Kryeministri Rama ka njoftuar pak sekonda më parë se dhe pacienti zero ka dalë negativ ndaj testit që i është bërë për covid-19.
“EDHE PACIENTI ZERO SAPO DOLI NEGATIV”, shkruan Rama ndërsa vendos disa emoji “me sytë me xixa”.
Kujtojmë se, dje kanë dalë negativ pas shtrimit për 14 ditë në Spitalin Infektiv dhe dy persona të tjerë që ishin infektuar me koronavirus nga pacienti zero. Një prej të infektuarëve ishte dhe babai i tij.
Nuk dihet nëse testi i sotëm është i pari apo i dyti pasi që një person i prekur nga koronavirus të shërohet duhet që dy teste të njëpasnjëshme të rezultojnë negative.
Në vendin tonë zyrtarisht janë të prekur nga covid-19, 76 persona dhe 2 prej tyre kanë ndërruar jetë.