Për ata që janë në siklet, pse po dalin për Metën më 2 mars!

28 Shkurt 2020, 19:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në fillim e tha një aktor i celulës së Ilir Metës: “Unë do të shkoj më 2 mars, jo për Ilir Metën, por për Kushtetutën”. U duk pak si humor mediokër. Pastaj e thanë disa politikanë nga ata të opozitës, që i mban larg dhe Berisha dhe Basha. Dhe ata përsëritën frazën: “Do shkoj më 2 mars, jo për Ilir Metën, por për Kushtetutën”.

Pastaj u ngrit Ilir Meta i shkoi në zyrë Sali Berishës dhe ju hakërrye përse Lulzim Basha nuk po fliste.

Pastaj u dëgjua dhe Lulzim Basha t’ju thotë strukturave që “më 2 mars do të jeni në bulevard, jo për Ilir Metën, por për Kushtetutën”.

Dhe prej asaj dite ky refren përsëritet nga çdo njeri defiçent në shoqëri që tenton të na tregojë se është gjallë. I fundit që erdhi nga përtej detit ku jeton si emigrant, është dhe ish Ministri Teknik Demiraj. Edhe ai “jo për Ilir Metën, por për Kushtetutën”.

Ky është rasti i parë në historinë e politikës shqiptare, ku persona të margjinalizuar nga politika apo opinioni publik, duan të bëhen faktorë në një ngjarje, por u vjen turp nga personazhi kryesor i ngjarjes.

Unë nëse do të shkoja më 2 mars në shesh, do të shkoja për Ilir Metën. Mirë apo keq, ai është historia jonë politike 30 vjeçare, një politikan i bërë vetë, i bërë keq, por me forcat e tij.

Në shumë momente të historisë së 30 viteve, ka qenë në anën e duhur të historisë, ashtu si shpesh ka qenë personazh i ditëve të zeza të saj.

Problem i tij është se pas 30 vjetësh ka një ezaurim të plotë politik dhe kam frikë se dhe intelektual, e mendor. Nuk është më dikush që ngjall më shpresë në këtë vend, sidomos kur u thotë të rinjëve “mos ikni se më keni mua këtu”. Ai është një nga disa arsyet përse ata ikin.

Dhe kjo nuk më duket një tragjedi. Nuk ka politikan që t’i ketë rezistuar më shumë se 30 vjet një skene të pacipë politike si kjo e Shqipërisë. Këmbëngulja për të vazhduar më tej, është ndoshta keqkuptimi tij me historinë.

Por unë mund të dal në shesh qoftë dhe për një hall njerëzor të qytetarit Ilir Meta. Nuk më vjen turp nga kjo gjë.

Por kjo hipokrizia kolektive, e të gjithë njerëzve që duan të duken të rëndësishëm në këtë vend në mitingun e Ilir Metës, por që distancohen nga Ilir Meta dhe solidarizohen me Kushtetutën, është një komedi publike e paparë ndonjëherë.

Kushtetuta në Shqipëri nuk është e rrezikuar nga mos zbatimi. Ajo është e rrezikuar nga ndryshimet që e kanë bërë atë një institucion që nuk garanton më të gjitha liritë tona. Kur u ndryshua Kushtetuta nuk u ngrit aksush. Ndryshimet e fundit të saj janë bërë me 140 vota në Parlament.

Ne i kemi pranuar ato ndryshime. Me heshtjen tonë, me konformizmin por dhe pafuqinë tonë. I fundit që ka udhëhequr ato ndryshime është Ilir Meta. Tani është penduar dhe do Kushtetutën e vitit 1998, por s’ka fuqi ta rikthejë.

Tani ai ka probleme me historinë e tij në politikë, me dështimin e tij me LSI dhe aleancat politike dhe nervozizmin nga loja e mbyllur e opozitës së Sali Berishës.

Por nuk i ka faj Kushtetuta. As atyre që duan të dalin në shesh më 2 mars nuk u ka faj Kushtetuta. Ata ose duhet të dalin për hallin e Ilir Metës, ose më mire të rrinë në shtëpi, e mos ta fyejnë Ilir Metën, duke i thënë, “nuk dalim për ty, por për Kushtetutën”.

Kushtetuta jonë është ndryshuar më 2008 me konsensus dhe më 2016 prap me 140 vota. Ndryshimet janë shoqëruar me duartrokitje.

Lereni këtë hipokrizinë për Kushtetutën. Nëse u vjen turp të mbështesni Ilir Metën, por u vjen frikë se u ka bërtitur Berisha, shkoni aty, po të paktën mos thoni që shkojmë për Kushtetutën. Shkoni për Ilir Metën se është shumë më njerëzore kur një njeri është në hall dhe ti i del në krah. Se kjo që dhe i del në krah dhe i thua “nuk vij për ty”, është mund i shkuar dëm. Nuk ua di për nder as Ilir Meta dhe natyrisht as Kushtetuta.

 

30 komente në “Për ata që janë në siklet, pse po dalin për Metën më 2 mars!”

  1. Në djall vaftë .? says:

    Kur ka maskarenj dhe budallenj, kjo ndodh.

    1. Prind says:

      Ata po mblidhen per kushtetuten, do ta puthin te tere nje nga nje sic e puthi Iliri tek Fevziu dhe….hajd me shendet zinxhirin e korona virusit, kriminelo virusit, sharlatano virusit etj etj. Per sulltan Novruz qe i bie te kete kaluar koha e inkubacionit, nuk e dime sa nga keta do kemi gjalle, sa ne burg dhe sa te kuruar?

    2. Prind says:

      Ata po mblidhen per kushtetuten, do ta puthin te tere nje nga nje sic e puthi Iliri tek Fevziu dhe….hajd me shendet zinxhirin e korona virusit, kriminelo virusit, sharlatano virusit etj etj. Per sulltan Novruz qe i bie te kete kaluar koha e inkubacionit, nuk e dime sa nga keta do kemi gjalle, sa ne burg dhe sa te kuruar?

    3. WC MERO NDGJO says:

      ma bllokuaN komentin o zagart e Meros…perseri i njejti avaz..pse mo shkerdhata degjenerate ne breza, o fshataret e Mero Bythes dhe gjirizes Tema qe po te kerkosh Tema gazeta ne internet te del, pasqyra, shekulli, lajmi i fundit por jo Kanceri i Meros TEMA ?
      EDI IA QI POLICET E TEMES MEROS NBYTHE

  2. Ed says:

    Sa qesharake dhe sa embel eshte kur I shikon keta plehra qe ne ato emisionet e qelbura thresin Zotin Kryeminister se vetem ai mbledh klickime ne internet keta plehra me leke te vjedhura kriminele analiste siky enri chily buzhala bushati etj dhe drejtus emisinesh I versulen Edi Ramas dhe Edi e di qe ata po survejohen dhe do arestohen dhe ata I cajne by… Edit

  3. Ed says:

    Po dile edhe ti se cakenjte mjergull duan. Mero nuk ka as edhe nje gje te mire ne ilir muti pse mundohesh ti bjesh penxheres te degjoje dera apo ke frike se je i pasur dhe kembanat sa filluan te bjene

  4. REZI says:

    Presidenti është i fyer me kohë, ai nuk përfaqson unitetin e popullit. Në fakt po vërtetohen ato që thotë i ndjeri Dritan Prifti, që Meta kish bërë marëveshje me Berishën për t’u bërë faktor si opozitar e të jetonte përjetësisht në politikë, duke grabitur vëndin. E po një njeri që s’ka punuar kurrë dhe është me pasuri marramëndëse? Një person që fëmijët e tij i ka jashtë shtetit, si mund të besohet se do luftojë për fëmijët e të tjerëve? Ai nuk mund të mbrojë kushtetutën se e ka shkelur me të dyja këmbët.

  5. ppa says:

    I sakte dhe brilant, si gjithnje!

  6. Zigur Qarri says:

    Arsyeja qe iken Rinia nga Shqiperia nuk eshte Presidenti(Ilir Meta),por Qeveria,Kryeministri(Edvin Rama),qe ka ne dore gurin dhe arren.
    Shqiperia eshte i vetmi vend”Demokratik”pa opozite,ku pushttetin lokal e ka pothuaj vetem nje force politike!Kredibiliteti Shqiperise nuk
    ka qene ndonjehere kaq poshte,dhe kete e kemi dhurate nga”rilindja”.Nuk eshte nevoja te hapen defteret per te mbushur mendjet se
    kush eshte Kryeministri yne,sepse jo vetem shqiptaret,por e gjith Bota e di qe Rama eshte mashtrues dhe perdorues droge.Por,do te
    mjaftonte vetem krahasimi me Kryeministrin e Maqedonise,qe dha dorheqje vetem per mos mbajtjen e nje premtimi,ta kuptoje edhe
    nje idjot,qe Kryeministri yne eshte nje autokrat deshtak e i paftyre.Per integritet moral,as qe behet fjale,sepse ai s’ka pasur ndonjehere,
    dhe ketu qendron sekreti i uzurpimit te PS-s prej tij.Antishqiptarizmi dhe injoranca e Edvin Rames ja kalon edhe Esat Toptanit,ndersa
    mëkatari i dikurshem Ilir Meta,eshte tani per tani i vetmi qe po luan rrol pozitiv ne mbrojtje te Shtetit,ne mbrojtje te Kushtetutes.
    Eshte tragjike per kombin tone,nese shqiptaret nuk e kuptojn kete.Edvin D’Rama duhet te ishte mbas hekurave me koh,nese do te
    funksiononte vertete drejtesia.

    1. gjyshi says:

      Zigur,
      Pajtohem me Ju për km., por sikur po lë anash Metën dhe bëmat e tija. Them të shkojmë me radhë: shkarkimi i Metes, se e ka hak, pastaj reforma zgjedhore dhe dalja në zgjedhje… t’i japim një dajak elektoral Rames… hëm, po ç’të zgjedhë i shkreti popull: borë ose acar ? (Bashe e Berishë apo Ramë e…j

      1. Zigur Qarri says:

        “……mëkatari i dikurshem Ilir Meta…..”!Mendova se kjo mjafton,sepse ndryshe shperqendrohet vëmendja,si në nje lufte asimetrike.
        Pa rënë Edvin D’Rama,nuk funksionon normalisht Shteti,qe ai e ka marre peng,pa rënë Edvin D’Rama,nuk bie pakti Rama-Berisha
        i 2008-s,sepse kjo mban peng Ramen nga Berisha,njelloj i perlyer.
        Gjithshka ka radhen e vet,por ne fillim do hequr tumori Edvin Escobar D’Rama,ndryshe gangrenizohet komplet Shteti.
        Më pas Meta nuk ka nevoje fare te shtyhet,sepse do bie vete,ashtu si e gjith garda e vjeter e politikaneve.
        Tung.

    2. katarakti says:

      Zigur. Megjithese se je militant i çartur duhet tê të kishte mbetur pak respekt per veten tende saqë të mos shkuanje marrina të tilla. U debua opozita nga parlamenti apo iku vetë?! A nuk ishte ai plaku i rrjedhur që blllokonte me orë të tera foltoren e Kuvendit duke nxjerre shkumë nga goja?! Pse ikin shqiptaret?! Se po nuk pati prodhim vendi nuk ke si jeton. Kush i shkaterroi mbi 400 uzinat, fabrikat, ndermarrjet, hekurudhat, brezaret dhe fermat shteterore ne fillimin e viteve 1990?! Kush e plandosi per toke Shqiperine ne vitin e mbrapshte 1997?! Kush e zevendesoi prodhimin e pergjithshem industrialo – bujqesor me firmat piramidale dhe kultivimin e hashashit?! Kush duhet të ishte sot pas hekurave: Ai qe vrau në Gerdec dhe ne bulevard, apo Edi Rama qe ka shtypur një mizë?! A e kupton sa idiot notarial që je?! Urrejtja të ka verbuar gjykimin, nese ke pasur ndonjeherë.

    3. ME SHQIPE NUK KA says:

      @@Zigur:ja ke “Futur si Kau Peles” themi ne Shqipetaret e Jugut, e di qe edhe Ju jeni po na Jugu,
      1-po pse o Edi Rama u thote Shqipetareve ikni???Jo??Akoma edhe Sali Berisha dhe Lulezim Basha nuk u Thote Shqipetareve ikni…jo se jo…ATA I DETYROJNE SHQIPETARET QE TE IKIN..”Plaga” e Madhe e Ikjes, Filloj Kur Filloj te Digjej Shqiperia me 1997-ten…
      2-Firam Piramidale, “Gjallica”, Vodhi Djersen e Shqipetareve qe Punonin ne Greqi, ne Shifra Miljarda Leke..dhe Drejtuesit e Kesaj Firme nje Fitim Gergalliu, dhe nje Shemsije….Cuditerishte nga Veriu,po Firma kishte Bazen e Saj Kryesore Vloren, sepse Ishin Jugu i Shqiperise ata qe Iken te Paret ne Greqi, dhe Fier+Vlora ishin Rrethet me te Rendesishme..
      3-Te Gjitha Qeverite Postedemokratie, dhe te Gjithe Qeveritaret kane PJESEN E TYRE NE “IKJEN NGA SYTE KEMBET ” te Shqipetareve…Rrenimi i Ekonomise Kombetare,ne “Siglen” e Refomave..u Shkaterruan te Gjitha Nderrmarjet, ne te Gjithe Sektoret e Rendesishem Prodhues ne Vende,dhe jo vetem Kaq,cila do Qeveri qe vinte ne Pushtet, Gjasme Kerkonte Investitore te Huaj,POR NE TE VERTET, kerkonte Bleres te Nderrmarjeve Strategjike..si Albe-PETROLI…vetem ne Uzinen e Ballshit me 1990-ten Punonin 11000Mije Njerez…Sote jane ne Lista 700-800 te dhe Jane ne Greve Urie, se nuk marrin dote Rrogen…
      Uzina e Fierit, e Vajrave Lubrifikante, qe ishte e Re, dhe nuk Hyri asnjehere ne Perdorim dhe u Shite nga PRESIDENTI ILIR META per Skrape….Qija nene o Zigur….per C´fare Rame na Thua??Rama eshte i Fundit Fare…
      Ne te Gjitha Vendet Europjane te gjitha Qeverite kanne nje Porgrame Punesimi dhe Investimesh, Kure se ne Shqiperi, cila do Qeveri qe vjen ne Pushtet Shikonte se c´fare te Shiste, c´fare te Privatizonte..dhe si dhe si te Perfitonin nga to…Ilir Meta, Sali Gerdeci, se Bashku me Mediun ect…
      Mungesa e Perspektives ,u le Njerezeve Mundesin e Fundit:THESIN E REFUGJATIT….nje Mundesi….ne Fundin e Agonise,dhe Kjo Mundesi….me Rregulklat e Forta qe ka ne BE-per Pune..vceshtire se Permbushe Deshirat e Njeriut.
      Nje Fjale e Urte Greke thote:UNE NUK TE LARGOJ, POR NE NJEFARE MENYRE TE DETYROJ TY VETE TE LARGOHESH::
      Shqiperia e Mjere ,ka Katandisur ne Piken e Hallit, Po nga keta Politikane qe Permenda me Siper, qe nuk me Vjen Keq Fare qe ti Vare ne Litare….Kush apo pake…se paku Edi Rama nuk ka Vrare, kjo bene Diferencim nga Banda-Berisha+Meta…lol

      1. Zigur Qarri says:

        Artikullshkruesi thote:”Ai(Presidenti) është një nga disa arsyet përse ata ikin”.Un ju pergjigja,sepse mendoj ndryshe.Emigracionin
        e shkakton papunesia.Suksesi i Kryeministrit dhe Kryetarit Bashkise,matet me thithjen e kapitalit te huaj,hapjen e vendeve te punes
        dhe rritjen e mireqenies.Edvin D’Rama dhe Erion Veliaj jan drejtora komunalje.Ne Mandatin e pare”rilindja”premtoi 300 mije vende,
        ne madatin e dyte edhe 250 mije te tjera.Mashtrim,emigrim.6.7.2018.Edi Rama: “Ndoshta do të talleni, por këtë vit kemi punësuar
        mbi 28 mijë persona.Kemi tejkaluar planin”. 5.7.2018 Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC)”,Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende
        pune në 7 vite(te gjitha ne sektorin publik), më dobët se gjithë rajoni, kurse Maqedonia103.000,Kosova 85.000,sipas raportimit të
        rezultateve nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore.Punesimi ne sektorin
        publik ne Gjermani ze 10% te totalit, Luksemburg 12%, Hollande 13%, Itali 14%,ndersa ne Shqiperi 26.5 %!Punesimi ne bujqesi ne
        Shqiperi,ze 40.9 % e totalit, ndersa ne vendet e BE-s sektori i bujqesise ze 2-4% te totalit!Pjesa tjeter e te punesuarve ne Shqiperi
        jan te vetepunesuar ne biznese familjare,dhe shume pak ne industri.Larguan militantet e PD-s per ti zevendesuar me ata te PS-s,
        dhe thone kemi hapur vende te reja pune!Ne te gjith Boten eshte pergjegjese Qeveria dhe Kryeministri per keto probleme;
        ne Shqiperi eshte ndryshe?

    4. Zhzh says:

      NA ÇAVE TRAPIN O ZIGUR LESHI. MERRE ME QETESI SE RAMA LE MANDATIN NE 2029.
      ORE QARRI DO JESH GJALLE DERI NE 2029 APO DO KESH KTHYER PATKOJT NGA DIELLI.

      1. Nik says:

        O te lumte o “Zhzh” çja ke beri mire atij Zigur Leshit!

  7. 19 says:

    Mero je lab i qut .dhe unik per shkrime .

  8. Ed says:

    Censure nuk poston komentet e mija

  9. Erli says:

    Ti o Mero di të thuash sh bukur, atë që mendojmë të gjithë.

  10. ALBAN DEGA says:

    TU THUASH DYERVE TE BURGUT HAPUNI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Arrestim i vonuar… Me mire vone se kurre…

    Prangosja e Henri Cilit sigmoid, kaloi ne plan te dyte kryelajmet e kesaj jave: konferencat e shtypit dhe sidomos Opinionet e cakerdisura te Presidentit te Shqiperise Ilir Meta ne TV Klan mbreme.
    Ka vite qe lajmet per bemat kriminale e lidhje mafioze te Henri Cilit me Bandat e Lazaratit kane mberritur deri ketu ne SHBA!
    Ka te pakten 10 vjet qe kam denoncuar publikisht edhe ne Tema edhe ne Dita, dy gazetat me demokratike me te lexuara dhe me prestigjioze shqiptare moments per ligavecin Cili por edhe per UET-in e tij qe cuditerisht per shume lexues e shqiptare u shpetuan Reformes gjysmake ne Aresim ne saje te bythelepirjes se tij per cdo sundimtar te radhes dhe lidhje e te tij me Il Capi dei Capi te “ Bandes se Gangstereve” ( THE TIMES e Londres) dhe kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte Kontrollit ( THE NEW YORK TIMES -Mbreti i shtypit te lire e te pavarur boteror ) te SaLike Floririt .
    Ligji dhe Drejtesia edhe vonon e por kurre nuk harrojne…
    Nje Bote e re po lind germadhash korrupsioni, krimi, shantazhi, vrasjesh! Sidoqofte Henri Cili eshte vetem nje cironke e kesaj Bande e Mafia …. e Kucedres me 9 krere te korrupsionit, kusarise, vrastarise, shterrenimit dhe atdheshitjes shqiptare.
    Arrestim i vonuar, por me mire vone se kurre

    Terbim i skajshem i nje Presidenti
    te shkalluar

    Prandaj jane terbuar e lemerisur kokat e Bandes se Gangstereve Ilir Meta. Sali Berisha…. dhe gangsteret e tyre politike, oligarkike, mediatike !
    Prandaj edhe mbreme ne Opinionet e Klanit Presidenti kryemafioz Ilir Meta u shfaq i lemerisur i cakerdisur i kakabrekisur fare.
    Ishte bere per te ardhur keq dhe bente jo presidentin por kryekushtetuten e Shqiperise qe e ka shkelur, dhunuar, perdhosur fare fare sic veproi edhe mbreme.
    Fare hapur ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve, faqe mbare Botes, Ilir Meta hyri i dalur nga shinat e trurit dhe si nje qen i terbuar duke iu versul edhe dy ambasadoreve te aleateve dhe miqve strategjike te Shqiperise atij te SHBA-se te BE-se, si nje ”trim i cartun” Skrapari qe ashtu si dhe vellai i tij siamez i kryekrimit nga Vicidoli Sali Berisha nuk guxojne as tua permendin emrat.
    Kriza e tij skizofrenike ne kete stad ka dy ilace ose futjen e detyruar ne karantinen e ligjit ose shtrimin e detyruar e te shoqeruar ne cmendinen e Elbasanit ose Vlores para se te dergohet per “ pushime afatgjata” ne Kavalishemcen apo Resortin e Recit bashke me vellain e tij siamez e … lista eshte e gjate!
    Askush nuk eshte mbi Ligjin!
    Aq me pak mbi Kushtetuten qe Ilir Meta kerkon privatizoje pa pasur aspak tapine e saj dhe cmendurisht orvatet ta shperdore si shpate personale kunder Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

    Shpirti i Kushtetutes demokratike …

    Shpirti i Kushtetutes se cdo shteti demokratik ne Bote eshte “ Ne Populli Me Popullin e Per Popullin”!
    Jo Ne Sali Meta Me Ilir Berishen per SaLiken!
    Duke tundur here Kushtetuten ne njeren dore e here shkopin e dirigjentit dhe babait te saj e here te dyja ne cdo fjale e me cdo veprim Ilir Meta e shpalli vetveten Kryekushtetuten e Shqiperise dhe te shqiptareve !
    Askush nuk eshte as mund te jete Kushtetuta e Shqiperise.
    Ajo eshte domen, prone, udhetrefyes dhe kryeligji i te gjitha ligjeve shqiptare qe duhet zbatuar rreptesisht nga cdo shtetas i Republikes se Shqiperise, e pikesepari nga sherbetoret publike kryesore te popullit e shtetit shqiptar si Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Presidenti e me radhe!
    Te privatizosh, te tundesh e shkundesh Kushtetuten e Shqiperise ne syte e nje populli e kombi te tere ne njeren dore dhe shkopin e dirigjentit ne tjetren, duke bere jo vetem ate por edhe intepretin e pronarin, babain e saj pa qene as jurist e aq me pak konstitucionalist por vetem nje shtangist, te besh garipin, krye te fortín para syve te tyre, te kercenosh me nje mije bandite te tute nje popull te tere do te thote tu thuash dyerve te burgut: Hapuni !

    dhe mesazhi i nje Presidenti tru shkalluar !

    Mesazhi kryesor i Ilir Metes mbreme ne “ Opinione” te Klan TV ishte:
    Une dhe askush tjeter, as Kushtetuta de jure e de facto e Republikes se Shqiperise jam Presidenti- Kushtetutes ose Kushtetuta- President i Republikes se Shqiperise.
    Shkurt:
    ”Lala Kros
    o Lala Kros
    vet shkruaj
    e vet vulos !“
    …Ta bejme Shqiperine
    Tave me kos !
    Cka do te thote te te vihen prangat ne duart e tua ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve live pa dale nga studioja me byzylyket e ligjit ne duar nese do te kishte vertete shtet ligjor ne Shqiperi
    Ky eshte shpirti i vertete i Kushtetutes dhe gjithe ligjeve te tjera qe rjedhin prej saj per cdo shkeles e shperdorues te saj ala Ilir Meta e “ ”Banda e Gangstereve”te SaLikekracise, qe mbajne mbi shpine nje mal te larte krimesh e korrupsioni gjigand kunder shqiptareve si popull e komb e Shqiperise si shtet.
    Paniku, tmerri, lemeria deri ne cmenduri jo vetem e tij ne syte e shqiptareve e nderkombetareve, qe patem durimin kinez ta ndjekim deri ne fund te skizofrenise se Ilir Metes jane nje ogur dhe lajm i mire per te gjithe:
    Nje Shqiperi e Re po lind germadhadh korrupsioni, kusarie, krimesh, bandash, kryemafiozesh!
    Vetem kur ato te jetesohen… vetem atehere Shqiperia do te behet !
    E me siguri po e do te behet, sic e kane paralajmeruar e parashikuar rilindasit tane !

    1. Geg says:

      Sa gjate qe shkruan ta qifte derri nanen. Desha te them te rroni vete per Nexhin…

  11. h says:

    Shqiperia është vendi më i degraduar në rruzull.
    I ka kaluar dhe zbehur të gjitha epitetet negative Shekspirjane dhe Niçjane.
    Pas çdo kollare dhe foristrade,fshihet një degjeneratë e korruptuar dhe kriminel.

    1. LORA says:

      Te gjithe atje ne shesh,me 2 mars, do jene
      per aktin final te mbrojtjes se kushtetutes se tyre te kuserimit,plackitjes dhe shitjes e perdhosjes se Shqiperise.
      Ç’rendesi ka se parzmorja e ketij momenti eshte likja,,,me pushtetet e tij te njejtat zullume (ekzaktesisht) do te benin.
      Per mua,atje do te jene te gjithe ata qe i kane zene konvulsionet e imlementimit serioz te Reformes fundamentale ne Drejtesi.

  12. Arber iliri says:

    Ne vende te ndryshme te botes jane bere protesta edhe per nje rast perdhunimi te nje femre apo vrasje te nje personi por perdhunimi apo vrasja kane qene te vertetuara por fajtoret e pandeshkuar.keta qe dalin per kushtetuten duhet se pari te vertetojne ku eshte shkelur dhe nga kush.I lir meta e ka shkel kushtetuten kur anulloi zgjedhjet ndaj duhet nje proteste per shkarkimin e tij.ne 2 mars duket sikur hajduti bertet kapeni hajdutin.filozofia popullore e ka thene me kohe.

  13. joni says:

    Rrini te qete.Tani kushtetuten e mbron presidenti dhe media me taborrin e tij.Me thonj dhe gjithecka Ai do te rri ne presidence.Shpiku kushtet e tutes. Dhe vajtesit e 2Marsit tani kane arsye te dalin ne shesh.Hallexhiu ka nevoje.Dhe ata Ja ku jane.Gjithe “merak ” per kushtetuten dhe ” Jo”per llir Meten.

  14. Jetmiri says:

    Me date 3 Mars Lulzim Basha duhet te jape doreheqien dhe te zhduket nga zyrat e Partise Demokratike si nje njeri i ardhun me mision shkatrrimin e PD-se.
    Argumenti,
    -Gjithnje e kemi ditur se ai eshte nje njeri i paafte, nje ngatrrestar, dembel, thashethemexhi, njeri me vese te ulta biles dhe si nje vrases gjakftohte, por kemi mbyllun njerin sy dhe njerin vesh vetem e vetem se e kemi dashte sinqerisht PD.
    Por te arrije pune deri ketu qe nje i majte ekstrem, nje marksist-leninist i qelbur si Ilir Meta, ta therrasi Bashen ne zyre, ta urdheroje qe me 2 mars te nxjerri 10.000 veta ne Bulevard, kje asht e tmershme.
    Si eshte e mundun kjo?
    Ky eshte xhesti me poshterues qe nje marksist ekstremist ben ndaj nje force te djathte politike.
    Pjesa dermuese e anetareve e simpatizanteve te PD ne Shkoder, jo vetem nuk e pranojne kete sjellje te Bashes, por te revotuar nuk pranojne me te jene ne perkrahje te PD deri sa ne krye te saj eshte nje tjeter pinjoll i familjeve komuniste, qe e coj PD nga nje force te madhe poltike, vajmedet, ne nje shtese te nje partie marksisteleniniste sic eshte LSI me Ilir Kryemadhin ne krye.
    Turp per Berishen.
    Turp per Bashen.
    PD nuk eshte me e djathte e aq me pak e atyre qe kane vuajtur nga sistemi komunist.
    Mos shkoni o njerez te mire ne Tirane me 2 mars, kjo date do te shenoje vdekjen perfundimtare te PDse.

  15. Dee says:

    Z, Mero, respeke per koto qe shkruan.

  16. Geg says:

    90 % te komentuesve te Mero Qorapes,Jane ata qe ishin te varrimi I Nexhmies.

  17. Reshat says:

    Te gjith antaret e lsl e kushdo sipas qejfit tij kush deshiron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje