Nuk është betejë për të shpëtuar opozitën, por qytetarët

12 Mars 2020, 21:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Këmbëngulja për të bërë betejë politike kundër qeverisë dhe masave të jashtëzakonshme të saj, për të bllokuar epideminë, është një vendim i dëshpëruar i disa zyrtarëve të opozitës.

Epidemia është një betejë ku në fund të saj, të fituar janë ata që shpëtojnë. Ajo është një betejë e cila do të ketë të vdekur, të sëmurë rëndë, të falimentuar, të vuajtur, dhe mbi të gjitha të terrorizuar.

Kjo është një luftë që nuk zgjedh qeverinë, nuk zgjedh opozitën, nuk përzgjedh qytetarët, por përballohet nga të gjithë bashkë, si ushtarë. Heronjtë e kësaj lufte janë mjekët, infermierët dhe policët. Ata janë dhe komandantët e saj.

Këmbëngulja e opozitës për të bërë politikë me këtë situatë, shpërthimet aluçinante, të disa prej tyre, dhe Taskë Forcat alternative që bëjnë sikur merren me epideminë, por në fakt merren me qeverinë, do të jenë një kosto për ta, në fund të kësaj beteje.

Nuk jam ende i qartë përse vazhdon zelli i opozitës për të qenë pjesë e frontit opozitar kundër masave të qeverisë, por me sa duket, shija e hidhur që u la beteja për tërmetin, ku ata konsiderojnë se qeveria doli me popullaritet më të rritur, pasi përballoi betejen, mund të jetë një arsye. Por në fakt kjo duhet të jetë arsye për të heshtur, pasi mund t’ju përsëritet kjo disfatë.

Ky nuk është tërmet. Kjo nuk prek disa njerëz, të cilët ti i identifikon brenda dy ditësh. Kjo është një betejë e panjohur për të gjithë dhe e vetmja rrugë të dalësh i fituar është të bëhesh pjesë e një komande, e cila drejtohet nga mjekët dhe zyrtarët e shtetit, që e kanë detyrë të rrinë në terren.

Kur beteja të mbarojë, kur virusi të ketë ikur dhe ne do të jemi duke numuruar njerëzit e dashur që mund të mos i kemi më mes nesh, askush nuk do të kujtojë Sali Berishën, Petrit Vasilin, Lulzim Bashën, etj., që mendojnë se janë duke bërë politikë, por do falenderojnë Zotin që janë gjallë.

Rruga më e mirë që opozita të mos bëhet e urryer në këtë histori, është të sillet si gjithë qytetarët e tjerë, të mbyllet në shtëpi, të vetëkarantinohet, dhe të mos u ngrejë nervat qytetarëve duke i terrorizuar.

Edi Rama e ka detyrim, por dhe dënim, të merret me këtë krizë. Ai natyrisht që do të bëjë gjithçka që dhe të qetësojë situatën dhe të informojë qytetarët dhe të ashpërsojë masat, edhe të na detyrojë të rrimë brenda, edhe t’i mbyllë gojën shtypit apo politikanëve që përhapin panik. Kryeministri nuk është zgjedhur si kryeministër i epidemisë, dhe mos i kërkoni që në këtë situatë lufte, ai të jetë kampion i të drejtave të njeriut. Ai dhe gjithë qeveria, kanë detyrim të sigurojnë maksimalisht vetëm të drejtën për jetën. Të drejtat e tjera, prisni kur të mbarojë epidemia.

Ndaj çdo përpjekje për t’i bërë karshillëk masave të qeverisë, dhe akoma më keq opozitë alternative për çdo masë që merr qeveria, vetëm sa e rreshton opozitën në anën e të humburve nga kjo betejë. Jo të atyre që fatkeqësisht mund të humbasin jetën, por atyre që kanë humbur të drejtën për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

 

15 komente në “Nuk është betejë për të shpëtuar opozitën, por qytetarët”

  1. tepelenasi says:

    Fraza e fundit “i zgjidh hallet” e opozites….
    HUMBJA E TE DREJTES PER TE MBROJTUR JETEN E QYTETAREVE…SHQIPTARE.

  2. Lan Xhabija says:

    Të lumtë mëndja dhe dora, Mero Baze.
    Ke shkruajtur pak e saktë, si përherë dhe të goditura.
    Me konsideratë për ju.

  3. Lan Xhabija says:

    Të lumtë mëndja dhe dora, Mero Baze.
    Ke shkruajtur pak e saktë, si përherë dhe të goditura.
    Me konsideratë për ju.
    Uroj mos tju kapë salivirusi.

  4. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Cna ka gjete.
    Nje here bie termet,nje here bie corona dhe gjithmone bie salavirus me kliken e tij qe nuk e le kete popull e kete vend te shkoj perpara.
    Sa filloi te rimekembet pak vendi salikrimineli krijoi piramidat dhe ne shkuam tek ceku i bardhe (bosh) dhe luftrat vellavrasese te shpellarit deri tek molotovet e ceceneve te mamursit…
    Dhe imagjoni te sulmoj greku apo serbi,cmund te bej saliu me trimin ilir,se si mund te vrasin pas shpine keta antishqiptar qe bejne shqiponjen me duar…

  5. Arber iliri says:

    Te besh opozite me masat qe meren per te luftuar epidemine eshte nje marrezi dhe budallallek total.

  6. Kris says:

    Kjo opozite asnjehere nuk ka mundur te shtrije nje vije qw t’i sjelle uje ares se vet. Ne gjithe luften e saj, kodra pas bregut e ka pasur. Shkruaj Mero se duhen artikulime te tilla. Bravo. Vezhguesi.

  7. DR says:

    Mire e ke Mero, por opozita dhe lakenjet e saj, nga etja dhe babezia qe kane per ardhur ne pushtet jane gati te infektohen vete me kete virus dhe pastaj te dalin dhe te infektojne gjithe popullin ne menyre qe qeveria mos te arrij dote te menaxhoj dot me situaten ne vend dhe te kollapset shteti dhe tu krijohet atyre nje mundesi e arte per te ardhur ne pushtet. Dhe kete mund te presesh nga ata, mos tju duket cudi. Etja e tyre per te ardh ne pushtet, per te mbrojtur pasurite e vjedhura kombetare dhe per te rritur me tej pasurine e tyre nuk ka kufi. Ajo eshte me teper se nje band kriminale ne kete vend dhe per kete popull.

  8. Saras says:

    Opodhjeres i jep ndihme edhe Fevziu me ate koken e tij si rrenja e panxharit.

  9. Rihana nga Vlora . says:

    po më pëlqen shumë KAR-antina
    ta heq unë furstrimin kundër salës..

  10. Ilir says:

    E pabesueshme se sa e paafte eshte e ashtuquajtura opozite ! Nje minimum vizioni te asaj qe do te vije pas kesaj gjendjeje!? Keta kane nevoje te studiojne nje shkolle politike, te kuptojne misionin e opozites… Jane amatore, ne kuptim in me minimalist te fjales. Plus, jane njerez shume te vegjel ne shpirt, gje qe, bashke me mosnjohjen e rolit te opozitarit, INJORANCES ne profesionin qe kane mare persiper te bejne, ua minimizon vizionin, aftesine e te berit opozite. Keta nuk lejojne te tjere, vertete ta afte ta bejne kete pune, opozite-toke e zanun. Eshte banale por po e them, keta jane kapslleku I Kombit. Shqiperise qe te filloje te jetoje normalisht,I duhet te jashteqise kete kapsllek.

  11. Albani says:

    Mero Baze te dyte nuk ka shqiperia, pse e themi kete? po e themi se artikuj te tille deri tani asnjeri nuk paraqet per botim se e dine se jane pa kapacitet logjik..

    1. Mjeku says:

      Plotesisht dakort me ty o Albano! Artikuj te tille si te Meros te gjithe i dine se jane pa asnje kapacitet llogjik dhe nuk duan te idiotizohen duke i shkruar.

  12. Zigur Qarri komunist Viçitoli says:

    Kjo opozite kriminale eshte e vetmja opozite ne bote qe i gezohet fatkeqsive te popullit te vet.

  13. Farmir lohja says:

    Me kete shkrim atori vetem servilem tregon. Si nuk eshte vendi qe opozita te bej politike ne kete situate,edhe autori nuk ka pse mban krah politik.

  14. fracila says:

    Cfar opozite eshte kjo ajo e rruges, e rrugaceve, e shpellareve qe nuk kane asnje alternative se jane te deshtuar,…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje