Mjeku italian pretendon se ka gjetur kurën për koronavirusin: Jep rezultate të shkëlqyera brenda 24 orëve

11 Mars 2020, 20:35Sociale TEMA
Mjeku italian pretendon se ka gjetur kurën për koronavirusin: Jep

Karantine ne Itali

Një mjek nga spitali i Napolit i quajtur Paolo Ascierto ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e koronavirusit të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”, i cili përdoret për kurimin e artritit tek pacientët.

Sipas “La Republica”, mjeku ka thënë se ai ka trajtuar dy pacientë me të, dhe brenda 24 orëve terapia ka treguar rezultate të shkëlqyera.

“Dy pacientët e parë u trajtuan në Itali dhe brenda 24 orësh terapia tregoi rezultate të shkëlqyera. 

Dje filloi trajtimi për dy persona të tjerë dhe sot do të merremi me dy të tjerë. 

Sa i përket pacientit të dytë të trajtuar, ka pasur një përmirësim dhe tani është i qëndrueshëm.

Këtu në Napoli kemi për qëllim të trajtojmë sa më shumë pacientë të jetë e mundur. 

Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë për të zgjeruar përdorimin e tocilizumab në pacientët e infektuar me koronavirus dhe në kushte shumë kritike”, tha ai.

8 komente në “Mjeku italian pretendon se ka gjetur kurën për koronavirusin: Jep rezultate të shkëlqyera brenda 24 orëve”

  1. E verteta tjeter says:

    Ama nga Napoli eshte ky mjeku ? Ah, atje ku shiten edhe qeset me ajer cudiberes!? N.q.s. ka mashtrues ne bote , Napoli eshte kryeqyteti i mashtruesave.

    1. toni says:

      Ne nje udhetim Bill Clinton, zhak shirak dhe silvo berlusconi
      e pyeti njeri bil clinton ku jemi tani? tha jemi ne new york
      e pyeti zhak shirak ku jemi ?tha ne paris se shikoj kullen Eiffel
      e pyeten silvio berlusconin ku jem? tha ne Napoli se me vjedhen oren zogjet e kures

  2. Buda says:

    Actemra (tocilizumab) e firmes gjigante “Roche” për koronavirus.

    Kina mbështet përdorimin e Actemra të firmes gjigante “Roche” për koronavirus. Ilaçi anti-inflamator do të përdoret në pacientët me komplikime të mushkërive. Miratimi i shpejtë do të thotë që Actemra (tocilizumab) – një frenues interleukin-6 – mund të përdoret për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirusin e ri, të cilët kanë zhvilluar dëme serioze në mushkëri dhe gjithashtu kanë nivele të ngritura të IL-6 në gjak.

  3. Lexuesi says:

    Quhet Enbrel, Perdoret kundra artritit

  4. Krysho Ludowig says:

    Hallall

  5. Studenti 1 says:

    Po hë të shkretën, çfar prisni.
    Shperndajeni sa ma shpejt eksperiencen e mire qe po fitoni.

  6. Askushi says:

    Ajde oburra beni nje rruge ne itali tani dhe e blini ilacin.

  7. Mjeku popullor says:

    Ka mijra shkencetare qe po merren me gjetjen e ilacit, dhe nuk ngeli ta konfirmoje nje mjek fantazem me dy paciente te trajtuar……mos eshte ndonje skup nga farmacite per te nxitur shitjet e medikamenteve ……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje