Siguria në punë për shkak të koronavirusit: Pezullohet aktiviteti në 24 subjekte

15 Mars 2020, 13:34Sociale TEMA

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po zhvillon kontrolle në terren, në zbatim të masave parandaluese për përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, në subjekte me numër të lartë punonjësish e kryesisht në aktivitete fasonë dhe call center .

Trupat inspektuese kanë kontrolluar gjithsej 142 subjekte në terren nga të cilët  24 subjekte, ku ishin të punësuar 2832 vetë, nuk respektonin të gjitha masat e detyruara për zbatim dhe për këtë inspektorët e punës kanë operuar me pezullimin e punës deri në marrjen e këtyre masave.

Gjithashtu, ISHPSHSH inkurajojmë çdo punëmarrës të njoftojë organet përgjegjëse nëse në vendin e tyre të punës nuk janë kushtet higjenike sipas standardeve të kërkuara.

1 komente në “Siguria në punë për shkak të koronavirusit: Pezullohet aktiviteti në 24 subjekte”

  1. Berti says:

    Jepini me emra 24 subjektet.Kerkohet transparence qe ta dine punonjesit qe punojne atje.Dhe mediat kur marrin keto njoftime duhet ti kerkojne Inspektoriatit emrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje