Mësuesi nga Korça "zbulon" kurën popullore që shëron koronavirusin: Një lugë kafeje me sheqer, një bonbone dhe një teke raki me eks në mëngjes për të përvëluar mikrobet

15 Mars 2020, 14:00Sociale TEMA

Ditët e fundit ka pasur mjaft “kura popullore” nga më të çuditshmet në rrjet.

E fundit ka ardhur nga mësuesi korçar Erget Cenolli i cili përmes një postimi në rrjetet sociale pretendon se e ka zbuluar formulën që shëron koronavirusin.

Ai shkruan se:

“Për një trup të shëndetshëm duhet që: porsa ngrihesh në mëngjes, të futësh në gojë një lugë kafeje me sheqer, një bonbone ose diçka tjetër të ëmbël.

Mikrobet dhe viruset e kanë shumë qejf tëmbëlsirën, thonë disa shkencëtarë, pra me këtë rast ata mblidhen rreth gjësë së ëmbël.

Do presim një minutë derisa mikrobet dhe viruset do të jenë grumbullar në disa pika tëmbëlsire dhe në moment do të rrëkëllejmë në teke raki me ex!

Keni për të parë se mikrobet dhe viruset do të përvëlohen nga efekti i rakisë.

Ju uroj një të diel të shëndetëshme!”, shkruan Cenolli.

Më herët edhe ambjentalisti Sazan Guri dhe të tjerë, kanë bërë shpikje të tilla me urdhëra, raki dhe limonë, duke dhënë shpresë që e gjithë bota të fokusohet te “intelektualët” shqiptarë të cilët duke qenë një hap para shkencës botërore,  nga divani i shtëpisë gjithmonë gjejnë vaksinën për murtajën, kolerën, gripin spanjoll dhe kornavirusin. 

5 komente në “Mësuesi nga Korça “zbulon” kurën popullore që shëron koronavirusin: Një lugë kafeje me sheqer, një bonbone dhe një teke raki me eks në mëngjes për të përvëluar mikrobet”

  1. beni says:

    gazeta tema me serioze ju lutem ne jemi lexues te rregullt dhe ju besojme ju po jo dhe cdo deklarim nga individe te meret seriozisht mjaft ju lutem….

  2. degelisi says:

    beni ka te drejte
    Me budallenj dhe injorente jane ate qe shkruajne cdo gje qe del nga mendja e debilave

  3. Besnik caka says:

    Z. Cenolli, veç mësues, ju bëj me dije se është dhe njohës e përdorues i mirë i satirës…

  4. No comment says:

    Aty ka thjesht nota humori, nuk ka keshilla mjeksore apo aq me keq zbulim te ndonje kure te re

  5. erget says:

    Duke parë me kënaqësi se formula ime”sheqer-raki”, për parandalimin dhe shmangien e mikrobeve dhe viruseve, pati shumë sukses, ditën e nësërme do të publikoj një tjetër formulë edhe më efikase se kjo e sotmja.
    Ju uroj një javë të shëndetshme në vazhdimësi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje