Nuk është një SMS thelbi i problemit

20 Mars 2020, 17:30Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Kompania celulare në të cilën është regjistruar kreu i opozitës Lulzim Basha, sqaroi publikisht se mesazhi i dërguar nga numri telefonik i zotit Basha, drejt një moderatoreje televizive, ishte i hakuar.

Pra i nisur nga platforma elektronike të përdorura nga persona të tretë, e jo nga vetë Basha.

Sqarim i plotë dhe ezaurues. Shumë më mirë kështu, sepse ai mesazh qe krejt i palavdishëm dhe i pavend, për një politikan të formatit të Lulzim Bashës.

Megjithatë problemi i sjelljes së kryetarit të opozitës dhe i partisë që drejton në këto orë të një krize krejtësisht të pazakontë, nuk përmblidhet në aktin e piratimit të një sms-je.

Është më i madh se kaq. Mbrëmë Rama polemizoi me opozitën, në lidhje me faturën e propozimeve të saj financiare për të përballuar krizën e koronavirus.

Sipas tij opozita propozon shpenzime që kalojnë dukshëm masën e një miliard dollarëve. Ai thotë se opozitarët kanë folur e shkruar me përafërsi e pa asnjë kalkulim egzakt, për shifrat e paketës së ndihmës. Një paketë në logjikën e “7×7=42”, për të cituar sërish kreun e opozitës.

Lulzim Basha, që zakonisht ka provuar se ruan çdo lëvizje, deklaratë apo polemikë të Edi Ramës, këtë radhë nuk reagoi. Një ditë më pas, PD nxorri një përfaqësuese që bënte kritikën e paketës së qeverisë, por jo avokatinë e paketës së vet.

Ndërkohë që miliona njerëz në Evropës, Amerikë e kudo tjetër, po mbyllin qepenat brenda shtëpive të tyre, opozita zyrtare në Tiranë e ka parë këtë akt të detyrueshëm vetëmbrojtjeje (të vetmin, kundër kësaj pandemie), si një akt dhune të qeverisë mbi popullin dhe atë vetë. Ish-deputetë të PD e përfaqësues të saj, sfidojnë çdo ditë me shkrim në rrjetet sociale (pa guxuar megjithatë ta bëjnë në praktikë), se s’duan t’ja dinë për ndalim-qarkullimin, se do dalin sa herë t’u teket nga shtëpitë, pa harruar gjithfarë mallkimesh e sharjesh ndaj atij që sipas tyre ka ideuar këtë skenar kataklizmik. E gjitha kjo, teksa shtetet perëndimore kanë nxjerrë ushtritë, për të boshatisur rrugët e qyteteve.

Reagimi i opozitës ndaj privacioneve që ka imponuar pandemia e koronavirusit, i ngjan në mënyrë groteske një proteste për shkeljen e s’dihet çfarë të drejte a lirie qytetare a politike.

Të mësuar me gogolin e kryeministrit të gjithëfuqishëm, të cilin e kanë ndërtuar po vetë, opozitarët po mundohen të na bindin se Rama na ka mbyllur brenda, se po na dend me fjalor lufte dhe mesazhe të errëta, se po e bën këtë që të bëhet mbret e të na shkelë me këmbë. Në epokën e informacionit global, është fare e lehtë të krahasosh “sulltanin” e Tiranës, me atë që bëjnë kryetarët e tjerë të shteteve përreth: nga Italia e deri në Kaliforninë e largët, ku sot u urdhërua mbyllja nëpër shtëpi e 40 milion banorëve të shtetit më të madh të SHBA!

Përballë kësaj teoreme boshe e pa vlerë, le të shohim një element me shumë peshë dhe që ka një efekt therës në ambjentin e traumatizuar shqiptar. Është e dyta krizë madhore që po kalon ky vend, pas 26 nëntorit, që opozita shqiptare ndodhet praktikisht në rrugë, jashtë institucioneve dhe pa asnjë tagër formal përfaqësimi në dorë.

Dy krizat më të mëdha që ka përjetuar në poltronin e kryetarit të PD, Basha i ka konsumuar si i vetëpërjashtuar nga institucionet e shtetit ku jeton dhe ku garon për t’u bërë i pari i vendit.

Nëse ka një reflektim politik për të bërë sot për situatën politike që ka gjetur tërmeti i nëntorit dhe koronavirusi i marsit, ky është konkluzioni më i rëndësishëm e njëherësh më dëshpërues. Të paktën në këtë aspekt Ilir Meta është një opozitar më korrekt!

9 komente në “Nuk është një SMS thelbi i problemit”

  1. ermira says:

    e drejtë sms është thelbi i mungesës së problemit !!
    ku je o rrush?

  2. ermira ^ says:

    e drejtë sms është thelbi i mungesës së problemit !!
    ku je o rrush?

  3. ermira ^* says:

    e drejtë sms është thelbi i mungesës së problemit !!
    ku je o rrush?

  4. klemi says:

    Pirdh ore gazetar pirdh se lirohesh ti dhe vete i zoti i punes, basha. Qe mesazhi eshte i bashes kete se luan as topi, e mos u perpiqni te lani mutin shurre. Po keshtu them qe cdo politikan, perfshire bashat e monat, te mbyllin gojen e deren e apartamentit te tyre e te mos perhapin panik ne popull. Situata eshte e veshtire dhe ato duhet ta kuptojne, ndryshe duhet te behet e qarte me forceeeee (forcen e shtetit). Ne kete situate nuk ka demokraci. Demokracine ta leme per me vone.

  5. Loni says:

    Rama ne krize eshte I duhuri…..ne paqe nuk ben….vetem shkaterron

  6. Sali ndyraqi says:

    Ti Ermira qeke kopile, nuk ha mut kot,i di gjerat ti.

  7. Zeni says:

    Ketu e ke gabim Z. Minxhozi! Ketu eshte thelbi i ceshtjes! Sigurisht kompania kete do te pohoje, por kjo nuk eshte e verteta! Ketu del bllofi i kryedebilit te PD, qe pret te behet kryeminister! Sikur kjo te ishte sic kerkon te na mbush mendjen keta rrugacet e PD, do te ishte bere nami neper gazeta e tv!
    Turp per kete njeri dhe per kete parti, te shthurrur tashme!

  8. Redi says:

    Sms e bashes nuk ishte i hakuar. Mesazhet ishin me ngjyre blu qe do te thote jane Apple iMessage dhe jo sms. iMessage nga apple jane te enkriptuara dhe nuk mund te hackohen.

    Shkurt muhabeti basha e ka nisur ate mesazh! Ai ate fare niveli ka. Pret nga rama tja japi karrigen e km-se gati, imagjino ne cfare niveli kemi rene.
    Kushdo kompani celulare qe medemek na qenka hakuar ka mashtruar diten per diell. Pisllek i paster i qelbesirave qe drejtojne kompanite hajdute celulare qe kemi.

  9. Bureto says:

    Problemi i ‘sms së Bashës’, vërtet që nuk ia vlente të konsiderohej në këtë situatë. Nëse në një kohë pak a shumë normale, do konsiderohej të shbirilohej, dhe që ia vlente, kjo do duhej të lihej në dorë të prokurorisë dhe jo të kompanisë Vodafon. Fakti që PD, edhe pse në fillim e quajti akt kriminal, tha se do ta denonconte dhe nuk e bëri diçka fsheh, ose do ta mbyllë çështjen, por njëherazi të implikojë medemek për këtë Edi Ramën, i cili siç u pa live në emision nuk e besoj as vetë se një sms e tillë idiote mund të ishte bërë. E në fund të fundit çfarë do përfitonte Rama nga ajo? Do duhej gjë ajo sms për të vërtetuar se kush është Basha, i cili ka që në 2015 që thotë ‘qeveria ime’ apo ‘kur të bëhem unë kryeministër’, që ishte bash dhe thelbi i sms? Me siguri dikush ka dashur të talket me të. Ka shumë të ngjarë nga ‘opozita’ brenda rradhëve të veta. Të gjitha këto mund të nerren dhe si konspiracion, por ç’rëndësi ka! Parë kështu, ka të ngjarë që kompania Vodafon, me porosi të kushedi se kujt, ka luajtur një rol amortizues në këtë rast. Dhe për situatën ku ndodhemi, mirë ka bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje