Debati cinik për milionat, pas epidemisë

16 Mars 2020, 21:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Plani financiar për zbutjen e pasojave të koronavirusit, ka ndryshuar tonet e politikës më vend. Ilir Meta, ndryshe nga fillimi i krizës, duket më normal, më i qetë dhe më bashkëpunues, por ka këtë merakun e lekëve pas krizës.

Lulzim Basha ka gjetur një zgjidhje më dembele, siç pritej. Të gjithë në shtëpi, shteti të paguajë.

Edi Rama ndërkohë, ka premtuar se javën që vjen mund të ketë një plan të zbutjes së pasojave financiare të koronavirusit.

Nga gjithë ky debat, lajm i mirë është që dy drejtuesit e opozitës hoqën dorë nga roli i “mjekëve” që jepnin receta kundër koronavirusit, dhe u kthyen tek lekët.

Lajm i keq është se brenda opozitës, karantina ka sjellë përçarjet e saj, njësoj si sherret brenda familjeve.

Ndërkohë që Basha e Meta bëhen më normalë, Sali Berisha duket se po çmendet dhe më tepër.

Deklaratat e tij të marra, shpikjet se si një 50- vjeçar ka vdekur nga karantina para dy ditësh në Memaliaj, ndërkohë që karantina në Qarkun e Gjirokastrës fillon nesër, apo sajime të tij të përditshme për ngjallje paniku, janë në dispropocion me qëndrimet e Bashës, biles dhe të Metës, në këtë histori.

Por përpjekja për të pasur një plan urgjent për financimin e krizës do të jetë një dështim. Ajo që mund të bëjë qeveria dhe mund të premtojë, është sigurimi i gjërave bazike për popullsinë, sigurimi i ushqimit dhe shërbimeve bazike. Pasojat e tjera financiare nuk mund të parashikohen pa mbaruar kriza, biles pa filluar mirë.

Çdo plan që do tingëllojë si premtim politik, mund të përmbyset nga pasojat reale që mund të ketë kjo krizë, ashtu siç mund të jenë të ekzagjeruara, nëse kemi fat dh e kalojmë pa shumë pasoja.

Një plan real do të ishte mire të bëhej, atëhere kur kurba të bjerë dhe të duket dritë në fund të tunelit. Deri atëhere, duhet që Qeveria të marrë përsipër mbijetesën nga kriza, të monitorojë importet e ushqimeve dhe sendeve bazike, si dhe të hartojë plan social për mbijetesën e të moshuarve të vetmuar, që janë me shumicë në Shqipëri, për shkak të emigracionit.

Asgjë më të dhimbshme nuk ka në këtë periudhë se një brez i tërë të moshuarish, që nuk kanë fëmijët pranë dhe që janë të rrezikuarit e mëdhenj të epidemisë. Ata janë brezi më i rrezikuar dhe brezi që ka bërë më shumë sakrifica se ne, për këtë vend.

Lista e parë që duhet të bëjë qeveria dhe t’ia shpërndajë çdo bashkie për t’u qëndruar tek koka, është kjo listë. Të tjerët që kanë familje dhe që duhet të qëndrojnë mbyllur në shtëpi, u mjafton sigurimi i ushqimeve dhe ilaçeve.

Përpjekja për të bërë debat për miliona e miliarda, para syve të miliona njerëzve që urojnë të dalin gjallë e të kenë çfarë të hanë të nesërmen, është cinizëm i tepëruar.

Kjo nuk do të thotë që Qeveria të mos bëjë llogaritë e saj, por para tyre duhet të sigurojë jetën e qytetarëve, sidomos të moshuarve të vetmuar, dhe pastaj qytetarëve që janë mbyllur në shtëpi. Dhe hap pas hapi të sigurojë mbijetesën e atyre bizneseve prodhuese që mund të funksionojnë.

Kur rreziku të kalojë, natyrisht që duhet një plan ringritje ekonomike, por është e gabuar që tani, kur është në pyetje ekzistenca, të imponohet një debat për miliardat e së ardhmes, që duhet t’i gjejë Qeveria.

13 komente në “Debati cinik për milionat, pas epidemisë”

  1. Ladi says:

    Je realisht gazetar i vertete. Je i sakte. Je i kthejllet. I ditur. Je optimist. Jep shprese dhe garanci.
    Me vjen mire qe te lexoj.

  2. Nje minister jeshte detyre says:

    Vdekje malokut ,pjelles se karaxhicit,spiunit te UDB-s,fytyres me te urryer per shqiptaret,kriminelit
    Salih Berishe’Vicidollit!

  3. Dritani says:

    Per perballımın dınjıtoz te pasojave te renda te termetıt dhe perballımı ı kujdeseshem qe po ı behet epıdemıse shkatrrımtsre te coronavırusıt, merıton nje mırenjohje per Kryemınıstrın Rama e Qeverıne e tıj, se bshku me armaten e heronjeve te mjekesjse, mjekeve, ınfermıereve dhe gjıth zınxhırıt qe perballon pandemıne.
    Natyrısht tek qendrımet e pafytyra te dısa kundershtareve polıtık te Rames dhe perpjekja qe ata bejne per te perfıtusr nga kjo tragjedı, fket hapur se sa e dhımbshme do ıshte gjendja e shqıptsreve ne se ne krye te Qeverıse do ıshın keta te paudhe qe cdo gje mund te jene por shqıptare kurrsesı.
    Rames ı kerkojme te jete edhe me tej ne lartesıne e detyres sı derı me tanı, ndersa te paudheve u themı qe faturen do u a jape ky popull kur te vıje koha e caktuar dhe ıshalla dalım nga kjo sıtuate me sa me pak deme.
    Atehere shqıptsret do festojne se bashku me vellezerıt e motrat te cıleve Rama do u jape celsst e banesave ne dore.
    Prandaj ka rendesı te shohım nga e mıra dhe te perbuzım hıjenat qe kuterbojne sı coftınat.

  4. Tutu says:

    Zoti Mero fytyra e merakosur e presidentit per ekonomine para ekzistences te jetes te qytetareve ka te beje me ate qe : kjo krize do te godase te paret keta oligarket virtuale , aksioneret shteterore korruptive te cdo investimi te ketij vendi… dhe tani ne kete kohe kur ketyre njerzeve po u ngushtohet hapsira per korrjen e ketyre te ardhurave publike…, korona virusi do te jete kanceri i ketyre oligarkeve shteterore ky i pari eshte kryeoligarku president e keshtu me radhe…. 90 % e popullit sdo ta gjeje gje se ne fund te fundit marrin ate cka prodhojne ate dite…koronavirusi do vrase me shume hajdute se njerez te ndershem dhe ky do jete nje nga perfitimet reale te ketij populli…. Agallaret jane te shqetesuar se argatet spo dalin te punojne ne pronat e tyre te grabitura po nga ky popull i varfer…!!

  5. Lundertari says:

    Miremengjes.
    Cdo fjale e sakte. Mos u merr me ata qe qimen e nderrojnr po zakonin nuk e harrojne. Leri ne hallin e numerimit te parave, njerit i del gjumi tjetrit i shtohet gjumi. Kete hall nuk jua zgjidhim dot.
    Qeveria te shikoj punen te bej plane dhe te monitoroj situaten. Populli thote “qente le te lehin, katvani shkon perpara” dhe Qeveria duhet te merret me karvani .

  6. Hyseni says:

    Ore ka mundësi tu gjendet një ëmër tjetër disave që fillojnë me pa si Paloka, pa mendë, pa dinjtet etj! Dhe mbase po tu ndërrohet emri mund të edhe zanan

  7. HI says:

    Mero jeni i madh! Sa keq qe u bllokuan aeroportet sepse do te kishin fluturuar ne??????

  8. Albani says:

    Mero Baze ,gazetar shqiperia te dyte nuk por nuk ka asolutishte,pse e them kete ,sepse i lexoj pothua te gjithe por nuk me ngjit asnje artikull me duken kot ,pa llogjik, pa shpres,pa koke pa kembe,llafollogjira pa vlere qe nuk merren si pike referimi per te vazhduare me tij.
    Njeri kerkon qeveri,tjetri kerkon veshje speciale,tjeteri kerkon domino ne park,tjetri kerkon xhiro duke kercenuare dhe nxjerr gjoksin e labit ne shkoder e cfar te te them.
    Mero me gazeten e tije te hap drite dhe te jep mundesi te gjeshe rruge per te ecur ne kete lufte te veshtire ku nuk kemi te bejme as me hartat as me lapsat ,as me raportet njerzore..
    Me keq akoma te dgjoshe idera shterpe neper televizione qe jane me shumice. E kjo qenkaa kuje e madhe me ne krue nje fare superidjoti i quajtur Petrit Vasili, me habit se si ai ka qene edhe mjek,per mua shume e çuditeshme se mjeku ka edhe nje betim.

  9. On says:

    Po thame kte dmth dhe Merkel,Makron,Kurz jane cinike…ata qe diten e pare folen per ndihma sepse dhe psikologjikisht eshtee keshillueshme. Ndaj dhe qeveria jone duhet ta shoqeroje me pakete ndihmash…….

  10. OBSH , Europa do i japin Shqiperise 500 milion euro, per te zbutur pasojat e coronavirusit , Presidenti dhe opozita pa tjeter do bejne proteste per “mbrojtjen” e kushtetutes.(7% : 7X7 , s’na u ndane keto 7 tat)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje