Rama i lutet shqiptarëve: Bëni të pamundurën të mbani në shtëpi babain e nënën tuaj, gjyshin e gjyshen e fëmijëve tuaj

16 Mars 2020, 14:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një lutje çdo biri dhe bije prindërish të moshuar, që të bëjnë të pamundurën të mbanjë në shtëpi babain dhe nënën e tyre, gjyshin e gjyshen e fëmijëve.

 ”Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia, deri kur kjo luftë të mbarojë! Nuk mund të presim më ndërgjegjësimin e asaj pakice që vazhdon sfidon rregullat, duke vënë në rrezik shumë serioz veten dhe të tjerët!

Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre. Ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë!

Të gjitha bashkitë në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë e mbrojtjes sociale, ministrinë e mbrojtjes, ministrinë e brendshme, institutin e sigurimeve shoqërore, shërbimin social shtetëror dhe agjencinë kombëtare të teknologjisë së informacionit, janë në punë për planin e mbështetjes në shtëpi të pensionistëve kryefamiljarë në çdo qytet!

I lutem çdo biri dhe bije prindërish të moshuar, bëni të pamundurën të mbani në shtëpi babain e nënën tuaj, gjyshin e gjyshen e fëmijëve tuaj! T’i lesh të dalin është njësoj si t’u hapësh derën të shkojnë për të marrë pjesë në një bombardim!

O zot çfarë sikleti ta thuash:

Mos u jepni dorën dhe rrini tek dera në distancë kur u çoni ushqimet apo ilaçet në shtëpinë e tyre më vete!

Kudo ku e keni të mundur në shtëpitë tuaja, mbajini në dhomë më vete!

Që t’i përqafojmë fort nesër dhe t’i kemi sa më gjatë pranë nesh, duhet t’i izolojmë sot nga çdo kontakt i mundshëm, me botën po e po, por edhe me vetë ne, që as dorën nuk duhet t’u japim dhe as pragun nuk duhet t’ua shkelim kur u çojmë ushqimet a ilaçet tek dera!

Ndjesë 1.000.000 herë kjo ishte më e vështira që duhet të nxirrja nga goja dhe s’do doja kurrë të isha unë që duhet ta bëja këtë, por s’kam si ta mbaj për vete, kur s’ka absolutisht as edhe një rrugë tjetër!

Kur themi frikë jo, kujdes po, fjala kujdes në këtë luftë ka fytyrën e prindërve tanë! – shkruan Rama. (TemA)

3 komente në “Rama i lutet shqiptarëve: Bëni të pamundurën të mbani në shtëpi babain e nënën tuaj, gjyshin e gjyshen e fëmijëve tuaj”

  1. Detari says:

    gezuar ramazonin, popull debil

  2. Albin says:

    Po i izolove 24/7, do i vdesesh pensionistet nga uria. Si mund te veprosh keshtu ndaj tyre?! Vetem ne enderr mund t’i çojne ushqime keto te ashtuquajturat grupet e bashkise. Kjo gje zor se funksionon ne nje shtet te konsoliduar e si mund te funksionoje ne nje shtet cope-cope si ne. Leri 2-3 ore ne dite pensionisteve te dalin te marrin pak ajer e te bejne pazarin vete. Mos i torturo te vdesin urie brenda ne shtepi. Me duket se kufizimi i te drejtave po te zbavit, derisa po merr vendime kuturru e pa plan. Po gabon z. Rama. Merr masat dhe rregullo spitalet – ajo eshte detyra jote primare dhe jo ajo e policit te trafikut.

  3. Riku says:

    Ky Albini gje e qut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje