Një studim alarmues ndryshoi tërësisht strategjinë britanike për koronavirusin

18 Mars 2020, 19:14Politika TEMA

Javën e kaluar, në një konferencë për shtyp që do të mbetet në librat e historisë, kryeministri Boris Johnson shokoi botën duke deklaruar që Britania e Madhe nuk do të merrte masa drastike për të përballuar koronavirusin, dhe se britanikët duhet të përgatiteshin të shihnin “disa nga të afërmit e tyre të vdisnin”.

Strategjia, e kritikuar nga shumëkush, merrte parasysh idenë e imunizimit në grup i tërë popullsisë, dhe do të lente pas vetëm, pashmangshmërisht,  personat me problematika më të rënda.

Pak ditë më vonë, strategjia e Londrës zyrtare ka ndryshuar katërcipërisht, duke u përafruar me masat evropiane. Ky ndryshim i madh, që padyshim vë në pozitë të vështirë Johnson, vjen nga një report tejet dramatik për pasojat e qasjes së mëparshme të një prej mendjeve më të ndritura të universitetit Imperial College, profesor Neil Ferguson.

Ferguson është një nga ekspertët më të njohur në botë për projektimin e përhapjes të epidemive. Profesori përllogariti që mos marrja e masave të shmangies sociale do të të infektonte rreth 80% të popullsisë.

Kjo do t’i kushtonte vendit të paktën 250 mijë viktima, me pikun që do të arrihej në fundin e qershorit, ku mund të arrihej shifra horror e 13 mijë të vdekurve në ditë, me impakt të paparashikueshëm tek popullsia në panik,  por edhe në strukturat shëndetësore që sigurisht do të kolapsonin tërësisht.

Fakt akoma më i rëndë, viktimat i referohen vetëm koronavirusit, por ndoshta dhjetëra mijëra do të ndërronin jetë nga sëmundje të tjera që nuk do të kuroheshin dot në spitale nga mbipopullimi.

Padyshim, një skenar ndaj të cilit asnjë qeveri në botën perëndimore nuk mund t’ i mbijetonte.

Tashmë me masat e reja, qeveria mendon të ulë numrin deri në20 mijë, edhe pse vetë raporti paralajmëron që mutacione të mundshme të koronavirusit mund ta ndryshojnë agresivitetin e tij, në të mirë por edhe në të keq, dhe se masa të rrepta do të duhet të  merren periodikisht në një periudhë të paktën 18-mujore kur virusi të rikthehet, deri sa të dalin vaksinat e para.

11 komente në “Një studim alarmues ndryshoi tërësisht strategjinë britanike për koronavirusin”

  1. gess says:

    donin te dilnin nga europa, le te plasin syte tani.

  2. Besniku says:

    Ky eshte rot kari komplet , pas largimimit te panevojshem nga BE , dhe pas nje kryekomoplet trajtimi te gabuar mbi virusin covid -19 , tani mer masat qe duheshin mare shume kohe me pare , thone qe ne Itali po bene kerdine virusi , ne Britani do shikoni dhe nuk do tu besoni syve , keto jane perfundimet e nje kryegomari qe shkon me ment e Trumpit ……..sharlatane qe marin ne qafe kombe te tera

    1. emer says:

      dhe pasi jane marre ne qafe, kombet zgjedhin te vije e majta t’ju rregulloje cfare ju shkaterrua kur ne fuqi kishin vene maskarenjte si ky & Trump.
      Dhe sapo rregullohen kombet i vene shqelmin te majtes e rizgjedhin maskarenjte. cikel pas cikli historia perseritet.

      1. Alfred says:

        Ju jeni absolutisht korrekt !

      2. Perparim says:

        O emer, …….ne Amerike humbi e majta keqas….shiko ku shkoj socialisti Bernie Sanders. Neser del nga fushata e zgjedhjeve electorale per postin e presidentit te Amerikes.
        Coronavirusi eshte komunizem, i destinuar te humbasi sa ere qe nxjerr koken!

  3. @gess says:

    Hajde kokerr palle hajde, po ce o se dolen nga europa po ju bie corona… hahahahah qenke analfabet dhe idjot njeheresh.

    1. Besniku says:

      Ate kuptove ?? Tjeter shkruajta , tjeter kuptove te kthej idjotesi e mbrapa dhe te vesh ne punim trurin e vogel para se te shkruash , shkruajta qe per nje kohe kaq te shkurter , ka mare dy prej vendimeve teper te gabuara , njera dalja nga BE, dhe tjetra , trajtimi fillestar dhe masat mbi vjrusin vdekjeprures , e mori kthesen dhe nderoi mend ,se sa shpejt ?? Koha do te tregoje per grindavecet e Europes qe diten qe u futen ne BE filluan grjnjen dhe pretendimet e tyre per pagime te fryra , dhe se japin me teper se sa marin , nje jete interesaxhinj dhe vetiake , dhe fakti tjeter qe
      ndoshta te intereson , klluf, meqe shkruan shqip,Shqiperine as qe nuk e imagjinonin ne EU dhe jo te fillonin bisedimet , nje jete Naitzel Faratz kundershtonte me force futjen e vendeve te vogla dhe te varfera , sikurse fillimin e bisedimeve me to , me te njejtin pretendim se ato futen te marin fondet dhe parate tona , ne me teper japim se sa marim nga Europa , nuk na intereson te rime , keta jane Anglezet , ……..do tua degjosh zerin po ke tru ne koke ,po ke kashte , tjeter shkruajn te tjeret e tjeter kupton ti …….idjot

  4. Bimi says:

    Fakt eshte qe Britania ka shume me pak raste se vendet e Europe’s. Britania nuk krahasohet me asnje vend te Europistanit. Britania ka lene is legacy offspringet Ameriken, Kanadane, Australine kurse Franca vendet e prapambetura te Afrikes, Gjermania lufterat dhe shfarosjen masive te njerezve qe nuk ka koronovirus ta beje. Britania eshte tashme e lire nga kthetrat e Brukselit dhe presidentes delirante te EU qe deri dje kerkonte levizje te lire. Humbja nga ikja e Britanise eshte e Europe’s qe Po dekompozohet disa dites.

  5. XheJ eN Bi says:

    Çuditem se si dalin në krye të shteteve të mëdha ca trapër si ky i Anglisë dhe i Amerikës.
    Thonë mirë që populli është bagëti çobanin nuk e zgjedhin vetë ,po ju a bien.

  6. P-J-S-M says:

    Ndonjëherë nuk mund ta shmangësh të pashmangshmen e hidhur dhe kjo është nga ato herët.
    Izolimi nuk mund të zgjasi me dhjetra muaj të tërë që nevojiten për të gjetur një vaksinë. Është e pamundur për njerëzimin, mentalisht, fizikisht dhe financiarisht.

  7. dashamiresi says:

    E meritojne anglezet se kur zgjedh ne krye nje te çmendur qe as floket e tij nuk mban dot, çfare pret? Te drejtoje shtetin dhe te mirembaje shoqerine?! Ai, besoj dhe breket pa oçkur do ti kete si duket nga forma qe paraqet dhe permbajtjen e tij. E di pse vuan bota sot? Ja, nga keta qe zgjedh populli! Le ta pesoje tani. Te gjithe bashke duke marre mbi vete coronavirusin; ku eshte Bujar Kapexhiu se nuk e shikoj? A po mos e ka mberthuer coronavirusi Ilirit;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje