12 vjet nga Gërdeci, djali i familjes Durdaj kujton humbjen e të vëllait: S'mund të bëhet gjaku ujë, derisa frymë të kem do kërkoj drejtësi

15 Mars 2020, 16:09Sociale TEMA
12 vjet nga Gërdeci, djali i familjes Durdaj kujton humbjen e të

Sot shënohen 12 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona.

Djali i madh i familjes “Durdaj”, e cila është akoma në pritje të drejtësisë së munguar për të ndëshkuar atë që i mori jetën të birit, Geraldo Durda ka kryer homazhe sot në përmendoren në kujtim të viktimave.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai shprehet se vënia e drejtësisë është larg, ndërsa padrejtësia jetohet përditë.

Durdaj premton se do të ndalojë së bëri homazhe, por  edhe duke luftuar për të gjetur drejtësi.

Kujtojmë që vëllai i tij Erisoni i vogël, ishte vetë shtatë vjeç e gjysmë, kur nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve me 15 mars 2008 në Gërdec gjeti vdekjen.

Ndër të tjera Durdaj shkruan: 

“Edhe pas 12-vjetesh gjendem perseri ketu, ne te njejtin vend, per te njejten arsye….Drejtesi per ata qe humben jeten.

12-vjet Gerdeci….ku fajtoret jane te pafajshem ndersa viktimat qe humben jeten jane te denuar per te mos gjetur rehati…..drejtesia eshte larg padrejtesia jetohet perdit….

Nuk mund te behet uje gjaku i 26 personave.

Nuk mund te behet uje gjaku i Erit! 

Kur te mos kem me fryme do ndaloj se beri homazhe,se kerkuari drejtesi”, nënvizon Durdaj.

Le të kujtojmë që familja “Durdaj” njihet për forcën e madhe, në luftën e drejtë që ka bërë me organet e drejtësisë, të cilat nën komandën e ish kryeministrit Sali Berisha kishin tentuar të fshihnin të gjitha gjurmët për të mbyllur çështjen.

Falë insistimit të tyre me dinjitet hap pas hapi, kjo dosje është rihapur për të kërkuar atë që duan të gjithë… drejtësinë. (TemA)

3 komente në “12 vjet nga Gërdeci, djali i familjes Durdaj kujton humbjen e të vëllait: S’mund të bëhet gjaku ujë, derisa frymë të kem do kërkoj drejtësi”

  1. Timi says:

    Dergo Berishen dhe te birin dhe ate jarin Fatmir Mediun ne SPAK.

  2. Xen kellira e Argita gëlbaza says:

    More vellai i viktimes se Xen kellires, djalit te Saleh qenefit po beje ore drejtesine vete se nga drejtesia shqiptare nuk zgjidh gje.. !!!!!!!!
    A thua se gjaku nuk behet uje ??????!!!!!
    E Po MJAFT prite djalo !!!!!!!!
    Ik nje dite nga dyqani brekeve Te KARmines Xenit e zgjidhi nje pale breke e hap syte rrotull….se mbase shiko ndonje surrat te njohur ????!!!!

  3. Jeni kaq shume Familje Shqiptare ,

    qe doni te merrni Hakun perball te njejtit Krimiel
    salih berisha !
    Mblidhuni te gjith bashke Familjet e Viktimave ,
    i rrembeni xenin ,ja palloni te gjithe dhe i kerkoni Miljona
    ti sjelli vet krimineli i shqiptareve salih berisha dhe pastaj gjithcka e dini vet

    Mos ndaloni kurr se maari haku e vllezerve motrave prinderve tuaj ,
    se do ju urreje vet Zoti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje