Oraret e shpërndarjes së koronavirusit: 6-10 dhe 16-18

20 Mars 2020, 14:28Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në dy ditët qysh kur ka hyrë në fuqi kufizimi i daljes nga shtëpia (vetëm në dy orare të ditës, 6-10 dhe 16-18), kam vëzhguar sjelljen e fqinjëve në lagjen time.

Ndërkohë, përmes kronikave televizive, kam ndjekur sjelljen e shqiptarëve kudo, sidomos nëpër baknka e supermarkete.

Nga këto vëzhgime të drejtpërdrejta apo të tërthorta (përmes kronikave televizive), kam arritur në përfundimin se këto dy orare mund të quhen në mënyrë sarkastike “Oraret e shpërndarjes së koronavirusit: 6-10 dhe 16-18”…

Në këto orare, jo pak banorë të pallatit tim mblidhen në sheshin poshtë tij dhe shkëmbejnë thashethemet më të fundit (së bashku me një koronavirus të mundshëm…), ndërsa nëpër banka e supermarkete, njerzit ngjishen në rradha pas njëri-tjetrit, duke i ardhur në “ndihmë” përhapjes së koronavirusit…

Frika ndaj koronavirusit duket se ende nuk është shpërndarë në mënyrë kapilare tek të gjithë shqiptarët. Ndoshta frika ndaj shtetit duhet t’i frikësojë ata që ende nuk janë frikësuar. Përkthimi: Shteti duhet t’ua shtrëngojë edhe më tej burgjitë “sypatremburve”…

4 komente në “Oraret e shpërndarjes së koronavirusit: 6-10 dhe 16-18”

  1. tito says:

    duhen lene njerezit te dalin kur ta kene me kollaj. ama cdo i ndaluar te justifikoje daljen me fature supermarketesh apo sherbimesh. dyndja ne oraret e percaktuara eshte e pashmangshme. te perndiqen edhe penalisht ata qe nuk justifikojne daljen. realisht rrezikojne jeten e te tjereve.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap !!!

  3. Shqiptari i Ilirise says:

    Jo sypatremburve,por injoranteve dhe idioteve!

  4. 19 says:

    Po mir e ke ri ter diten vetem dhe shkon e mer te supermarketi i lagjes .kjo e hapjes vetem ne kte ore eshte budallallek i madh per mua .kjo eshte mendimi im po jo se kam te drejt .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje