Rama: Mbyllim të gjitha lokalet, palestrat dhe çdo ambient publik që mbledh shumë njerëz. Është luftë

10 Mars 2020, 16:21Politika TEMA
Rama: Mbyllim të gjitha lokalet, palestrat dhe çdo ambient publik

Qeveria ka ashpërsuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, që kryeministri Edi Rama e cilësoi një armik të përbashkët që nuk duhet nënvlerësuar.

“Kjo epidemi që ka kapacitetin të marrë jetë njerëzish është një armik dhe ne do bëjmë gjithçka që ta përballojmë si një armik dhe ta vrasim si një armik.

Çfarë mund të jetë tjetër veçse luftë, nëse në Itali do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë?

Por që mos të vijë puna tek farmacitë dhe ushqimoret si të vetmet të hapura…do i mbyllim të gjitha diskot, pub-et, lokalet, palestrat dhe çdo ambient që mbledh shumë njerëz”, deklaroi Rama.

Një tjetër vendim është edhe rritja e shpërblimeve financiare për personelin shëndetësor që është vija e parë në betejën me koronavirusin.

Rama tha se shpërblimi për mjekët dhe infermierët do të jetë 1 mijë euro në muaj plus rrogën bazë përgjatë të gjithë periudhës së koronavirusit, ndërsa për shoferët e ambulancës dhe sanitarët pagesa ekstra rrogës do të jetë 500 euro.

Masa tjetër është edhe rekrutimi kundrejt pagesës e specialistëve dhe ish-punonjësve të shëndetësisë që kanë dalë në pension.

“Ka disa figura të mëdha dhe të respektuara mjekësia shqiptare dhe kjo është koha që mendja, eksperienca, janë pasuria më e çmuar. Disa njerëz që janë ende shumë dinamikë të fortë, edhe pse i kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës, janë të ftuar, do të paguhen për të kontribuar në këtë luftë”, deklaroi Rama.

Masa tjetër lidhet me mbylljen e të gjitha sporteleve shtetërore dhe udhëzimi për të punuar nga shtëpia online për të gjithë pjesën e administratës që mund të kryejë detyrën e saj përmes kësaj forme.

I njëjti urdhër vlen edhe për bizneset dhe kompanitë private, të cilave u kërkohet që të aplikojnë punën nga shtëpia për stafin që e ka të mundur ushtrimin e detyrës përmes kësaj forme.

Duke qenë se sportelet do të mbyllen, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sqaroi se të gjithë pensionistët do të marrin me postë në banesat e tyre pensionin që u takon pa asnjë kosto shtesë.

Qeveria synon që me masat e ndërmarra të shmangë skenarin me të cilin po përballet aktualisht Italia dhe për t’iu përgjigjur të gjitha parashikimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për një kurbë rritëse të të infektuarve. Bashkë me rritjen e të prekurve, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe shtimin e masave kufizuese.

“Gjërat do të shkojnë në një kurbë rritje, sipas llogarive nga OBSH që shohin si sillet virusi dhe cilat janë masat dhe gjatë kurbës rritëse do të rriten edhe kufizimet”, tha Rama.

Kryeministri foli për një situatë të pazakontë, të ngjashme me një situatë lufte dhe nuk përjashtoi edhe ndëshkimin deri me burg për ata që nuk i respektojnë këto kufizime të vendosura.

“Do të rritet goditja për ata që nuk duan të kuptojnë që nuk jemi në kushtet paguaj taksat, mos shkel vijat e bardha se do të marrësh gjobë. Jemi në kushtet kur duhet të të ruajmë ty dhe ti nuk ke të drejtën të vrasësh të tjerët. Pas kësaj do të ketë edhe sanksione”, tha Rama.

Sanksionet e parashikuara nga Qeveria shkojnë deri në 500 mijë lek gjobë, për të gjithë personat që janë të infektuar me koronavirus, por nuk u binden rregullave të kufizimit të lëvizjes, duke vendosur në rrezik qytetarët e tjerë.

(TemA)

8 komente në “Rama: Mbyllim të gjitha lokalet, palestrat dhe çdo ambient publik që mbledh shumë njerëz. Është luftë”

  1. Kuq e zi says:

    Z,kryeminister
    Italia e nenvlersoi dhe akoma ska guxuar ta beje garantinen si duhet dhe rezultatet u pane
    Ja kaloi kines per viktima por nqs marrim raportin e popullsise kine-itali kjo e fundit eshte drame e papare karshi kines
    Ajo qe shqiperia duhet te beje eshte

    te bllokoje komplet doganat per pasagjeret
    Te paralizoje cdo lloj pune pervec mjekeve dhe forcave te rendit te pakten per 15 dite
    Asnje ne rruge pervec se per te blere ushqime te pezullohet cdo trasport publik
    Pastaj te shpresojme qe te kemi rezultatet e kines

  2. Atdheu says:

    Drejt Kuq e Zi.

  3. Qytetare says:

    Z. Kryeminister! Ndaloni edhe punet per dy jave. Grumbullimet me mbi 100 vete ne nje ambjent jane dhume te rrezikeshme. Do jete shume vone.

  4. i sëmuni says:

    mirëmëngjes ditë të mbarë ….

  5. Meta ik ik ik ik says:

    kuqezi
    cfarë do të thotë “kjo e fundit”
    mos duhet “ajo e fundit”
    a ekziston “ky i pari”
    mos duhet “ai i pari”
    mos vjen nga anglishtja “the latter”
    nëse po anglishtja ka edhe “the former” – sipas teje “kjo e para”
    mos po flet gjysmë shqip dhe gjysmë jo
    mos vallë “ky përemër” përdoret për pjesë të njëjta sintakse psh 4 kundrinorë dhe jo kryefjalë – kundrinor??
    a mos vallë ajo që për ty është kjo për mua është ajo ….

  6. Meta ik ik ik ik ik says:

    kuqezi
    cfarë do të thotë “kjo e fundit”
    mos duhet “ajo e fundit”
    a ekziston “ky i pari”
    mos duhet “ai i pari”
    mos vjen nga anglishtja “the latter”
    nëse po anglishtja ka edhe “the former” – sipas teje “kjo e para”
    mos po flet gjysmë shqip dhe gjysmë jo
    mos vallë “ky përemër” përdoret për pjesë të njëjta sintakse psh 4 kundrinorë dhe jo kryefjalë – kundrinor??
    a mos vallë ajo që për ty është kjo për mua është ajo ….

  7. Vrit nje politikan te korruptuar dhe hajdut says:

    Bravo te qofte, edhe me shume duhet shtrengu!

  8. kasapi says:

    Flm zoti Rama! Eshte fat i madhe per te gjithe shqiptaret qe ne dy fatkeqesit, si ajo e termetit dhe kjo e coronavirus jeni ju ne krye te qeverise.
    Me Edi Ramen deri ne vdekje.
    Posht te gjithe te klonumit dhe injorantet e sal ram shiqere birishes dhe ilir florinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje