PD sulmon Ramën për qarkullimin e makinave, ultimatum qeverisë: 14 ditë karantinë e plotë, koronavirusi s'infekton part time sipas orareve të kryeministrit

15 Mars 2020, 13:45Sociale TEMA

Partia Demokratike ka reaguar ashpër lidhur me masat e rrepta të qeverisë për qarkullimin e makinave.

PD pretendon se kjo masë nuk i shërben këtij qëllimi dhe se tregon paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e situatës.

Sipas tyre, lejimi i lëvizjes së automjeteve në mëngjes dhe 1 orë pasdite zgjidh vetëm lëvizjen me makinë të drejtorëve të Edi Ramës.

“Koronavirusi nuk infekton part time, sipas orareve që cakton nga shtëpia Edi Rama. Ose ka, ose nuk ka karantinë.

Ose lejohet lëvizja për punë në oraret individuale të punës, ose nuk lejohet! Vendimet gjysmake janë si të vërtetat gjysmake, dëmtojnë më shumë.

Partia Demokratike vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, karantina totale, për një periudhë 14 ditore fillimisht, është një zgjidhje që ndihmon në mospërhapjen e gjerë të virusit dhe për të vlerësuar përmasat e përhapjes së tij nga ekspertët.

Në kushtet kur qeveria nuk përmbush detyrimin ligjor që të dezinfektojë rrugët, parqet apo pallatet, qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.

Kjo masë duhet të shoqërohet menjëherë me miratimin nga qeveria të paketës së masave për pasojat social-ekonomike të krizës”, deklaron PD.

“Në vend që të bëjë mjekun, sanitarin, policin apo ushtarin, Edi Rama duhet të bëjë tani Kryeministrin! Të miratojë paketën social ekonomike, që përfshin, ndër të tjera:

1. Riimbursimin e bizneseve

2. Rimbursimin e pagës së punonjësve

3. Ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë

Jeta e shqiptarëve nuk ka çmim!”, nënvizon PD.

8 komente në “PD sulmon Ramën për qarkullimin e makinave, ultimatum qeverisë: 14 ditë karantinë e plotë, koronavirusi s’infekton part time sipas orareve të kryeministrit”

  1. Nisi says:

    Bravo lul na i sjell 260€ te rruges kombit dhr menjehere, porosit dhe saliun dhe liken dhr cdo gje paguhet more hajdut vrases

  2. ilirberisha says:

    Na hengshi k**** ju legenat e PD me Lulin ne krye.
    Bythemuta pse sdilni me ndihmu hajduta,po per te dhene mend jeni te paret,qelbaniker.

  3. artan kurti says:

    O ju te PD po te jeni aq burra coni doktoret tuaj Tritan Shehu,Bardh Spahine etj dhe jepni kontributin tuaj ne kete situate .Nuk ka nevoje populli per dogma te tilla ,kur te mbaroje sotuata atehere dilni per politike.Por mos harroni 15 Marsin (GERDECIN) ju kam xhan sidomos Tritan Shehun se jam takuar me te dhe Fahri Balliun ne Kastoria .TUNG.

  4. Faruku says:

    Sa e lehte eshte te flasesh kur administrimin e parave i kane te tjeret.O burra u be deti kos,e te marin nga nje luge Vet Luli fal ndonje lek nga te tijat,se nuk i mungojne.Nga taksapaguesit shqiptare eshte bere milioner(pa mare parasysh edhe parate e mare nga Serbia,per contributin e dhene ne Kosove)

  5. Aleksander says:

    Po eksiston PD?
    Ke perfaqeson ne Parlamentin Shqiptar?
    Ka njeri qe jep pergjigje te sakt?
    Sa parlamentar ka pd sot?????
    Me fakte jo rrena.

  6. FLM says:

    Une jam ne nje biznes qe konsiderohet thelbesor ne kete situate. Spitalet, furnizimi per te mbajtur spitalet ne pune , me medikamente dhe pajisje, prodhimi jetik, furnizimi , shume specialitete jetike, jane dhe duhet te jene ne pune. Po sakrifikojne, por sigurisht kane marre masa per mbrojtje te stafit, te familjeve, dhe klienteve. Respekt per te gjithe keta. Sigurisht qe do te shkojne ne pune, do te perdorin edhe makinat per te shkuar dhe per tu kthyer. Tregoni respekt. Eshte jetike te punojne. Kush nuk ka pune te mos dale me makine ne keto orare, te mos pengojne.Perfshire dhe politikanet. Politikanet te rrine ne shtepi , aq me shume kur nuk i duhen askujt.

  7. gjergji says:

    Boll o vagabonda e shakllabane politik.Akoma nuk e kuptoni se KORONA C-16 jo vetem qe nuk ju sjell ne pushtet ,por largon perkrahesit fanatik nga kjo bande politike te horave te cmendur.Bravo E.Rama per te gjithe masat teper te dhimBeshme por totalisht te duhura per uljen e shpejtesis se infeksionit te populates nga virusi C-19.NE VEND TE NDIHMES JU NGJALLNI PANIK E VETEM PANIK duke saju lloj,lloj skenaresh “babale” parashikimesh banale.Cili shtet ne bote miraton at paket sociale qe ju paraqitni,kur nuk dihet se kur do mbaron faza e pare e infektimit e kur fillon e mbaron faza e dyte e I nnfeksionit.Ajo qe propozoni ju eshte shkatrrim I cdo qelize ekonomike shtetrore e krejtesisht e papranushme per cdo shtet ne bote.Se paku eshte I papranushem ne France,gjermani,israel e mjaft vende super te zhvilluar te planetit e super te pasura.Ju shihni andra me sy hapur o te shkrete!!!!!

  8. 64 vjeçari says:

    Punoj ne administraten e nje biznesi qe eshte ne funksion te zinxhirit te subjekteve qe meren me furnizimin e pupullates me ushqime apo medikamente, por ju subjekt i dy kategorive te mesiperme, aktivitet i cili nuk eshte ndalur nga qeveria.Dy dite (qe kur u hoq qarkullimi) kam udhetuar ne kembe vajtje- ardhje 18 km. Sot kam zene shtratin nga ftohja qe kam marre ( mbasi kur mberrija ne pune rrobat ishin bere uje prej djersitjes dhe lodhjes).Me pare udhetoja me mjetin tim personal , fillikat vetem.Atehere , sipas logjikes se Z.Basha, une duhet te dorezoj punen nje tjetri ( te jap doreheqjen ne keto kushte) , sepse e ndjej qe fiziku im nuk e perballon çdo dite udhetim ne kembe ne nje distance te tille.
    Zoti befte mbrekullira.
    Uroj qe shqiptaret dhe njerezimi ta kalojne sa me lehte , hallin qe u ka rene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje