Nga Ilir Yzeiri
Që kur u shfaq koronavirusi apo covid-19, siç quhet, bota mbarë ka ndryshuar sjelljen dhe dijetarë e njerëz të zakonshëm, falë teknologjisë së internetit, janë munduar ta shpjegojnë, ta kuptojnë apo ta emërtojnë këtë gjendje të re të njerëzimit. Ajo që i ka bindur të gjithë është që kjo pandemi na bëri të vetëdijshëm se të gjithë, para se të jemi banorë të një territorri të caktuar, të një vendi që është i dallueshëm prej të tjerëve për shkak të gjuhës dhe kufijve, për shkak të historisë dhe ngjyrës së lëkurës, për shkak të nivelit të ndryshëm të zhvillmit e për shumë e shumë shkaqe të tjera, më së pari, na bëri të kujtojmë që jemi banorë të planetit dhe në këtë pikë jemi të gjithë të barabartë. Tani për asnjë prej nesh nuk ka jetë të ndryshme, nuk ka luks për disa dhe mjerim për disa të tjerë, nuk ka forcë për disa dhe nënështrim për disa të tjerë : tani të gjithë, pak a shumë duhet të mbyllemi brenda.
Edhe pse të mbyllur brenda ne, natyrisht, nuk jemi njësoj, sepse banesat janë të ndryshme dhe me komoditet të dallueshëm. Kjo, në një farë mënyre, na bën të mendojmë se kuptimi i jetës dhe thelbi i saj nuk është banesa, luksi brenda saj, por marrëdhëniet që ndërtojmë me të tjerët. Ndaj njeriu, ndryshe nga të gjitha gjalllesat e tjera, është i veçantë sepse jetën e tij e ka ndërtuar si një pëlhurë në të cilën fijet e kësaj pëlhure janë të gjitha marrëdhëniet që ne ndërtojmë me tjetrin brenda nesh dhe me tjetrin e ndryshëm. Pa dashur të bëj shumë filozofi, po përsërit atë që e thonë të gjithë dijetarët : për fat të keq në gjithë këtë pëlhurë marrëdhëniesh që njeriu ka ndërtuar me tjetrin e njëjtë apo me tjetrin e ndryshëm, institucioni që ka marrë më shumë vëmendje, më shumë talent, më shumë energji e më shumë pasuri ka qenë institucioni i luftës. Njeriu për aq sa e njohim ne historinë e tij e ka ndërtuar jetën vetëm si triumf mbi tjetrin dhe triumf mbi natyrën. Të gjitha vendet e botës më përjashtime të pakta, kur studiojnë historinë e tyre nuk bëjnë tjetër veçse mësojnë histori luftërash dhe përplasjesh.
Shekulli i XX që në gjysmën e tij të parë shënoi dy luftëra botërore, dha një shpresë në fund të tij ; u shkrinë kampet ideologjike, ra komunizmi, ëndrra që kishte marrë me vete më shumë se gjysmën e globit. E, megjithatë, luftërat nuk janë ndalur : ato vetëm janë transferuar në zona më të kufizuar dhe kanë përfshirë territorre të emërtuara dhe të zotëruara nga besimi islam.
Në anën tjetër, njerëzimi, siç thonë dijetarët, është në luftë të vazhdueshme me ambientin, pra, përveç njeriut një kundërshtar tjetër është edhe toka. Këtu mendimet ndahen, por shumica mendon se ajo që njeriu i bën planetit çdo ditë dhe lufta për t’i marrë tokës burime, energji dhe pasuri dhe për t’i kthyer ato në mjete për zhvillimin marramendës të njerëzimit, e ka lodhur tokën dhe e ka bërë atë që të reagojë ndaj nesh me të njëjtën forcë që ne reagojmë ndaj saj. Deri këtu nuk kemi thënë asgjë të panjohur. E reja është pikërisht kjo që po ndodh. Njeriu, siç thonë dijetarët, është qënia më e brishtë dhe më e pafuqishme e planetit. Edhe institucioni i luftës që ai e ka ngritur si kult për të siguruar jetën, buron më shumë nga frika për ta pranuar tjetrin e ndryshëm.
Dhuna si formë e jetës është shfaqja brilante e frikës që ka njeriu nga prania e tjetrit të ndryshëm. Nëse shikon sot vendet e zhvilluar nordike që kanë shumë pak histori luftërash, do të kuptosh se te këto vende nuk ekziston kompleksi i frikës dhe i pasigurisë për tjetrin e ndryshëm. Mirëpo, ky virus na bëri të kuptojmë edhe njëherë se, ne, njerëzit që jetojmë në këtë shekull e në këtë vit, nuk jemi gjë tjetër por vetëm disa kalimtarë të zakonshëm dhe duhet të sigurohemi mirë që nuk kemi asnjë fuqi as ta ndalojmë kohën dhe as ta mundim përkohësinë e esencës sonë. Ky virus na tregoi se jo vetëm jemi të pafuqishëm dhe të brishtë, por jemi, gjithashtu, edhe pa asnjë mundësi që të ndeshemi me kundërshtarë të padukshëm. E veçanta e jetës sonë në këtë shekull është se tani ne i dimë përmasat që mund të marrë e keqja, sepse njeriu
i këtij shekulli ka sfiduar deri në një farë mase kohën dhe hapësirën, por jo si të tilla, por vetëm në një anë të tyre, në marrëdhëniet me të tjerët, që do të thotë se ia ka dalë që të hyjë në kontakt në të njëjtën kohë me cilndo që nuk ndodhet në të njëjtin vend apo hapësirë me të. Pikërisht kjo sfidë na kë barë të gjithëve që të ndjehemi më shumë si banorë të planetit sesa si banorë të një vendi apo territori të caktuar. Dikush shkruante se ndoshta ka ardhur koha që të kemi një qeveri të planetit dhe jo një për çdo shtet.
Ndërakq, pandemia e koronavirusit na tregoi edhe njëherë se çfarë vlere dhe sesa egoistë jemi. Pothuajse të gjithë ata mjekë apo njerëz dinjitozë që kanë marrë fjalën në publik, kanë vënë re se ne po e stërzmadhojmë frikën dhe fobinë ndaj këtij përbindëshi. Në vend që të zbatojmë dy këshilla të thjeshta, jemi përfshirë nga paniku që po na shtyn, tashmë, që të ndërtojmë edhe njëherë muret me të ndryshmin nga ne. Nëse dikur na ndante gjuha, niveli i zhvillimit, kufijtë, ngjyra e lëkurës, tani fobive tona po u shtohet edhe identifikimi me këtë virus. Kjo ka ardhur për shumë arsye, por, ndër to, më kryesorja është se në krye të punëve tona në këtë shekull kanë ardhur njerëz krejtësisht të rëndomtë dhe nganjëherë banalë.
Kampioni i këtij banaliteti në botë u shfaq kryemnistri britanik Boris Xhonson i cili jo vetëm që nuk po e merr seriozisht këtë fatkeqësi, por me cinizëm u ka kujtuar qytetarëve të vet edhe numrin e të vdekurve. Ndërsa këtu te ne vala e parë e përballjes më këtë virus na tregoi edhe njëherë karikaturat e opozitës dhe ndër ta Tritan Shehu, kjo figurë e dikredituar në të gjitha anët, si politike ashtu edhe profesionale, për disa ditë zuri dhe vazhdon të zërë vendin e karagjozit diletant duke na kujtuar edhe njëherë se pas rënies së diktaturës Shqipërinë e morën në qafë një grup mjekësh me sjellje kriminale me në krye Sali Berishën dhe me një tjetër mjek të shpërfytyruar nga pasioni për para e shkatërrim si Tritan Shehu.
Këta dy njerëz që mbajnë vulën e krimit më të madh që u është bërë shqiptarëve në këta 30 vjet, jo vetëm që nuk kanë mësuar asgjë nga ajo që kanë bërë, por kujtojnë se duke folur si mjekë të falimetuar mund të shërojnë ndonjë ide. Me që jemi te mjekët, dua që të falenderoj edhe unë me gjithë zemër të gjithë ata mjekë që nuk ndjehen por bëjnë detyrën dhe të tillë janë shumë dhe të neveris ndonjë që mban ende veshur bluzën e bardhë dhe del e bën politikë për PD-në si një farë Ilir Allkja apo ai mjeku i spitalit ushtraka që pasi u vranë njerëzit në bulevard doli e tha se ata ishin qëllua nga afër me çadra pistoletë. Këta lloj mjekësh jo vetëm që duhen flakur nga sistemi shëndetësor, por duhet të merren edhe në përgjegjësi civile për thyerje të kodit të deontologjisë dhe për nxitje të panikut.
Shqipëria natyrisht që nuk zë ndonjë vend të rëndësishmë në gjëratoren e madhe të punëve të Europës. Në të gjitha edicionet e lajmeve që japin fqinjët tanë italianë, fjala vjen, që po kalojnë një moment të vështirë, asnjë prej tyre nuk përmend se përse Shqipëri nuk u prek në masë si Italia, asnjë prej tyre nuk përmend se Shqipëria dhe qeveria e saj vepruan në mënyrë të shkëlqyer duke aplikuar që në fillim masa drastike. Duke ditur numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe ardhjet e tyre të shumta në këtë kohë, është vërtet për t’u admiruar puna e institucioneve shqiptare që e ka mbajtur nën kontroll këtë kategori udhëtarësh. Ne e dimë se Ballkani dhe Shqipëria janë lajm për europianët vetëm kur këtu hidhet molotov mbi insitucionet apo kur ndizet ndonjë sherr politik. Mirëpo kjo që po ndodh sot në Europë na bëri të shohim se edhe Europa, modeli ynë i jetës nuk janë të ndryshëm aq sa ata mendojnë nga ne. Edhe atje kjo pandemi e transformoi ndoshta rajonin më të pasur të Italisë në një varrezë gjigande dhe spitalet moderne të saj u dorëzuan. Mendoni, Bergamo, prej së shtunës së kaluar ka rreth 50 të vdekur në ditë tha Gori, kryebashkiaku i saj.
Askush nuk e di se si do të dalë Europa nga kjo fatkeqësi dhe se çfarë mësimesh do të nxjerrim apo se si do të ndryshojnë sjelljet tona në të ardhmen. Një gjë është e sigurtë që të paktën për një kohë të caktuar nuk do ta shohim njëri-tjetrin si kundësrhtarë apo si të ndryshëm për shkak të
ideologjisë apo të diferencës kultturore e materiale. Të gjithë do kujtohemi se gjithmonë jemi të kërcënuar si njerëz të planetit nga përbindësha që deri tani i kemi paraqitur vetëm në filmat e fantashkencës. Ndoshta kështu do ta kuptojmë më mirë se në vend që të rrimë në shtëpi kur vjen përbindëshi i radhës, të tregohemi më të përunjur kur jemi jashtë dhe hyjmë në marrëdhënie me njëri-tjetrin, do të kujtohemi se jemi shumë të brishtë dhe thuajse të pambrojtur nga ajo që nuk njohim.
Nje analize.e sakte per.ate cfare po.ndodh ne bote dhe tek.ne ! Masa.drastike per nje.shumice qe I pranonpor dhe per sharlatane te tipit Salivirus apo Tritan kelire pale.me per pseudomjeke si ky Allkja ! Diktatura e ligjit dhe vetem ajo I shpetoi kinezet ! Kjo.eshte e vetmja zgjidhje inteligjente dhe per ne ! Bravo Rama ! Vazhdo ne kete rruge per te shpetuar popullin shqiptar nga kjo epidemi !
Brilante
e ilir ilir se deri dje prekje minifundin
e ilir ilir se deri dje prekje minifundin
hahaha
e ilir ilir se deri dje prekje minifundin
hahaha
o liro nga gjen dot kush e hodhi se të tjerat i morëm vesh
e ilir ilir se deri dje prekje minifundin
hahaha
o liro nga gjen dot kush e hodhi se të tjerat i morëm vesh
Pershendetje Ilir!