Makthi i të mos marrurit seriozisht!

2 Mars 2020, 20:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kërkesa më e rëndësishme e Ilir Metës në mitingun “me miell hua” në Bulevard, ishte se atë duhet ta marrim seriozisht. E kishte në radhë të parë për shumicën në pushtet, por dhe për opozitën dhe faktorin ndërkombëtar.

Duke ju kërcënuar shumicës se duhet ta merrte seriozisht, ndryshe ai do marshonte drejt sallës së Parlamentit me popull me vete, për ta shpërndarë më 15 mars, në fakt ai nuk ishte duke trembur dikë nga shumica, por kërkonte të siguronte mitingun e dytë me miell hua nga opozita.

Se nëse atë e marrin seriozisht me këto që thotë, duhet ose ta mbyllin në çmendinë, ose në burg. Por të gjitha palët kanë rënë dakord, se nuk ja vlen, pasi më 30 qershor bëri gjëra më të rënda se kaq dhe nuk e përfilli njeri.

Ndaj si kosto më të ulët për të gjithë, kanë mos marrjen seriozisht. Se këtu problemi do të ishte po ta merrnin seriozisht.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Lulzim Bashën. Ai fjala vjen mund t’i rezistonte kërkesës së Berishës për të dalë në mbështetje të Ilir Metës. Mund ta kursente dhe fjalinë e vet, që ka dalë në miting si djalë nëne. Mund të mërzitej kur para demokratëve leksionet për demokracinë nga tribuna e mitingut, i jepte një pinjoll i Bllokut komunist, por nuk është se e u trondit.

Me sa duket llogaritë që ka bërë Lulzim Basha janë po ashtu më të qarta. Edhe ai mendon se është më mirë ta lësh të bëhet qesharak.

Duke premtuar luftë më 15 mars, Lulzim Basha ka shansin të sodisë sërish Ilir Metën, në fakt këtë radhë, jo si bir nëne, por si “bir k…”, për të parë se sa seriozisht mund të merret Ilir Meta kur premton shpërndarje Parlamenti, apo përmbysje me dhunë të pushtetit. Për më tepër që sot as nusja e djalit të Berishës nuk e kishte marrë seriozisht, se kishte shkuar për shoping në Paris.

Të tretët që nuk e morën seriozisht mitingun, por vetëm flamurin e tyre, ishin SHBA. Ambasadorja amerikane në Tiranë, reagoi ende pa zbritur Ilir Meta nga tribuna, duke u distancuar qartë prej manifestimit të tij, të cilin e kishte futur në thonjëza, dhe duke ja hequr nga duart atij flamurin amerikan.

Kjo është hera e parë në 30 vite, që SHBA ndalon të keqpërdoret flamuri i saj nga dikush në Shqipëri.

Ata nuk kanë reaguar as kur flamurin e mbanin protestuesit e Astirit, as kur e mbanin ata që hidhnin molotov, madje as kur e vënë fshatarët kur ndërtojnë pa leje nëpër katunde.

Duket se Ilir Metën nuk e marrin seriozisht si politikan dhe nuk duan që flamuri i tyre të keqpërdoret prej tij.

Merre me mend se çfarë mund të bënin, sikur ta kishte puthur, siç puthi flamurin tonë.

E vetmja gjë e mire nga protesta e Ilir Metës, është që i vuri afat skandence seriozitetit të tij, deri më 15 mars.

Atë ditë ai duhet të shpërndajë Parlamentin dhe të përmbysë pushtetin. Edhe nëse nuk bën dot gjë më 15 mars, e ka siguruar 13 ditë si lider opozite.

18 komente në “Makthi i të mos marrurit seriozisht!”

  1. SHKELZENI says:

    E DI QE DO PERFUNDOJE NE BURGE DHE KERKONE TE BEJE LEVIZJET E FUNDIT POR PA SUKSESE .
    META BERRISHA JANE TE DY NE BANGON E TE AKUZUARVE VEPRIMET E PD NE SHERBIM TE VJEDHSIT META RAMES I INYERESON PASI PD KINSIDEROHET E INKRIMINUAR DHE I GJITHE ELEKTORATI GRI VOTON RAMEN PER MUA RAMA KA FITUAR MANDATIN E TRETE PARA KOHE ME REZULTAT ME TE LARTE .
    MUND TE THEME QE GRIDA DUMA KA TE DREJTE NESE PD NUK DISTANCOHET NGA META PASI LSI NUK KA ME AJO DO KETE HUMBJE FATALE

    1. Mandi says:

      Bjei shoku Mero sic di i biesh deri ne fund.
      Miku i mire ne dite te veshtira duket.Pasi te behet rrotacioni do i kthehesh kenges se vjeter te opozitarizmit nja 16 vjet sa te dalesh ne pension ti dhe soi yt i gazetareve partiak. Pa u larguar Berisha per ne xhehenem nuk ka shprese per ty te dalesh nga rrethi vicioz ku je futur.

    2. FLUTURA says:

      Pse u cmend ky njeri????!!!!

  2. xhoxhi says:

    Mua më çuditin shpërthimet e disave që thëresin për të rëzuar qeverinë.Veçanërisht presidenti që është një ryp pa vrima dhe deklaron se unë do e mbroj Shqipërinë nga hajdutët e sotëm ose më 15 mars do hyj në parlament dhe do e shpërndaj atë me një firmë.Amerikanka në Tiranë pa u zbardhur i tha se flamuri amerikan nuk duhet të jetë në duart e një presidenti qelbanik.Meta opozitarët po edhe ata që qevrisin ta dinë mirë se në çdo zyrë apo themel që hapet apo bisnes etj etj është FBI-ja që përgjon dhe di çdo gjë dhe jo për shqiptarët po për interesat e Amerikës.Po kështu çdo ambasadë ka sigurimsat e saj që përgjojnë çdo gjë dhe i dinë të gjitha edhe të Berishës,Nanos,Bashës,Metës,Ramës etj etj dhe kur vjen puna i hap ato.Askush nuk thotë se Rama dhe ska tjetër por deri tani Rama po bën ca punë dhe dëgjon edhe Amerikën dhe europianët dhe kjo nuk e heq nga karikja.Deri tani nuk kemi dëgjuar asgjë për Ramën por kemi dëgjuar që thonë:ju të opozitës rini mirë se ja u hoqëm vizat për Amerikë.Nga ana tjetër më thoni cili kryeministër ka takuar më shumë kryetarë shtetesh se Edi Rama dhe ku e kanë prsvalur atë.Asgjikundi.Po të ishte për të hequr Amerikantë e kishin hequr me kohë.Është kjo arsyeja që çiret edhe Mmeta edhe Basha sepse më shumë dëgjojnë Ramën se sa këta kokë meshinkat.Protesta u bë dolën disa në mbeshtetje jo për kishtetutën dhe vjedhjet por për të zënë ndënjë karike për të vjedhur.Duke e mbyllur mund të them se prokuroia dhe gjykata këto gjëra duhet ti parandalojë që mos bëhen nesër të rezikshme.Ajo pa frikë duhet të arestojë këdo që bën thirje për luftë.Shteti meret me votë dhe jo me grusht shteti.Edhe sikur të digjet e shaktërohet çdo gjë përsëri qeveria do firmoset nga amerikanët dhe europiant.Prandaj ata që dalin le të bëjnë ndonjë xhiro në Tiranë se gjë tjetër asgjë nuk do bojnë…

  3. Redi says:

    Seç mu kujtua osmon gazepi që ftojë miletin dhe dërdëllisi 1 orë nxori piatoletën dhe e tundte. E shikoni këtë. Kjo e ka vëndin këtu u tha. Dhe futi pistoletën në byth. Edhe Meta këtë bëri sot Shko fshije me letër o kokëlopa ILIR

  4. Albann says:

    Me qesharakja eshte kur deklaroi se nuk ka denoncuar as 10 % te krimeve.Cudi ! Dikush qe del ne mbrojtje te kushtetutes s ka deklaruar as denoncuar 90% te krimeve qe ka dijeni.Me falni po c’mut qytetari i republikes eshte ky qe pajtohet me krimin? Aja vlen ta besoj une kete njeri per ndershmeri ?

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ky eshte Iliri i vertet,kur vjen viti i shtate i maxharancave,ai kalon me opoziten !
    Llogarit i ka bere gabim,LSI-ja ne pushtet ka qendruar me shume se dy partite kryesore shqiptatre.
    Kushtetuten mund ta ndryshoj cdo maxhoranc,mjafton te kete numerin e votave ne Parlament.
    Kushtetuta nuk mbrohet me shtangista dhe kampion boksi !
    Shfaqet populiste ne bulevard ,me aktor deshtak,me mire le ti provoj per publicitetin e LSI+se,gjate fushates.
    Pika kulmore e protestes ishte djali i Gaqo Neshos,Agimi,ai qe ishte i perkedheluri i rregjimit Hoxha,ambasador ne USA,sot ishte gati dhe ai te dilte me flamurin amerikan duke valvitur,per te “mbrojtur”kushtetuten.
    Proteste me qesharake se kjo,bota nuk do kete per te pare,mungonte vetem Cekja i Beratit,por tregoi se nuk eshte budalla ti bashkohet Presidentit.
    Kur proteston Presidenti,po populli c’duhet te bej !

  6. goliku says:

    A mund te kete president me karagjoz…..
    Ilir floriri do te mbetet ne breza si hajduti me i madh i kombit tone. Nuk ka lene nderkombetare pa share perfshi dhe ambasadoret e SHBA dhe del me flamurin Amerikan ne dore.
    Ilir floriri duhet arrestuar se eshte vrases dhe hajdut, keto nuk i thone ata qe se duan por jane fjalet e mikut te tije Sali Berisha.

  7. Zigur Qarri says:

    E paprecedente ne historine e vendeve Demokratike,te nxisesh urrejtjen ne popull ndaj Presidentit ne kete menyre,me mbi
    20 shkrime ne dite prej disa Muajsh,qe kur lideri Botrore Edvin Escobar D’Rama e shpalli armik te”rilindjes”.Kritik me urdher!
    Kur LSI ishte ne koalicion me PS, censuroheshin komentet kritik ndaj Metes,sot e kunderta.Dhe kur mendon,se sulmet
    dirigjohen nga Edvin D’Rama,qe cilesoi Presidentin Meta ne 2018-ten,si Presidentin më te mire qe kemi pasur,qe nuk gabon
    kurre,kupton se me cilet ke te bësh,me llumin e shoqerise shqiptare.Kryesorja eshte,se Populli e mori seriozisht Presidentin
    Meta,jo pak mbi 100 000,shumica te rinj dhe mbi te gjitha paqesore.Drogaxhiut mafioz Edvin D’Rama po i afrohet fundi,qe u
    provua jo vetem sot,por edhe me 30 Qershor,ku votuan më pak se 15% e shqiptareve.Mos interesimi apo injorimi i hapjes së
    negociatave me BE-n,tregon se D’Rama eshte i izoluar jo vetem nga shumica e shqiptareve,por edhe nga partneret perendimore.
    “Nuk presim as mars, as maj, po të duan t’i hapin, po të duan mos t’i hapin negociatat dhe kur të kenë nge,le t’i hapin……edhe
    pse nuk na i kanë hapur ne do të vazhdojmë që të punojmë sikur na i kanë hapur”, tha kreu i qeverisë teksa foli për negociatat.
    Dhe keto fjale i thote ai qe ka tre vite qe i premton shqiptareve hapjen e negociatave!Ndersa tani luan cubin,sikur BE na e ka
    nevojen ne!Akoma nuk e keni kuptuar qe Edvin D,Rama flet vetem nen efektin e droges?

  8. Rroftë USA says:

    E dhjeve fare gjuhën o zoti Mero
    e para mos + emër nuk shkruhet kurrë vecmas
    e dyta
    është (kam) marrë nga vjen emri të marrët sepse nuk ekziston marrur – si mund të krijohet një fjalë nga kjo fjalë që nuk ekziston?!!
    por me qëndrimin tënd jam dakord
    jam mbështetës i Ramës
    ke ide të shkëlqyera por të këtillë të kesh edhe përdorimin e gjuhës shqipe
    pse nuk mban një këshillues gjuhësor??!!

  9. nard noka says:

    Te kam paralajmeruar Mero mos ja rrit veshet Lulit se ai ka qene dhe mbetet pordhe e qelbur e Saliut, tani u be edhe fenda e Lilit.

  10. Gjoli says:

    Perse protestuam 100000 shqiptaret zoti Mero? A thua per Presidentin,per Kushtetuten? Jo!Ishte pakenaqesia ndaj qeverrise qe i nxori ne shesh.

  11. Noli says:

    Si mund te merret seriozisht Meta:
    Flet per vjedhjet kur eshte i me akuzuari nga njerzit e pushtet per abuzime e vjedhje.
    Flet per drejtesi kur eshte i akuzuari kryesor we duhet te perballet me dretesine.
    Flet per kushtetute e ligje dhe eshte ky presidenti we ka shkelur kushtetuten e ligjet dhe eshte ne proces hetimor nga parlamenti per shkarkim.
    Therret popull per te shpetuar veten.

  12. Dhimbia e madhe Popull says:

    Me *Gjolin dhe Nolin*pëe rtë shpëtuar vëndi.

  13. Floriri says:

    Karnavale ne kohen e koronavirusit u bene sot ne Tirane kur presidentin e cmendur shqiptar e kane mberthyer ethet e vetmise se madhe e te SPK-ut q
    E kuptuan te gjithe se si nuk eshte me president , ka dale komplet jashte binareve, lakuriq fare- duke e pare e degjuar te gjithe cmendurite e ti
    Ata njerez ne bulevard nuk perfaqsojne popullin por opoziten qe ky I lajthitur le ti marri vendin Bashes ,te qrohet nje ore e me pare , por nuk mund ti quaj popull Flet ky per vjedhjen kur para se gjithash perflitet si me I korruptuari e mos na shastisi koken me mitingje , por le te kerkoje ipari vetingun e te justifikoje lluksin vetem keshtu populli te beson e jo me levizje,
    mimike,veprimet krejtesisht anormale ulu ne gjunje alla turka, levizje te pakontrolluara le pershtypjen e nje anormali Si ky njeri qe do Shqiperine si Europa shan e quan organizata mafioze perfaqsite e ShBA e Europes ??!!!! Kur Keta jane miqte e vendit tone ,na ndihmojne e qe sot shyqyr qe nuk jemi te izoluar e ky I quan mafioze Jo ne qe te shkruajme e shume e shume te tjere nuk mund te na futesh ne nocionin e gjere Popull ,se nuk na perfaqson e nuk jemi dakort me ty Ki parasysh se USA nuk te fal laperdhite e tua e kete mik te madh te vendit tone nuk e perfaqsojne ata 5- 10 apo dhe 100 shqiptaro-amerikane qe te dashkan ty ( kur ti nuk u do atyre atdheun e dyte qe u hapi deren , qofshin ata qe jane qe te paskan ardhur) POR ZONJA AMBASADORE E SH B A QE SHUME BUKUR SI AMERIKANE TA DHA PERGJIGJIEN Rrofte SH B A O njerez qe e ndiqni e kini harruar apo nuk doni te kujtoni vidion eti me te ndierin DPrifti e plot e plot bema te keti “ atdhetari” te flakte qe si familie perdorin cizme e force ndaj te zgjedhurve te popullit Le ta provoje me 15 mars neqoftese……

  14. Arber iliri says:

    Seriozisht shtrohet ceshtja e shkarkimit dhe dergimit te metes per hetime.

  15. Arber iliri says:

    Meta eshte nje prodhim Nano Berisha.Nxenesi i tyre me i mire sic e kane thene vete.Te tre kane vene pasuri marramendese.Besoj se per 10 vitet e ardhshme do te arrihet te njihet pasuria e tyre qe do te shokoje gjithkend.Ju uroj te treve nje jete te gjate pas hekurave te burgut.

  16. z.Mero Baze… Meqense dikure para 1990 babai im (Ai sot eshte 85-vjecar) ka punuar perkthyes e foles i gjuheve Arabe ne Radio Tirana (Sektori Radio e Jashtme), nje nder te cilat Persishten qe eshte gjuha e Iranit, me thote prej kohesh qe Ilir Meta si dhe Sali Berisha jane vegla te Sherbimeve Sekrete te Iranit keto kohe, nderkohe qe me kohe Sali Berisha ka qene e eshte i UDB Jugosllave prej lidhjeve familjare, por dhe padyshim Grekut qe nga 1990. Ka shenja qe jane dhe te Rusit, por me se shumti jane te BIA (ish-UDB) e Serbise, Grekut totalisht, si dhe Iranit qe luan fort kundra Edi rames si mbrojtes i Muxhahidineve dhe si i besuari me i madh i SHBA nder lideret shqiptare ne Ballkan. Une jetoj Jashte Shtetit qe nga koha e Ambasadave te Korrikut 1990, (dhe Babain e Nenen dhe dy vllezerit i kam marre ne 1996 atje ku jetoj, sepse pasi pashe cfare ndodhi me Zgjedhjet e Majit 1996 dhe dhunen barbare te MORTJES Sali Berisha, bera levizjen e duhur, terhoqa familjen ne emigracion ku jam vete), nderkohe Babai vazhdon te perkthej nga Gjuhet Arabe, dhe nuk i ndahet TV dhe Internetit per cdo ngjarje ne Shqiperi e trojet Shqiptare ne Ballkan, dhe kur flete rralle si tip, i ka mese te qarta cfare thote, se jo pak ngjarje ka parashikuar me dite perpara, per cka ka ndodhur ne Shqiperi prej Sali Berishes dhe bandes se Tij, PD, si dhe te Ilir Metes e bandes se Tij me gruan Kryesore, qe ne perplasjet e ketij MONSTRE tjeter me Fatos Nanon (edhe Nano nje i degjeneruar e hajdut, [por jo vrases si dyshja Berisha-Meta], qe per bixhoz e pije, ka shitur disa here te Majten Shqiptare, Partine qe e beri deri Kryeminister, PS, tek Berisha).
    Ajo qe beri Dje ne Bulevard Ilir meta nen petkun e Presidentit qe “po mbron” Kushtetuten nga kapja e Edi Rames, u pa nga DRON_i si me Video e Photo sa ishte pjesmarrja e Opozites PD+LSI e disa figura te degjeneruara qe ishin ne shesh e i kapi Kamera dhe si ata qe folen ne Podiumin e Presidentit. Kjo Opozite u mburr per shifra stratosferike, 100,000 veta ne Bulevard, kur nga DRON_i dhe analiza shume e thjeshte me sy, u shikonte qe kjo Opozite nuk kalon kurre 7-mije veta ne protesta. Edhe kjo shifer me shtesa, se nuk ishin as 7-mije ne Bulevard dje, sepse Computer_i nga DRON_i analizon me nje program te MS/H&H06 koke-me-koke, saktesisht sa veta jane ne nje proteste apo feste. Vertete nje “Parade” e ndyre e Ilir Metes, qe i ben presion shumices se Popullit qe nuk ishte ne Bulevard dhe nuk ka per te qene KURRE, por dhe Perendimit Euro-Atlantik, qe keta te fundit ti japin “Garanci” qe te mos merret me Te dhe Gruan e tij (Nexhmie Hoxhen Nr.2, e Nr.1 iku ne dynja tjeter pa u ndeshkuar per Krimet afro 5 dekada te sajat), as BKH dhe as SPAK. Pra; te mos burgoset e sekuestrohet per Miliardat e vjedhura nga Ai dhe gruaja e Tij. Per kete eshte i shtyre 100% nga vetem Sali Berisha, se dhe familja e Sali Berishes me te ne krye kane vjedhur Miliarda dhe kane vrare.
    Me flamurin e Amerikes NUK luhet e behet SHOW, sepse jo vone merr “Pergjigje” pa kthim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje