Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se duhet punuar që pandemia e koronavirusit të mos lejohet të përhapet. Për këtë duhen marrë mësime nga shtetet e tjera. Kreu i qeverisë kosovare u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të pastër, në distancë me të tjerët dhe të qëndrojnë në shtëp”.
“Ne kemi kaluar shumë kriza si popull, por kjo është një krizë me të cilën nuk jemi përballur ndonjëherë. Ne duhet ta mbajmë si gjendje dhe të mos lejojmë të kthehet në krizë të pakthyeshme.
Ne shpresojmë që gjendja të mos na paraqitet e rëndë në ditët dhe javët në vijim, por siç kemi parë në vendet e zhvilluara, lakorja e përhapjes së virusit po zgjerohet dhe ne duhet ta frenojmë”, tha ai në një konferencë shtypi.
Ai shtoi se nuk duhet të ndihemi të vetëkënaqur pse kemi shifra më të ulëta të të prekurve nga pandemia.
“Jemi para shirave të mëdha të përhapjes së koronavirusit në Evropë dhe nuk duhet të ndjemi të vetëkënaqur që nuk jemi në një fazë të tillë në Kosovë, sepse jemi vetëm në fazën e parë. Kujdesi nuk iu takon vetëm punonjësve të shëndetit publik dhe secili prej nesh duhet të kujdeset për vete dhe për të tjerët”.
Kurti kërkoi kujdes më të madh sidomos për moshat e treta, për të cilët thotë se janë më të rrezikuar.
Kreu i ekzekutivit tha se vështirësitë vetëm sa ia shtojnë vullnetin për punë, ndërkohë thotë se për bindjen e tij, kësaj krize me pandeminë të mos i shtohet edhe kriza politike.
“Unë po e theksoj atë që e përmenda në konferencën. Unë jam kryeministër me vullnet, me program me dije dhe me përvojë të gjatë politike.
Jam njeri që s’ndalet para asnjë pengese, dhe vështirësitë vetëm sa ma shtojnë vullnetin për punë. Parashikimet i bëjnë analistët. Bindja ime është që kësaj krize shëndetësore nuk duhet t’ia shtojmë edhe krizën politike”.
Idioti nuk ka brire. Pika eksperiences se gjate (as 50 dite) politike ore albin!
O Albin mavrija,je delirant i pandreqshem,kujto vehten mbas zgjedhjeve te 6 Tetorit,vrapove ne Tirane,mbasi takove Ramen u takove me kazanin mediatik anti Rame,pastaj themelove degen e WW-es ne Tirane dhe e hodhe ne lufte kunder qeverise,pra ju kundervure qeverise se Shqiperise.Deklarove shkarkimin e president Thaci pa u ulur akoma ne karriken e kryeministrit,ku je tani,drejt shkarkimit,e kupton sa i papjekur je?! Kjo tregon se papjekurija jote eshte e rrezikshme jo vetem per Kosoven,por per gjithe shqiptaret ne Ballkan.
Hunda e madhe belaja e te zot,thot nje fjale e popullit,kjo po e gjene dhe Albin denglaxhiun,mbasi u mburr poshte e larte se do shkarkonte Thacin dhe me ww -en ne Tirane do rrezonte Edi Ramen,tani po i lutet Isa Mustafes qe mos ta shkarkoj.
Politikanit i duhet zgjuaresi dhe urti,nuk duhet te jete inatci dhe hakmarres.Albini eshte inatci dhe hakmares,pra I mungon urtesija,del qe eshte i rrezikshem per te drejtuar shtetin.
Kujt i jep keshilla ky derdimen? Me shume se kushdo, eshte ai qe nuk duhet qe “krizes shendetesore” ti shtoje edhe krizen politike. Ne thelb ajo qe ai quan “krize shendetesore”, nuk mund te quhet krize shendetesore. Te paken asnje ne bote nuk e quan te tille. Te gjithe udheheqesit qe nga Amerika e deri ne Evrope e quajne gjendje lufte me armikun e padukshem. Si rezultat i kesaj gjendje lufte, te gjithe jane bashkuar, pa dallim politik, fetar apo rracor, per te fituar luften e “padukshme”. E theksoj kete se ky derdimen nuk kupton se ne cgjendje eshte Kosova. Ai duhet te heqe dore(te paten derisa te stabilizohet sitata), nga lojrat politike te nje “karafili ne saksi”. Ci duhej ketij derdimeni, lufta me Isen? Ci duhet ketij derdimeni lufta me Ameriken? Ci duhet ketij derdimeni lufta me Shqiperine? Ci duhet ketij derdimeni lufta me te gjithe? Te pakten per hir te luftes kunder koronavirusit, ai duhej te bashkohej me te tere per te miren e popullit shqiptare te Kosoves. Lufta kunder koronavirusit nuk eshte krize shendetesore, por lufte edhe me e keqe se ajo me Serbine….Mjere ne per kete “karafil” qe hiqet si anarchist! Ne thelb ai nuk ka tru, per te mos thene se truri i tij komandohet nga “remote control” i aljeneve te dyshimte….
Agim Velica ish-minister i brendshem (dikur ish-minister i arsimit e qka jo tjeter pa rrot shkolle) kerkon gjendje te jashzakonshme duke trilluar shifra te infektuarish, dhe tash Kurti “i rrezikshem” duhet ti kerkoj falje e atij te “pa zevendesueshmit”. Pse LyDyKu-cat nuk flasin fare per trillimet e tije, por i dalin ne perkrahje pa diskutim, vetem e vetem qe ta restaurojne “parajsen” e Bandes Zanzibarit, e “pjekur politikisht” me hajna te farmerkave, me hajna te pyllit, me portiera diskosh etj., etj.. Albin Kurti eshte politikani me i votuar edhe me 2017 edhe me 2019, pa vjedhje dhe blerje te votave. Ai e ka popullin mbrapa, Bandes se Zanzibarit i ka skaduar afati.
Albin Kurti eshte njeriu i duhur ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur qe Kosova te dale nga pika zero ku e kan hedhur “self made” milionerat e fondeve “3%” dhe “vendlindja therret”.