Në ‘luftë’ me koronavirusin: Tirana dezinfekton rrugët gjatë natës dhe një kërkesë nga Veliaj

16 Mars 2020, 10:22Sociale TEMA

Rrugët e Tiranës dezinfektohen gjatë natës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri një kërkesë banorëve që të mbajnë të lira rrugët e brendshme të lagjeve në mënyrë që makina e dezinfektimit të kryejë sa më mirë punën e saj.

“Ju lutem mbajini rrugët e brendshme të lira nga parkimi i makinave, vetëm në këtë mënyrë mund të qarkullojnë lirshëm përgjatë natës e të kryejnë misionin e tyre mjetet e dezinfektimit!  Faleminderit për bashkëpunimin, vetëm kështu do ja dalim”, shkruan Veliaj.

Që nga zbulimi i rastit të parë me koronavirus, Në Tiranë ka nisur dhe dezinfektimi i institucioneve dhe ambienteve publike, parqeve e rrugëve.

1 komente në “Në ‘luftë’ me koronavirusin: Tirana dezinfekton rrugët gjatë natës dhe një kërkesë nga Veliaj”

  1. Jimi says:

    Ne kushtet e nje shtetrrethimi, nuk ka pse dizinfektimi te behet naten, pasi rruget jane te zbrazta. Me duket me arsyshme qe ky operacion te kryhet diten, jo per te bere propagande se po punohet, por efekti psikologjike do te rrisi edhe besushmerine dhe optimizmin se me masat e marra do t’ja dalim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje