Qeveria shqiptare mbyll kufijtë me Italinë, Balluku: Anijet me mallra nuk bllokohen

10 Mars 2020, 12:04Politika TEMA

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku në një deklaratë për mediat ka njoftuar se qytetarë nga Italia nuk do lejohen të vijnë më as nga deti dhe as nga ajri, duke bllokuar kështu kufijtë hyrës.

Balluku sqaroi se qytetarët që duan të ikin jashtë nuk paralizohen si dhe  transporti i mallrave nuk do të preket.

Më tej Ministrja e Infrastrukturës i bëri apel të gjitha agjencive ajrore që të zhvendosin datat e fluturimit dhe lundrimit për pasagjerët që i kanë prerë biletat.

Nuk lejohet asnjë pasagjer që të hyjë nga Italia në Shqipëri. Mbyllen të gjitha fluturimet për pasagjerët me Italinë.Sonte do të nisen tragetet e fundit nga Italia dhe Vlora. Anijet me mallra nuk do të bllokohen.

Avion që vijojnë bosh nga Italia, pa pasagjere, nuk do lejohen që të vijnë më. Këto avionë mund të marrin pasagjerë për ti dërguar në Itali. Vazhdojmë të bëjmë thirrje që kompanitë duhet të akomodoni me data të tjera personat që kanë prerë bileta në data të ardhshme.

Transporti detar: Sonte do të nisen tragetet e fundit Vlorë-Brindizi dhe Durrës-Bari  me të gjithë pasagjerët. Pas këtij itinerari nuk do të ketë me udhëtime të tjera. Në rast se autoritetet italiane do jenë të interesuara të vijnë bosh dhe të marrin pasagjerë ne jemi të hapur për këtë bashkëpunim.

Tregëtimi i mallrave nuk do të ketë asnjë penalizim. Nga të dyja palët, Itali-Shqipëri dhe e kundërta edhe nga ajri edhe nga deti”, tha Balluku.  (TemA)

3 komente në “Qeveria shqiptare mbyll kufijtë me Italinë, Balluku: Anijet me mallra nuk bllokohen”

  1. L.R says:

    Dmth.. une qe per te ejten date 12 oren 14.55
    Venecia- Tirane te rri i qete ketu ku jam pasi s’me lene te zbres ne token Shqiptare…. te shpresojme qe dikush te zgjohet pasi une s’kam asnje informacin per anullo te biletes o rimborsim.

  2. Kuq e zi says:

    Po qenkeni pallosha fare ju…
    80% e shqiptareve ne veri te italise hyjne nga muriqani dhe hani i hotit ju thoni trageti,avioni
    Nga hyri rasti i pare moj ministraqe?
    Duhet te kycni kufijte te gjithe pervec mallrave
    Te pezullohet puna per te gjithe per dy jave pervec mjeksise dhe forcave te rendit duke pajisur keta me mbrojtese te pershtatshme
    Mos kopjoni italine ajo ka gabuar mjeket ne lombardi po zgjedhin ke te shpetojne e ke te vdesin mos valle duhet te arrihet ketu duke e kopjuar?
    E kemi fjalen per lombardine tankun ekonomik te italise imagjinoni shqiperine
    Ate qe italia vendosi mbreme duhet ta bente kur izoloi Codogno-n

  3. Lui says:

    Tani u kujtove moj ndyresire.Tani nuk ja vlen as ti mbyllesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje