Nga Mero Baze
Përpjekja për të krijuar një mit të rremë për pjesmarrjen në mitingun e Ilir Metës, po vjen nga të gjitha palët. Përkundër një mitingu që ishte nën nivelin e një mitingu të vakët të PD, nga ata që dilnin me bezdi kur paralajmërohej që nuk do hidhnin molotov, për herë të parë askush nuk ka dëshirë të përfshihet në këtë debat.
Edi Rama duket që është i kënaqur me lojën e shifrave, pasi droni i tij i transmetoi ata që ishin dhe aq sa ishin. Por duket që atij i pëlqen që nga tetë apo dhjetë mijë, Ilir Meta i bëri përmes gazetave të tij 80 apo 100 mijë.
Pastaj edhe më i lumtur që Berisha i bëri sa i bën çdo miting, 500 mijë. Që të jemi pak të qartë, 500 mijë njerëz duhet ta mbushesh nga “Universiteti” tek “Treni” dhe të jenë dhe ca nga “Unaza” drejt “Zogut të Zi”, ndërkohë që turma nuk shkonte dot nga “Presidenca” tek “Rogneri”.
Por për herë të parë askush nuk do debat për këtë gjë. Të gjithë duan që të jenë shumë, pasi i kanë parë që janë pak. I duan shumë, jo për të trimëruar Metën kundër grushtit të shtetit, por për t’i treguar njëri- tjetrit, vendin që ka në këtë histori.
Sali Berisha i do 500 mijë, që të trembë Lulzim Bashën se nuk i binden demokratët. Në daljen e tij publike tek Ilva Tare, ai e tha qartë se Luzlim Basha duhet të marrë mësim nga ajo që bëri Ilir Meta. Me një fjalë, duhet të heqë dorë nga tryeza apo bisedimet me Edi Ramën dhe duhet të shkojë në luftë. Përndryshe, kërcënimi është shumë i qartë.
Edhe pse kishte një javë që vetë Sali Berisha u bënte thirrje demokratëve të shkonin në miting, në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse e ka gdhirë me Ilir Metën një javë rresht deri ditën e mitingut, duke u marrë me organizimin e tij, ai pranoi dje me qetësi se ata njerëz nuk ishin të tijët, por të Ilir Metës.
Kështu i bie që, ose Berishën nuk e dëgjojnë më demokratët dhe nuk kanë dalë në miting, ose Ili Meta i ka marrë partinë. Në fakt, Berisha tenton t’i thotë Lulzim Bashës këtë të dytën, pasi e detyroi të njoftojë gjithë degët të sjellin njerëz në Tiranë.
Vetë Ilir Meta nuk do të hyjë në polemikë për shifrat, pasi ka hallin e mitingut të dytë. Frika se demokratët mund ta marrin për karshillëk e nuk i shkojnë më, e ka bërë më të përmbajtur në gëzim dhe ua ka lënë portaleve të tij gëzimin. Vetë po merret me shpjegimet për Etildën dhe Dvoranin.
Lulzim Basha nuk duket po ashtu i shqetësuar. Sapo përfundoi mitingu, ai nxori Gazmend Bardhin, sekretarin e Përgjithshëm, që falenderoi demokratët që mbushën sheshin, dhe e la me aq. Atij duket se e intereson po aq shumë sjellja fallco e Berishës, që bën sikur demokratët nuk e kanë dëgjuar dhe nuk kanë shkuar tek mitingu i Metës. Nga gjithë ata aktorë që bëjnë sikur nuk e kanë mendjen tek shifrat, ai duket më ciniku, pasi e di që i ka të vetët ata që ishin në shesh.
Sa më shumë të thonë, aq më mire për të, sa më pak të thonë, aq më keq për Ilir Metën.
Dhe në këtë luftë shifrash pa kundërshtarë, të gjithë po bëjnë sikur bien dakord që mitingu ishte i madh, pasi të gjithë e dinë që ato shifra nuk kanë rëndësi. Rëndësi ka nëse shifrat do prodhojnë një betejë mes Berishës e Metës nga një anë, dhe Bashës nga ana tjetër.
Sali Berisha dha shenja dje, se ai është gati t’ia falë demokratët Metës, nëse Basha nuk ndjek rrugën e tij. Por heshtja e Bashës, indiferenca e tij ndaj këtij debati dhe akoma më keq, vazhdimi i qëndrimeve të tij pa u ndikuar nga mitingu i Metës, e shton dhe më shumë nervozizmin e dyshes Berisha- Meta, të cilët më shumë se sa duan të mburren me shifrat, duan të shantazhojnë Bashën, se po ja marrin rolin prijës të opozitës.
Por e vetmja gjë që nuk e tremb Bashën, duket se janë lojërat me shifrat. Jo se janë shumë, apo pak për të. Por ai e di se Berisha dhe Meta nuk hapin dot debatin se të kujt janë ata njerëz. Po u hap ai debat, ata kthehen të gjtihë në oborrin e SHQUP. Dhe pastaj Berishës nuk i duhet të ndërrojë popullin, por kryetarin. Për atë s’ka më këllqe.
Zoti Baze, ti e di fare mirë, që Berisha është i atillë trajner, të cilit nuk i pëlqen asnjë ditë që ekipi të rrijë pa stërvitje. Ai e di, se vetëm stërvitja mund ti mbaj lojtarët në formë. Fakti pse dha hua disa lojtarë për një skuadër tjetër për nja dy-tre ndeshje nuk do të thotë aspak se do ja besonte skuadrën trajnerit të ekipit ku i huazojë. Shpëtimin PD do ta gjente vetëm në raportin mbështetës midis revolucionarëve të përfaqsuar nga Basha dhe evolucionarëve të përfaqsuar nga Eduard Selami. PD,në zgjedhjet e zhvilluara brënda saj në 2017 e pretenduan vetëm këta dy individë, Basha dhe Selami. Ndaj, mendoj zgjidhja mund të vijë vetëm nga raporti mbështeës për sejcilin prej tyre. Të shohim kush do fitojë, Basha i provuar për rezultatet e tij, apo Selami, si i vetmi individ që ka mbetur në PD, i cili mund të riparojë raportet e krisura të PD me ndërkombëtarët. Kur dihet, se pa një mbështetje të domosdoshme ndërkombëtare kurrë nuk mund të vihet në pushtet.
Fakti qe diskutohet edhe pas kater ditesh numri protestuesve,ka nje domethenie per protesten më te madhe deri tani.Ajo qe ishte
më e rendesishme se sa numri shum i madh i pjesmarresve ne kete proteste,ishte qellimi i saj jopartiak dhe qytetaria.Protestuesit
pothuaj te gjith te elektoratit gri.Te zhgenjyerit nga politika,nuk jan kurresesi te Metes apo te Bashes,por te gjith kundra Rames,
qe shikohet si personi më negativ ne historine e politikes shqiptare.Edhe Ver Llapen ti veshë perballe Rames ne keto momente,fiton.
Ne nje sondazh para disa ditesh me afro 20 000 votues ,Ardi Daullxhiu fiton 79%,Edvin D’Rama 21%,aq poshte ka rënë reputacioni
i kryerilindasit.Kryeminister me nofken drogaxhiu!Ne cilin vend te Afrikes gjendet nje Kryeminister perdorues droge,dhe askujt
nuk i bën pershtypje?Kllonimi i debilitetit ne radhet e”rilndjes”,ka marre permasa te frikeshme te nje epidemie.Te gjith debilat
dhe drogaxhinjt rreth Rames!Kjo eshte tragjedi kombetare.Fundi Rames do te jetë tragjik.
BULEVQRDI ESHTE 170 M I GJATE DHE 30 M I GJERE
170 ×30= 5100 METRO CARRE
1 PERSONE PER METRO CARRE = 5100 PERSONA
BULEVARDI ISHTE ME PAKE SE GJYSEM PA GJYKYAR SI TALIBANE PARTIE KUSHTE RRETHE 2000 PABUKSA KOKE PA LARE .
PO BUKURIA ISHTE KUR I PYESNIN PER CFAR KE ARDHUR ASNJERI NUK E DINTE PER CFARE .
Meta eshte dakort me Berishen,la Presidencen dhe doli ne rruge,kercenoj me nje betej tjeter,ate te pushtimit te Parlamentit dhe shperndarjen e tij.
Kjo ka qene endra e Berishes,vazhdimi i revulucioneve,si 97 etj.
Meta doli garant per vazhdimin e “revolucionit” dhe distancimin nga perendimi,pikerisht ate cmendi qe Berisha e provoj dikur.
Meta e ka kuptuar se duke qene ushtar i Berishes,do kete dhe mbeshtetjen e PD,Bashen dhe Kryemadhin i kane lene te meren me organizimin e 8 marsit.
Berisha nuk eshte larguar nga ambicjet e tij politike,ai eshte cdo dite prezent ne mediat elektronike dhe internet,nepermjet SHIK-ut dixhital.
Berisha si gjithmon,geshtenjat i nxjerr me duart e te tjerve,pikerisht me duart e Presidentit,ka shkruar letera per mos hapjen e negociatave. Meta me kete veprim eshte bere i besushe per Berishen.
Dyshja Berisha-Meta nuk e kane ndalur per asnje moment luften per pushtet,panvarsisht se Berisha e di se Meta eshte me lig se ai.
—
Berrisha eshte komunist PD eshte parti komuniste
PD ka nje elektorat prej 400 mije votues si ka mundesi te bashangjitet nje partie me 20 mije elektore si ka mundesi te hyje ne sherbim te nje partie te majte?
PD esht e kuqe me flamure blu njesoje si Meta e Haradinaj anti amerikan me flamure amerikane eshte mode e kohve te fundit .
I vetmi demokrat i vertet ne shqiperi eshte Edi Rama nje social -democrat dhe e ka fitoren te SIGURTE .
Protesta masive e 2 Marsit ku moren pjese mbi 100 00 persona e dha efektin e saj.Ilir Meta depoziton edhe nje fitore tjeter.
Komisioni Venecias ka rrëzuar nismën e PS për marrjen e kompetencave të Presidentit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Burime nga selia në Strasburg e Venecias bënë me dije se raporti paraprak i Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e
gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese i jep të drejtë kreut të shtetit,Ky eshte fillimi i nje fundi te turpshem per mafien”rilindase”
“Rilindja” mbahet vetem nga nje tra,Edvin Escobar D’Rama.Bie drogaxhiu,shkermoqet PS-ja si nje keshtjelle rëre.Dhe po u rrëzua
Rama,nuk vinç që e ngre!Ne krye te PS-s vjen karizmatiku Taulant Baballa.Pastaj do te shohim gallatë.
Po pse sot nuk shkruajte gje per letren e komisionit te venecias o Mero Baze apo dhe ty te griu buzeqeshja ne buze si komunistet e Rilindjes qe ti e do aq shume.
Per nje tender shkove me mullixhiun sa keq, sa gjynaf per plakun Mere
Ruajna Zot nga Zigur Qarri, kur ka ” te drejte”.