Nga Mero Baze
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë botërore, pas daljes jashtë kontrollit të epidemisë së koronavirusit. E thënë me terma më të thjeshtë, bota ka hyrë në luftë, dhe Shqipëria është pjesë e kësaj lufte.
Tani mos prisni këshilla nga njerëz si unë, që janë po kaq të paditur, sa të gjithë të tjerët rreth epidemisë. Uroj të mos prisni ndonjë budallallëk nga redaksia ime, apo gazetarët që punojnë me mua, edhe pse të gjithë jemi të vetëdijshëm që duhet të bëjmë kujdes.
Por ka disa adresa publike që mund t’ua këshillojmë se si të ruheni nga paniku, duke hyrë në karantinë ndaj ekraneve.
Para se AMA të marrë një vendim serioz të mbyllë emisionet politike televizive derisa të kalojë epidemia, si vatra paniku për situatën që po kalojmë, unë po ua rekomandoj miqësisht këtë gjë.
Mos shikoni emisionet e mbrëmjes në gjithë TV-të dhe gjithë klinikat psikiatriko- politike, që shfaqen në ekran çdo mbrëmje, të cilat rrisin në përpjestim gjeometrik panikun në shoqëri, në raport me audiencën e tyre.
Është e neveritshme se si gjoja në emër të transparencës, drejtuesi i “Opinion” i kërkonte dje me këmbëngulje raportueses nga klinika në Durrës, ti pohonte atë që ai donte, pra që ajo pacientja ishte rëndë dhe duke vdekur në atë moment. Katër herë ja përsëriti se nga “burimet e tij”, që ajo ishte shumë rëndë dhe raportuesja nga vendngjarja i thoshte, “është po aq rëndë sa ka qenë”.
Sot e ndjera ka ndërruar jetë, dhe nuk e ndihmon dot Fevziun t’i shtojë audiencën. Por ai mund të shpresojë se kur të bëhen gati për të vdekur pacientë të tjerë, duhet që spitali doemos të telefonojë Fevziun, që të vdesin live.
Një tjetër gjest kafshëror ishte thirrja e numrit 127 nga Sonila Meço, ndërkohë që qindra njerëz mund të kenë pasur nevojë të flisnin me të, në kohën që ajo bënte muhabet me operatoren, sepse paskësh disa ankesa nga qytetarë, që mezi kapet numri i telefonit.
Pastaj mund të shikoni tek zonja Eni, se si ajo e shtyn gazetaren në terren, të flasë me të infektuar të mundshëm, pa maskë, dhe t’u kërkojë llogari institucioneve të shëndetësisë, të vihen në dispozicion të saj, sikur është kryetarja e Shtabit të Emergjencave.
Mund të vazhdosh ta ilustrosh pa fund këtë çmendinë, por është mirë mos ta shikoni.
Ne nuk e ndalim dot Sali Berishën, Tritan Sheun, Petrit Vargun dhe kanibalë të tjerë të politikës, të hedhin valle mbi kufoma, dhe të përdorin disa media të bëjnë terror, por së paku ministrja e Shëndetësisë, drejtoresha e Shëndetit Publik, drejtori i Urgjencës dhe personalitete të tjera të shtetit, që merren me mjekësinë, nuk kanë pse flenë në studio televizive.
Nuk e kanë detyrim të plotësojnë tekat e gazetarëve për të qenë në studio, por të rrijnë në krye të detyrës. Ata mund të bëjnë një deklaratë 3 minuta në telefon për respekt të publikut, për të konfirmuar gjendjen, por nuk kanë pse dremisin në studio televizive, për t’u bërë pjesë e neverisë publike që ngjall terror.
Nëse shteti ka nevojë që ata të japin mesazhe publike, le të rregjistrojnë në zyrë të tyre e ta transmetojnë. Por është jo njerëzore që ata të bëhen viktima të përbaltjes publike, duke marrë pjesë në këtë tallava publike.
Të vetmit gjeneralë të kësaj lufte, janë mjekët shqiptarë, ata që ne nuk i njohim. Këta që dalin në ekrane i njohim, se i kemi parë në mitingjet e PD dhe LSI. Nuk i shikojmë heronjtë e vërtetë dhe s’kemi si t’i shikojmë as në pavione, se janë të mbuluar kokë e këmbë me veshje speciale.
Ata që po qëndrojnë në vijën e parë të kësaj lufte dhe që meritojnë gjithë respektin e shoqërisë shqiptare, duhet të jenë të vetmit para të cilëve duhet të përulemi, t’u dëgjojmë fjalën dhe t’ua bëjmë më të lehtë punën.
Kjo është një situatë lufte dhe në luftë ka një komandë. Bilanci i luftës bëhet kur ajo mbaron dhe çdo zë tjetër që tenton të devijojë drejtimin e kësaj lufte nga mjekët, duke e zëvendësuar me politikanë sharlatanë, duhet të konsiderohet armik i kësaj lufte dhe duhet trajtuar si i tillë.
Shikoni Maqedoninë e Veriut, ku pacienti zero është shfaqur para nesh. Lajmi që media i kushton rëndësi është shërimi i një pacienti, dhe jo paniku se virusi po përhapet. Tek ne duket se këmbëngulja e moderatorëve televizivë, është që dikush të vdesë live në emisionin e tyre.
Refuzojeni këtë spektakël të neveritshëm të ekraneve në mbrëmje në shtëpi. Derisa AMA të kthjellohet dhe të sillet si institucion në luftë, duke detyruar TV-të të japin emisione kulturore, sportive, apo utilitare, me të cilat njerëzit mund të përballojnë qëndrimin në shtëpi, përpiquni ta bëni vetë karantinën ndaj ekraneve.
Fikini ato, po patë ndonjë politikan apo kolegun tim gazetar, t’u flasë për gripin.
Nuk janë vetëm injorantë, siç jemi të gjithë për gripin. Janë dhe më keq. Janë spekulantë të ligj, që mendojnë se fitojnë pikë duke na treguar kufoma virtuale. Jënë më keq se ata që ngrejnë çmimet e ilaçeve dhe ushqimeve në këto kohë. Janë gjuetarë kufomash.
アニメ キャラ ラブドール 132cm Irontechdollリーズナブルなダッチワイフなぜシリコンダッチワイフはそんなに高いのですか?あなたのダッチワイフの誕生の相互作用望ましくないダッチワイフをどうするか?
ラブドール 一覧 ダッチワイフを作成します。あなたのファンタジーラブドールを組み立てるあなたのセックスドールを片付けるための最良のテクニック賢明なセックスドールを購入する動機トップ10セクシーな本物のセックスドールは調整可能なセックスドールを提供します
Te lumte dora Mero. Personalisht kam kohe qe i refuzoj keta te felliqur. Rrini ne shtepi lexoni libra, qofte edhe libra me perralla , vetem me keta monstra mos u ekspozoni se infektoheni me keq se nga koronavirusi.
Pse nuk i kontrollojne cmimet e barnave ne farmacite e Tiranes,kur nje pako me 36 kokra vitamina c,para ca kohe kushtonte 200 leke,dje e bleva per 1 mije leke te reja.Kishin hequr etiketen e cmimit te MF dhe vune nje cope leter me cmimin fallco.
Te lumt mendja Mero.Une kame kohe qe nuk e shikoj emisionin e FEVZIUT,ENIT e shume te tjereve se te ngren nervat.Pash te fevziu nje moment Pellumb Pipera.Skender Brataj,por ishte dhe nje bizbiliqe ne krahun e djatht te Prof.Pellumbit qe fliste nga zverku, sikur ajo i dinte te gjitha dhe sundonte ajo shqiperine.Mu neverit dhe e mbylla televizorin fare.Prandaj ke shume te drejte.
C’mund te presesh prej spermes se esat pashes! Vetem injorance/vjedhje/vrasje/poshtersi! Klani i vicidolit!
Kryendyresira dhe kryemaskaraj eshte Blendi Fexziu,kush eshte dakord me mua te shkruaj dy rreshta.
Shteti duhet ti mbylle nj here e mire keto hale publike dhe lehesit ti pushoje nga puna ti heqe liçencat perjete dhe gazetareve te tille plehra t’u heqe te drejten e professionit. Keto jane idiote e kriminele dhe te gjithe orkestrohen nga kriminelet Meta dhe Berisha.
O mero thuaji gazetareve te tu te perkthejne kete artikull sesi amerika merret me sharlatanet ne ekrane televizive… https://abcnews.go.com/US/ny-attorney-general-orders-televangelist-jim-bakker-stop/story?id=69472032
Ky pastori me fame me amerike deklaroi ne nje emision se ka kuren e virusit.. Jo vetem qe i derguan letren me poste ne dore brenda 24 oreve te mbyll gojen por ka marre edhe nja dy thirrje ne gjykate..
Të lumtë Mero . Bravo
Kryeministri po e thote shpesh, qe jemi ne gjendje lufte ..
( jo armiq me arme , por me armik koronavirusin).
A mos po i lind tashme e drejta Presidentit, qe te shperndaje Parlamentin ?
Sepse Ilir Meta mund te thote: Ja, Ne kete situate lufte, Kopetencat e mia me lejojne ta dekretoj shperndarjen e tij..
Si mendoni o komentues … ?
Daku, ai ngritësi i peshave është gjoja komandant në luftën me
armë zjarri, jo në luftën me shiringa.
Mender të na rruajë….
Doku qenke keq ty te ka zene salivirusi eshte shume i rrezikshem efektet i ka ne koke.
Nje mirenjohje e madhe per ty z.Baze,jane fiks sic ju i quani-gjuetare kufomash-te neveritshem deri ne ekstrem.Tmerr ti degjosh se si duke u krekosur flasin me kopetence per cdo gje,fyejne ke te duan e japin definicione si zoti mbi toke.
Te lumte Mero! Te mbyllen te gjitha me perjashtim te gazets tende dhe kol balles dhe karlo bolinis qe i bejne fresk qeverise! Te mbyllen te gjitha vetem ertv te transmwtoj dhe tao tao! A pika ne byth debila! Ne cilin vend te Evropa ndodh kjo qe kerkoni ju!? Edhe ketu po beni leke mw bythlepirje!
Rama ska bythe tua mbylle gojen ketyre qelbesirave te televizioneve se eshte i dhjere koke e kembe me ta sebashku ne gjithfarsoj tenderash qe ju ka dhene per ta bere propaganden si e do rama!
Prandaj sa te kemi ramen kryeminister do shesin pordhe me klan me tullac me blush me mut e me kak.
Shkrimi është njëapel edhe për qeverinë. Në se ajo mori masa drastike duke mbyllur edhe lokale e bare, le të orientoj institucionin përkatës për të ndaluar deri në ohën e ndalim grumbulimeve edhe grumbullimin ne studjot maskaradë të atyre që, siç thotë Merua, hedhin valle mbi fatkeqsitë. Popullit sot nuk i duhet as Eni VASILI me “OPWN” e saj, As Bledi fevziu me OPININ-in e tij dhe as Balla me emisj9onin e tij dhe më pak Yhei me sharlatanizmat e tij etj, etj. Mbyllni këto hale mediatike se na neveriten.
Nuk kane pse dalin ministrat ne TV. Nuk ka pse bejne debate dhe u kthejne pergjigje shpifjeve, sepse ulen ne nivelin e PD e LSI. Te jene ne krye te detyres dhe t´i dalin per zot puneve te tyre. Populli gjykon dhe u kundervihet vete. Njerez si ai mjeku duhet te pergjigjen ligjerisht. Ai shpifi me qellim te ndjelle panik, gje qe eshte e denueshme. Duhet qendrim i prere dhe serioz, i pelekundur. Kete kerkon populli. Vendosmeri per kryerjen e detyres por edhe te ndeshkohen pa hezitim ata qe perhapin me qellim panik. Po abuzohet tej mase me te ashtuquajturen liri e fjales. Mjaft me!
Z, mero, ne i kemi abandonuar keto lloj
” gazetaresh ” ,por ju na i nxirrni ne webin tuaj!, dhe na detyroni t’ju abandonojme dhe ju?!
Te lumte mendja dhe dora Mero
E sakte se na coroditen fare
Z. Mero ke te drejte! E pashe ate edmision! Blendi ne fellim u ngazellye kur mori mesazhin mbi gjendjen e paciente se semure! Priti deri ne fcund mos ndodhte bgje. E mbylli emisionin ij trishtuar! Ajo kishte mbijetuar!
Bravo Z.Mero
Ato emisione Tv ( Open,Opinion e Sonila Mece) edhe ne kohe paqe jane te neveritshme .Tani ne kete kohe jane edhe me shume.
Dakort me Konicen
TE LUMTE MERO .
Z, mero, ne i kemi abandonuar keto lloj
” gazetaresh ” ,por ju na i nxirrni ne webin tuaj!, dhe na detyroni t’ju abandonojme dhe ju?!
Enderron qe AMA te mbyllë emisionet politike televizive,apo Prokuroria ti mbyllë filanit ligjerisht facebook-un!Te shohim neser!
Edvin D’Rama ka 7 vite qe mashtron në te gjitha TV-t dhe s’ke kerkua nje gje te tille!Kryeministri i vetem ne Bote me TV e tij! Ju cilesoni
gjest kafsherore apo kafshe,çdo person qe eshte kritik ndaj Qeverise dhe Kryeministrit,duke percjelle tek publiku çdo lajm qe del nga
propoganda “rilindase”,pa e vertetuar nese eshte i vërtet apo dezinformin!Nuk ka mbetur kritik i Qeverise pa u perbaltur,opozitare
apo nga shoqeria civile,fakt qe ka ndodhur vetem ne periudhen fashiste ne Itali dhe nazizmit ne Gjermani.”Rilindja”nuk akcepton
shqiptaret jo socialiste,do te akceptoi te huajt!Humanzmi partiak qe nuk e kalon pragun e Selisë rozë(që D’Rama e ktheu pink),ka
thelluar urrejtjen ne shoqerine shqiptare,dhe shume media i mbajn iso kesaj politike antikombetare dhe perçarese,si kurre më
parë ndermjet shqiptareve.Po,ke te drejte kur thua se “të vetmit gjeneralë të kësaj lufte jan Mjekët shqiptarë”.Po Mjeku Ilir Allkja,
nuk bën pjesë tek këta gjeneralë,vetem se tha nje te vërtetë qe nuk i shkon pershtat Qeverise?!Dhe propaganda gebelsiane gjeti armikun!Manastirliu drejtoi gishtin,dhe mediat e percollen,se”Mjeku që dëshmoi për Bashën tradhtohet nga fotot(shkon dhe në
mitingjet e PD)”!Sedrën e semure te narcistit D’Rama nuk e cënon vetem nje Mjek dhe Patriot i vdekur qe vetem ne Boten tjeter
permbushin kushtet per tu rrespektuar!Ndersa tek gjallet nuk vlen asnje sakrifice sublime,nese kritikojn drogaxhiun!Ju beheni pjese
manipulimit kolektiv jo vetem te trurit te mykur militant,por edhe helmimit te mendjes së çdo shqiptari te thjeshte,duke predikuar
se e vërteta e nje simpatizanti opozitare,nuk është e vërtetë!!!Ku eshte e keqja e konstatimit te Mjekut Ilir Allkja,kur denoncoi
mungesën e veshjeve speciale,dhe tha se “Bashkë me kolegët e tij nuk kanë veshjen speciale e cila është e domosdoshme për të
vizituar pacientët e dyshuar me Covid-19. Ne tha mjeku, kemi pritur pacientët e dyshuar me koronavirus, thjesht me nje maskë të
zakonshme. Ai bën thirrje për të kursyer jetën e mjekëve dhe kërkon nga qeveria veshje speciale”Nese Mjekut i rrezikohet jeta,
qe larg qofte,Manastirliu,Qeveria dhe te gjith mediat qe kan perbaltur Mjekun,jan bashkfajtore.
Mero. Te gjithe shembujt qe tregove me siper kane nje emeruesc te perbashket: PD, Sali Berisha dhe Lilezim Basha. N.q.s keta nuk karantinohen, epidemia do te beje namin ne Shqiperi.
Diktatura ne keto raste eshte mese e nevojeshme,kjo qe po ndodhe ne shqiperi me gazetare dhe politikan eshte e pa besueshme nuk munde te gjeje fjale per te share se cfaredo sharje per keta eshte shume pak
Shkrim fantastik…. Sa i madh je o Mero, ska si te jete ndryshe se je na ai cik vend…..
Fajin e ka Edi Rama per zagaret e politikes qe ndjellin kufomat.
Vellai i Tritan Shehut drejton projektet miliona euro ne QSUT. Nje person me idiot se i presh vellai. Vargu fiton te gjithe tenderat publike ne shendetesi. Dh ti o Mero sham akoma Saliun.
Te lumt mendja Mero.Une kame kohe qe nuk e shikoj emisionin e FEVZIUT,ENIT e shume te tjereve se te ngren nervat.Pash te fevziu nje moment Pellumb Pipera.Skender Brataj,por ishte dhe nje bizbiliqe ne krahun e djatht te Prof.Pellumbit qe fliste nga zverku, sikur ajo i dinte te gjitha dhe sundonte ajo shqiperine.Mu neverit dhe e mbylla televizorin fare.Prandaj ke shume te drejte.
Jeni shum i sakte Mero. Duhen mbyllur, se zagar e hijena po startojne per qellime dashakeqe kundrejt njerezve hallexhinj. Keto nuk jane studio tekevizive, por celula partish, ku ekranet i perdorin si puna e perzevativit.
Gazetari rrugaç Blendi Fevziu qe ne mes te çdo emisioni te tij fut statuset e fb te kriminelit Berisha duhet abandonuar masivisht nga teleshikuesit e ndershem.
te hiqen URGJENTISHT dhe PERFUNDIMISHT emisionet OPINION nga te gjitha televizionet , kombetare dhe locale……….TE BLLOKOHEN TE GJITHE ANALISTET , PASI JANE TE POLITIZUAR , APO TE PAGUAR PER TE SHKATERUAR KETE VEND…..ENI VASILIT , BLENDI FEVZIUT ,ARTUR ZHEJIT , YLLI RAKIPIT , SONILA MECOS TU HIQET LICENCA E PROFESIONIT………..TOP CHANNEL , TV KLAN , VIZION PLUS DHE NWES-24 DHE ORA NWES TE JENE KANDIDATE PER TU MBYLLUR…….
Qendrimi ne krah te mjekeve heronj eshte me shume se detyre keto dite. Te neverisesh kavjet qe trazojne gardianet e jetes eshte prape detyre. z. Mero ti beje edhe ne emrin tone keto te mire . Po a ka ndonje prof Neritan bis ta beje ndryshe: te luse perendine live te infektohen ca figura me virusin dhe re shohin se si do infektohet virusi prej tyre.
Ishalla ju rente ne familjen pandemia e te mbyten me sekrecionet ti mberthejne temperatura ethet kolla bledi fevziut soniles enit e pronarve te televizioneve ku punojne ata te mallkuar qe po na trembni familjet….
E hengri dhe sot rracionin Zigur faqeziu..
Nuk kuptoj ,cfare rrace e pasherueshme jane njerezit e drejtesise..Si ka mundesi e te perhapesh mashtrime dhe nxisesh panik dhe asnje prokuror nuk ndermerr nje hetim penal…Jane keta me te neveriteshmit.Ku eshte pavaresia e gjyesorit kur askush nuk vepron..MENDOJ SE REFORMA KISHTE VETEM NJE RRUGE..SHKRIRJE TOTALE E TE GJITHE ORGANEVE TE DREJTESISE DHE NGRITJA E TYRE VETEM ME TE RINJ…TE ASISTUAR PER PESE VITE NGA BE.
Mero,ke shkruar qarte …..bjeru antishqiptareve pa meshire,ke perkrahjen e 80…90..perqind te shqiptareve.
Fevziu eshte vertet nje plehre! Ne emision me ate zerin e tij dukej sikur transmetonte nje ndeshje boksi! Por dhe Rama po na e shpif me daljet e tija duhet tu lere vend mjekeve te flasin!
Llapaqënë si Fevziu,
Gojështhurur si Lubonja,
Dhe minj vrimash si Bushati,
S’ngopen kurrë me kufoma.
Sharabajka si Vasili,
Të shpëlara si Sonila,
Dhe bythëlëpirës si Zheji,
Mos na prufte me Perendia.
Shpirtzinj si Sali Berisha,
Makutër si çifti Meta,
Edhe lolo si Lul Basha,
Mos i pafshim me tek “dera”.
Kokëbosh si Tritan Shehu,
Trushpëlarë si Tit Vasili ,
Dhe paçavure të tjera,
Kot i dëgjoni e shihni.
Jam me ty o Mero miku,
Mire e ka qe shkruan keshtu,
Per te tillet, s’ka vend fjala,
Keta duhen zene me hu.
Ligësine e kanë tek shpirti,
Ndaj fekale u nxjer goja,
Janë nxitës të së keqes,
Ndaj me kohë u ka dale boja.
Nuk ështeëky i vetmi rast,
Që mizën e bëjnë buall,
Janë plot tridhjet vite,
Që këta janë bërë tellall.
Njerëz pa din, pa iman,
Që koha na i ngjirizi…
Nuk e di në botën tjetër,
Në do u gjejë rehat shpirti?!
Mero Baze nuk ka te dyte.
Mero Baze ne radhe te pare njeri pastaj gazetar.
Mero Baze shqiptar dhe atdhetar i mirefillte dhe kopetent.
Mero Baze ka ne shprte atdhe dashurine dhe njerzellekun pastaj detyrat korrekte si gazetar.
Mero Baze diten qe u divorcua nga kremineli s kuptoi se ishte ne rruge te gabuare dhe beri korigjim shenjestre te thene te verteten para shqiptareve.
Mero Baze meriton te kujtohet si nje gazetar i pavarur por me nje sherbim te vyere para publikut te vete.Ky artikull per mua i ve vulen gjithçkaje per te pasqyruare te verteten dhe vetem te verteten.Kush deshiron te gjeje te verteten ne ekrane te shkoje te takoje Mero Bazen.
Mero Baze di dhe ndan shume mire te bardhen nga e zeza,kur shkruna TV ne kohe paqe dhe Tv. ne kohe lufte dhe kjo ne na intereson shume si popull per te ditur mire dhe drejte se çfar behet ne paqe dhe ne lufte si kjo e tanishmja me nje armik te pa dukshem. BRAVO MERO BAZE te falnderoj dhe te pershendes nga zona e kuqe ne Ilali.
I nderuar Mero te lumte dora dhe pena qe ja u ke qendisur bukurfelliqesirave te ekraneve te darkes.
TE NDERUAR MJEK E INFERMJER E SHOFERA TE URGJENCES TE INFEKTIVIT SI DHE 127,
PER GADISHMERINE DHE PUNEN E PA LODHUR QE NE E SHIKOJME DHE E VLERESOJME PA INFEKSIONE POLITIKE TE FELLIQURA.
GJITHMON DO GEZOJN RESPEKT TE JASHZAKONSHEM PER SAKRIFICEN QE PO BEJNE NE BALLE TE LUFTES PA ARM
RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE.
Mero. Nuk e di a ke mundesi ta lexosh komentin tim. Une jam profesionist i semundjeve infektive dhe jam dakort me panikun qe shofim cdo nate neper kanalet televizive. Dua te them se nuk eshte faji i Bledit dhe soj sorrollipit te gazetareve e analisteve qe bejne pis cdo nate e dite mjedisin tone te brishte, por i mjekeve specialiste infeksioniste, epidemiologe, qe dalin e pranojne te japin mendime e intervista me keta palaco. I kerkoj kolegeve te mi Pellumb, Najada, e disa qe po i shof pernate te merren me punet e tyre e jo me mediat apo gazetaret dezinformues.
nigo….
Duhet ta kesh postuar komentin duke ecur dhe pa e rilexuar.Infeksionist mund të jesh ,po psikolog je ?
Si ka mundësi të jesh dakort me panikun në media ?
Me specialistët ,të gjithë jemi dakort,po me gazetarët je dakort ?
Janë dy gjëra të ndryshme,mjeku është kopetent për ato që thotë,kurse gazetari do shikueshmëri dhe gjoja alarmohet duke përhapur panik.
Mero , ke meriten me te madhe ne kete situate dhe keshtu duhet kontribuar se ndryshe kapitullon.
Na vjen keq qe ne Shqiperi mbijetojne disa “politikne” se ne te vertete nuk jane te tille sepse ne 30 vjet tranzicion ata vetem kane bere keq dhe prandaj duhen zhdukur nga faqja e dheut se vetem keshtu Shqiperia do te jete e qete dhe te perparoje.
“nigo”…. Kemi nevoje per shume professioniste si puna jote.! I sakte
Perse duhet t’a marim vesh nga ju o Mero se c’kane thene e thone, bere e bejne neper emisione keta ?!!!
Sejcili e ka pultin ne dore dhe eshte ne deshiren e tij te zgjedhe kanalin .
MERO JE I VETMI GAZETAR QE DEL KUNDER KOLEGEVE TE TU PER TE MBROJTUR KRAHUN TEND POLITIK.KE TE DEGJOJME VETEM RAMEN THUA TI MERO?APO DHE TAULANT BALLEN SI SPECIALIST.
Edhe ju Mero mos e perjashtoni vehten.Jeni po aq te paskrupull sa gjithe mediat e tjera.Jeni vete COVID-19.