Infermierja italiane Alessia Bonari, ka postuar një letër dhe një foto prkesë, nga shenjat që i kanë mbetur në fytyrë, për shkak të maskës mbrojtëse që e mban për orë të tëra.
‘’Unë jam infermiere dhe tani jam duke u përballur me këtë urgjencë mjekësore.
Kam frikë edhe unë të shkoj në punë. Kam frikë, sepse kjo maska mund të mos i bëjë mirë fytyrës sime, ose mund të kem prekur rastësisht doreza të pista, ose ndoshta maska nuk i mbron sytë dhe diçka mund të ketë kaluar në sy.
Jam e lodhur fizikisht, sepse pajisjet mbrojtëse janë të këqija dhe kur i vendos ato nuk mund të shkoj në tualet, ose të pi ujë për 6 orë.
Jam e lodhur psikologjikisht dhe si të gjithë kolegët e mi që kanë javë të tëra në të njëjtën gjendje, por kjo nuk do të pengojë punën tonë, siç kemi bërë gjithmonë.
Do të vazhdoj të kujdesem për pacientët e mi, sepse jam krenare dhe e dua punën time.
Ajo që unë i kërkoj kujdo që po e lexon këtë post është: të qëndrojnë në shtëpi dhe kështu ata mbrojnë edhe ata që janë më të brishtë.
Ne të rinjtë nuk jemi imun ndaj koronavirusit, edhe ne mund të sëmuremi.
Unë nuk mund ta kem luksin të kthehem në shtëpinë time të karantinuar, duhet të shkoj në punë dhe të bëj pjesën time.
Ju bëni tuajën, ju lutem, qëndroni në shtëpi’’, shkruan infermierja, bashkangjitur fotos që është bërë virale në rrjetet sociale.(TemA)
Alessia Bonari
Karantine ne Itali
Karantine ne Itali
Karantine ne Itali
Rrespekte për Ju dhe punën tuaj.
Po na jepni shembullin e ndonje shqiptari boll me italianet.
gjith ato buze paska motra