Rasti i parë në Spanjë mes futbollistëve: Garay i Valencias me koronavirus, shpëton Atalanta

15 Mars 2020, 13:35Sport TEMA

Rasti i parë i pozitivitetit në Liga spanjolle. Bëhet fjalë për Ezequiel Garay, mbrojtësin e Valencia, kundërshtare e Atalanta në 1/8 e finaleve të Champions League.

Lojtari ishte jashtë për shkak dëmtimi kundër skuadrës së Gasperini.

Ka qenë vetë vetë argjentinasi që ka njoftuar infektimin përmes profilit të tij në Instagram, duke i siguruar të gjithë për gjendjen e tij. “2020 nisi keq për mua.

Jam pozitiv ndaj Koronavirus, ndihem mirë, do të ndjek rregullat e vendosura nga autoritetet shëndetësore e do të qendroj i izoluar, në karantinë”.

Garay vjen nga këputja e ligamentit të kruciatit të gjurit të djathtë, pësuar në 1° shkurt në sfidën e Liga kundër Celta Vigo e nuk ka luajtur në sfidën e dyfishtë të Champions League kundër Atalanta, gjë që për momentin i eviton karantinën bergamaskëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje