Kryeministri Edi Rama vazhdon me masat e rrepta ndaj covid 19.
Pas kufizimit të lëvizjes së këmbësorëve, kryeministri ka vendosur që të gjithë punonjësit e ministrive, bashkive, prefekturave, nga i pari e deri tek i fundit nuk do përdorin më makinë për të shkuar në zyrë. Shkelësve do u mbahen rrogat për 3 muaj ose në rast përsëritje do shkarkohen.
“Nga nesër, të gjithë punonjësit e tjerë të administratës shtetërore që e kanë punën në zyrë, nuk do të përdorin makinë për të shkuar në punë.
Titullarët e të gjitha institucioneve të varësisë, duhet të çojnë sot tek ministri apo kryetari i bashkisë, listën e arsyetuar të punonjësve që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë.
Emër për emër! Shkelja e këtyre masave, të cilat do të përfshihen nesër, së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në aktin normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna!
Sot punonjësi i shtetit që shkel rregullat e luftës në mënyrë të përsëritur, nuk është një kundravajtës si të tjerët, po një dezertor në kuptimin e plotë të fjalës”, shkruan Rama!
Postimi i plote i Ramës:
Nga nesër, të gjithë punonjësit e ministrive, bashkive e prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm dhe deri tek i fundit, nuk do të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë!
nga ky rregull përjashtohen vetëm punonjësit e ministrisë së shëndetësisë, ministrisë së mbrojtjes, ministrisë së financave apo të prefektura e bashkive, që janë të përfshirë në listën prioritare me firmën e titullarit, për të garantuar zhvillimin e luftës sipas planit, në aspektin shëndetësor dhe humanitar!
Nga nesër, të gjithë punonjësit e tjerë të administratës shtetërore që e kanë punën në zyrë, nuk do të përdorin makinë për të shkuar në punë. Titullarët e të gjitha institucioneve të varësisë, duhet të çojnë sot tek ministri apo kryetari i bashkisë, listën e arsyetuar të punonjësve që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë. Emër për emër!
Shkelja e këtyre masave, të cilat do të përfshihen nesër, së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në aktin normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna!
Sot punonjësi i shtetit që shkel rregullat e luftës në mënyrë të përsëritur, nuk është një kundravajtës si të tjerët, po një dezertor në kuptimin e plotë të fjalës!
Nga nesër, këmbësorëve që do të shkelin masat e reja të lëvizjes dhe që figurojnë në borderotë e republikës së republikës së shqipërisë, si punonjës të administratës qendrore apo vendore, do t’u mbahet rroga për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritjeje do të largohen përfundimisht nga radhët!
Populli nuk i paguan taksat për t’u dhënë rroga atyre që rrezikojnë jetën e tij në këtë luftë ku punonjësit e shtetit duhet të jenë shembulli më kuptimplotë i disiplinës shtetërore dhe përgjegjshmërisë qytetare!
Kjo luftë nuk është lojë! përballë armikut që na ka sulmuar jemi një vend, një popull dhe një shtet! vetëm kështu mund t’ia dalim dhe askënd që s’do të kuptojë nuk mund ta tolerojmë më!
E moret vesh qe si plas per koronen, po e ka hallin te makinat. Vetem ky te kete, jo te tjeret, si xhaxhi dmth. Po te kishim transport publik si italia, dhe ne si italia do ishim katandis. Rrofshin makinat private qe su perhap aq shume
Vetëm një idioti mund ti shkojnë në mend këto idiotsira
MAKINAT JO PER NE PUNE POR NE GJUME. METEN LERENI TE QET NE PRESIDENC. AI BEN DISA PUNE QE DUKET BUDALLA POR BEN EDHE DISA PUNE QE DUKET I MENCUR. SALIUN LERENI TE LEHI SA TE DOJE TE MOS NGORDHI ME DARAMET SE LA NDONJE NJERI PA SHAR NE TERITOR TE SHQIPERIS.
Dil nga vrima e miut ku je futur atje tek bunkeri yt ne Surrel. Dhe shko ne krye te detyres. Leji makinat tona se nuk perhapet virusi nga makinat.Frikacak dhe ndyrsire.