Nga Mero Baze
Ka një përpjekje për ta prekur në sedër Lulzim Bashën dhe demokratët në përgjithësi, për faktin se i mbushën sheshin Ilir Metës më 2 mars. Shumë prej tyre ndjehen të pasigurtë në atë që kanë bërë. Të tjerë, kryesisht kundërshtarët socialistë, duan t’u krijojnë kompleksin e protestuesve të keqpërodrur.
Por më së shumti sulmet janë mbi Lulzim Bashën, duke tentuar ta paraqesin atë si një lider të rrezikuar nga Ilir Meta.
Edhe pse të gjitha hamendjet kanë plot të vërteta brenda tyre, demokratët dhe kryesisht Lulzim Basha, nuk duhet të kompleksohet nga kjo gjë. Kjo është një lëvizje politike e Ilir Metës, i cili kërkon ta marrë personalisht përgjegjësinë mbi suksesin e saj. Roli i Lulzim Bashës dhe demokratëve, është thjesht t’i japin një publik hua. Dhe këtë duhet ta bëjë.
Suksesi i Ilir Metës do të jetë më i madh sikur Lulzim Basha t’u japë shenjë demokratëve të mos shkojnë më në mitingun e tij. Aq më tepër që kjo do ta përplasë me Sali Berishën, i cili, siç e shikoni, 5 mijën e bën 500 mijë, vetëm që të kuptohet se ajo është rruga e duhur.
Ndaj Lulzim Basha duhet t’i japë shansin Ilir Metës ta konsumojë këtë betejë, qoftë dhe me ushtarët e tij.
Ai vetë konsumoi pranverën që shkoi një nga betejat më radikale në historinë e politikës shqiptare, betejë që pati brenda akte të mëdha kamikazllëku politik, siç ishte djegia e mandateve dhe dorëzimi i 61 bashkive.
Në fund nuk ja doli dot falë dhe ndërkombëtarëve, që u bënë bllok kundër kësaj rruge revolucionare.
Tani këtë rrugë për hallet e veta dhe arsye tërësisht personale, kërkon ta provojë Ilir Meta.
I duhet dhënë ky shans ta provojë.
Lulzim Basha do gabonte nëse ja tërhiqte njerëzit nga rruga. Do të gabonte pasi do të perceptohej si lider i dobët, që ka frikë Ilir Metën dhe rivalitetin e tij, dhe akoma më keq, Ilir Meta do të perceptohej si zgjedhje e re e Berishës, që ja dëgjon fjalën për përmbysje revolucionare.
Zotësia e Bashës do të ishte ta shtynte Ilir Metën deri tek shpërndarja e Parlamentit. Ta konsumonte dhe ai një akt radikal, që të plotësonte pamjen e përgjithshme të këtij skenari të marrë.
Vetëm kështu do të kemi një mundësi të verifikojmë se kush di ta marrë pushtetin me forcë, dhe kush nuk di. Ndryshe kjo do të jetë një betejë pa bilanc.
Në një situatë të tillë, nëse Lulzim Basha i jep shansin Ilir Metës ta lërë në gjysëm këtë rrugë, duke fajësuar atë, do të jetë më keq për Bashën. Madje në këtë pikë, po investohen gabimisht socialistët.
Rruga më e mirë është që ta ndihmojnë Ilir Metën të hedhë hapin e fundit, që thotë se do të hedhë. Dhe kur je një hap larg greminës, hapi i fundit ka shumë rëndësi.
BASHA KERKON TE NXJERI GESHTENJAT ME DUART E ILIR METES DUKE MENDUAR QE KY ESHTE I DJEGUR DHE MBASE BENE DICKA PO GABONE ESHTE PD QE E PESONE SE META ESHTE I IZOLUAR NDERKOMBETARISHT DHE NUK PRODHONE ASGJE NDERSA PD VRITET POLITIKISHT NE KETE HISTORI RAMA ESHTE FITUESI BILE ESHTE FITUES I MANDATIT TE TRETE PARA KOHE
Shume e sakte fjalia e fundit, dhe kur je nje hap larg gremines, hapi i fundit eshte vendimtar!!
Te lumte pena dhe mendja!!
Hajdutet dhe kriminelet mbeshtesin njeri tjetrin per mbrojtjen e plackes se vjedhur..
Po te shikonit mitingun e hajdutit like floriri i akuzuar nga sali vampiri,aty ishin te gjithe hajdutet 30 vjecar me vila e miliona qe kane grabitur tokat e pronat tona…
Aty ishin bllokmenet e rinj qe nga saliu,luli monika,jamboshnjaku me argiten dhe ca fakire pa dhembe qe nuk dinin ceshte kushtetuta ,si dhe ku eshte shkel kushtetuta….
Keta fakire kane mare ndonje sufllaqe dhe ca fara kungulli qe e kishin mbushur bulevardin sa edhe pastruset e shkreta po mallkonin kur po i pastronin
Mbi 100 000 protestues kunder Edvin D’Rames,e pabesueshme!Gjigandi “rilindjes”askushi,zerro,minus,drejt fundit te turpshem.
Protestat tjera,ku numri pjesmarresve ka qene 20-30 mije protestues,Endri Fuga i ka filmuar me dron,per te manipuluar e minimizuar
permasat e protestes,por me 2 Mars,çdo dron nuk do te kthehej më ne destinacion.Asnje lider i”rilindjes”nuk foli per protesten,sepse
nuk e kan besuar se ajo do te ishte protesta më e madhe e te gjitha kohrave.Ilir Meta mposhti Edvin Ramen!Kujt ja merrte mendja,qe
shpresa e madhe do te kthehej ne zhgenjim kaq te madh.Ky eshte edhe fundi i mashtruesve,i te pabesëve.STOP propagandes të mafies
së”rilindjes”,qe vetem ka mashtruar dhe vjedhur shqiptaret keto 7 vite.
Shkrim inteligjent me shume cinizem brenda. Mero ke bere nje shkrim qe e ke trullosur dordolecin e Saliut. Ai edhe pa kete eshte shume i trullosur dhe i trembur. Nga njera ane ka presionin e plakut qe e urdheron ta mbeshtet hajdutin e presidences ne kete hall te tijin,sepse ky puqet me hallin e plakut ndaj reformes ne drejtesi. Nga ana tjeter kemi presionin e anetareve te PD-se jo berishiste qe nuk duan kete mix me hajdutin e presidences,sepse e parandjejne se ky bashkim do sjelle vetem disfate ne ballafaqimin e pare elektoral. Dhe ne kete mish mash te krijuar ne PD, nga plaku i SHQUP-it dordolecit i nevojitet mbeshtetja e Berishes. Per kete Ai do vazhdoje ti jape meshtetje Likes sipas porosive te plakut,sepse eshte i kushtezuar nga aferat qe ka patur ne bashkepunim me ish kryeministrin. Por nuk ka asnje rrezik se Likja do i pervetesoje njerezit PD-se. Tashti ne loje jane te tjera halle qe jane te njejta per te tre, lufte jo kunder Rames,megjithese keshtu kamufllohet ne publik, por kunder nderkometareve qe po udheheqin perfundimin e reformes ne drejtesi.
Hahaha o Zigur kari ca thua, a i beson vertete ato qe thua??.. ?
Ik ore bole,ik ore debil!
Basha ishte shume kureshtar per te pare Meten ne podiumin e protestave.
Meta u shfaq si kamelon,me dy gishtat lart, u tregoi demokrateve se ishte me ta.
Me pjesmaresit ne podium,leshoi mesazhe se nuk i “sherben” politikes,por vlerave njerzore.
Sulmoi amerikanet,per reformen ne drejtesi ,por perdori flamurin e tyre.
Pika kulmore e perdhunimit te Kushtetutes ishte futja ne parlament,per te firmosur si DonKishot,shperndarja e parlamentit,nga ‘mbrojtesi”
I Kushtetutes.
Sepse demokratet u terhoqen paksa per ta ndihmuar Presidentin,pati sukses aq te madh protesta,erdhen edhe ata mijera
shqiptare emigrante.Prandaj nuk shkon fjala hua ne kete rast,sepse protesta mori drejtim tjeter,jashtpartiak,Basha e kuptoi
kete dhe qendroi larg.Presidenti ishte ne rrolin e Kryetarit te Shtetit si kurre më parë.Protesta e 2 Marsit tregoi se Qeveria
Rama ka marre fund,eshte fundosur pa shprese,dhe kjo situate nuk ndryshon.Edvin D’Rama ka humbur terren politik brenda
dhe jasht Shqiperise.Brenda mbi 85% e shqiptareve jan kundra”rilindjes”per shkak drogaxhiut,qe ka marre peng jo vetem PS,
por edhe Shtetin shqiptare.Nderkoh politika e papergjegjshme e tij qe injoron hapur te gjitha rregullat e lojes demokratike,ka
hasur ne nje izolim nga partneret perendimore.Izolimin e ka dekonspiruar vete Rama ne Kongresin e PS-s,per te parapergatitur
opinionin shqiptare,se mos hapja e negociatave eshte normal,duke deklaruar ,se
“Nuk presim as mars, as maj, po të duan t’i hapin, po të duan mos t’i hapin negociatat dhe kur të kenë nge le t’i hapin………..edhe
pse nuk na i kanë hapur ne do të vazhdojmë që të punojmë sikur na i kanë hapur”!!!
Mashtruesi i “rilindjes”qe rri pas deres prej tre vitesh te bëjë celebrim me BE-n ,”sfidon”parneret perendimore,sikur ata na e kan
nevojen ne!Harroi ky Kryeminister mashtrues qe eshte perbetuar qindra here se do te hapen negociatat!?
Je mendje holle ti Mero Baze !?
I lexon likja “presidenti “keto qe shkruan Merua ?
likja i shkret, i ka ngelur hapi fundit…. do iki per lesh ose me sakt ka kohe qe ka ik per lesh.
Sarkazma eshte veti e luftetarit…
“Dhe kur je afer gremines, hapi fundit ka rendesi” NJE BRAVO TE MADHE Mero Baze! Je mendje vetem.
Dy te keq nuk e bejn nje te mire
Hapi qe duhet te marre Like hajduti me Sali kriminelin duke futur ne karroce LulSumkapuçin dhe Mona Baxhellen ESHT TE BIEN NE GREMINE dhe te Shpetoje Shqiperia nga Keto delenxhinj dhe Vemje.