Piramidat që sollën në Shqipëri tre të huaj të superpaguar, kur Lushnja ishte kryefjala e futbollit shqiptar!

22 Mars 2020, 11:31Sport TEMA

Rreth Vitit 1994 lulëzuan në Shqipëri firmat piramildale, e ndërsa në Lushnjë firma “Xhaferri”, mori fatet e futbollit vendas në dorë, madje premtuan që ta bënin njësoj si skuadrat më të mira në Europë…Madje, në Lushnjë erdhën edhe të huajt e parë në Shqipëri në periudhën e demokracisë…

Madje, në atë kohë dolën të gjithë tifozët në shesh, për të parë afrimin e parë, brazilianin Edu që vinte nga Greqia dhe që mori 50 mijë dollarë, e madje duke iu paguar edhe kartoni si dëmshpërblim, pasi luante në Qipro me Anorthosisin e njohur…!

Por, veç Edusë erdhi edhe Nosa e Dos Santos, pra, dy brazilianë dhe një Nigerian. Mario Kempes si trajner, natyrisht që i shtangu të gjithë, kur bëhtë fjalë për një pagesë prej 350 mijë dollarësh dhe një rrogë të majme rreth 2000 USD! Ishte viti 1997!

Atmosfera

Lushnja ishte epiqendra e futbollit shqiptar, por vetëm për pak muaj. Lagunarët rikthyen djemtë e tyre që kishin luajtur më parë me ekipet më të mira në vend, por afruan edhe lojtarë që kanë kontribuar deri në ekipin kombëtar. Kapllani, Dalipi, Çela, Çukani, Bano, Fraholli, Dashi etj.

Pa thënë se me ardhjen e të hujave dhe Kempesit në stol, në skuadrën që e drejtonte Hasan Lika, stadiumi nuk kishte vend ku të “hidhje kokrrën e mollës”. Rrallë kemi parë stadiume që të mbusheshin ashtu si në Lushnjë në 1997…

Por, ishte një nëdërr, e bukur për lushnjarët që i mbajti në iluzion vetëm pak muaj, dhe e trishtë për shqiptarët…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje