E infektuar në Tiranë nga koronavirusi, vajza del në video dhe jep një mesazh të fortë. Postimi i Ramës: Zemër, jam me ty!

21 Mars 2020, 19:49Sociale TEMA

Një vajzë në moshë të re ka dalë me zë dhe figurë në video, ku përcjell edhe një mesazh për ata që nuk e kanë vlerësuar seriozisht këtë situatë.

Videon e saj, që tregon se është e prekur me koronavirus dhe se po vuan shumë, teksa tregon edhe sesi  e trajtuan, e ka shpërndarë vetë kryeministri Edi Rama, shoqëruar me një postim.

Ja postimi i Ramës:

Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithëve ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht! Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë.

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde.

12 komente në “E infektuar në Tiranë nga koronavirusi, vajza del në video dhe jep një mesazh të fortë. Postimi i Ramës: Zemër, jam me ty!”

  1. nena says:

    Sherim te shpejte zemer.

  2. Kombinati says:

    Fillimisht te iroj sherim te shpejte me sa me pak pasoja. Ju mire e keni qe paralajmeroni, po ke paralajmeruat? Kafshet shqiptare qe sa doli dielli u dynden rrugeve a thua se ishte fundi i botes dhe se diten e hene nuk do te gjenin me ushqime. Paralajmerove kafshet shqiptare qe rrine ne rradhe neper furrat e bukes per te blere nje kafe ekspres a thua se ky eshte shpetimi. Futen ne dyqan nje nga nje dhe rrine ne rradhe si kope derrash pa maska e pa doreza. Nuk kemi per te bere kurre hajer me kete mendesi idiote.

    1. KORONA-RILINDJA says:

      KUSH JA BERI TESTIN KESAJ KAQ SHPEJT (SEPSE DUKET MIRE NORMALE ME SHENDET) KUR VETE JU NE STRATEGJINE E 127 E KENI THENE DISA HERE QE PAVARESISHT SHENJAVE PO NUK PATET KOMPLIKACIONE SI TEMPERATURE TE LARTE SHOQERUAR ME VESHTIRESI NE FRYMEMARRJE DO VAZHDONI TE RRINI NE SHTEPI! DHE NQS VERTET I ESHTE BERE TESTI DHE KA REZULTON E INFEKTUAR KJO TIPJA PSE NUK MBAN MASKE?! PO NJEREZIT NE KOMUNITETIN QE JETON A JANE TESTUAR?!

    2. Kot says:

      Kafshet e mamit tat. Shko gjej babin pastaj ec na bo moral.

  3. duaje says:

    sa me shpejt u sherofsh, faleminderit per kete video publike.

  4. Baton DR says:

    Aiiii sa gjo e bukur! Shërim të shpejtë lal!

  5. Rrofte Sali Berisha. Urra says:

    Vdeksha une sa shpejt i harruam rremujrat e 90-91it dhe 97-98n dhe ankohemi.

    Kemi memorjen e miut (se aq tru kemi si popull).

  6. Ilir says:

    Sherim te shpejte bukuroshe zoti qofte me ju dhe prane famijes tuaj. Faleminderit

  7. Viktor says:

    sherim te shpejt o kukull

  8. Alba.ny says:

    Të përshëndes nga Nju Jorku dhe me gjithë zemër të uroj ta kalosh këtë mallkim që po na rri mbi kokë të gjithëve.
    Do të gëzohem si për fëmijën tim kur të postosh videon tjetër, tërësisht e shëndetshme, për ta vazhduar jetën aty ku ta ndërpreu kjo sëmundje e mallkuar, të vazhdosh rrugën e dijes e të shërbimit ndaj familjes dhe shoqërisë, të vazhdosh ato gjërat e vogla që e mbushin jetën, shëtitjet, lojrat, dashurinë, koncertet, librat…Ti e meriton se je një vajzë me zemër të madhe.
    E sa për këshillat e tua, gjithnjë këmbanat kanë rënë për ata që kanë veshë. Uroj t’i dëgjojnë sa më shumë, e sidomos bashkëmoshatarët e tu.
    Love you!

  9. Trotski says:

    Sherim te Shpejte dhe Bravo

  10. Zoti te dhente force e shendet !
    Sherim te shpejte !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje