelat shqirak shqiptare qe enderojne te kendojne secili ne kotecin e vet.
kaq pa imagjinate je tu bofsha, apo je me mision mga zyra propagandes? RR.K
kaq pa imagjinate je tu bofsha, apo je me mision mga zyra propagandes?? RR.K
Zoti Tipuripiis, Keni bere nje analize me vend dhe te admirueshme.
Pergezime.
Jepi merush jepi se te erdhi dita.Sa per metamorfozen e Albinit eshte mire te kujtosh mutamorfozen tende .Kujtohu pak e pastaj mundohu ta qepesh gojen se nuk i afrohesh as tek thoi Albinit.. Qesh mire kush qesh i fundit.
Ore e kuptoni qe ky Albini eshte koqe kandari,po si ka mundesi qe mender kryeministri I Kosoves lufton te rrezoj qrverine e Shqiperise,ku ka bythe te rrij kjo?!
Mero por ti kur do të ndryshosh?!
Mero por ti kur do të ndryshosh?! !!
Kur tma japesh ti
Mero ka nje ide fikse e cila eshte: “të mos prishim aleancen me Ameriken”. Dhe ketu ka plotesisht të drejte. Amerika ka qene në krah të popullit shqiptar gjatë gjithe historise së tij. Por a eshte sot Amerika e Trumpit perseri në krah të popullit shqiptar?! Nuk e di. Po e di mirë se Amerika i tradhtoi kollaj kurdet në Siri. Kurdet qe kishin luftuar me perkushtim e besnikeri krah saj kunder ISIS-it! Si spjegohet ndryshe gjithe ky presion i Uashingtonit ndaj Prishtines per një dava takse?! Pa asnje garanci se Beogradi do e pranoje pavaresine e Kosoves?! Nuk e di…!
Leke dhe Euro i madh po hidhet o mero Baze nga cifti Meta-Kryemadhi si ne LSI dhe ne PD, per te marre pjese ne 2 Mars ne Bulevard.
Cfare ben Prokuroria dhe SHISH, apo akoma (faktikisht eshte) eshte shumica e tyre nen kontrollin e diktatin e Sali Berishes dhe Ilir Metes.
Fatkeqesija e shqiptateve jane katershja Sali. Meta. Albin. Rambush.