Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për viktimën e parë nga koronavirusi në Kosovë.
Thaçi tha se qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura dhe të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mos përhapet virusi. Ai theksoi se në rast nevoje, institucionet duhet të jenë të gatshme që menjëherë të shallin Gjendjen e Jashtëzakonshme.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë e virusit COVID-19 në Kosovë. Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda. Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”, tha ai.
Në Kosovë të dielën është shënuar viktima e parë nga koronavirusi. Deri më tash, 31 persona janë të prekur nga ky virus. Edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha të dielën se ka kërkuar masa shtesë nga qeveria për mbrojtjen e shëndetit publik.
Ec more debili i dreqit, bon ti poza ne shtepine tende me uniform ushtarake, gjoja “borac” edhe ndonje dit.
Kerko gatishmeri te Burdushi dhe te Hajdar Shtimja.
Je ti i pari qe duhesh mbyllur ne karantine se po e ben lemsh Kosoven per shpetuar veten tende nga maskaralliqet qe ke bere ne keto vite ????
O z. President, per gjendjen e jashtezakonshme duhet se pari te keshilloheni me Institutin Kombetar te Shendetit Publik e jo qysh te teket ty per qellimet e tuaja personale, mos shkakto panik ne popull o mjeran se ti nuk di tjeter vetem ta shkaktosh trazira. Shih ne Shqiperi numri eshte me i madh i te infektuareve dhe z. Rama nuk e shpalle gjendjen e jashtzakonshme, ai vet e kontrollon shtetitn nuk lejon Presidentin Meta te shkaktoj trazira.