E izoluar për më shumë se dy javë, Rudina Hajdari flet nga karantina: E kam të vështirë të shikoj vajzën të mos luajë, ndezja e televizorit më shkakton frikë

23 Mars 2020, 18:08Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, momente nga karantinë. Në një video të publikuar në Facebook, Hajdari tha se e ka shumë të vështirë kur shikon të bijën e saj të izoluar prej dy javësh por që duhet bërë kjo gjë. Hajdari shtoi më tej se edhe ndezja e televizorit i shkakton frikë dhe ankth.

“Sot do të flas për një shqetësim që më përket mua dhe për çdo prind tjetër që ka fëmijë të vegjël dhe mendoj se duhet të jemi të hapur me njëri-tjetrin dhe të kuptojmë që të gjithë po përjetojmë shqetësime të ndryshme. 

Është e rëndësishme besoj që të rujamë qetësinë dhe të kujdesemi për veten. Ndezja e televizorit shkakton ankth dhe frikë. 

E gjithë kjo do të kalojë, edhe për mua është e vështirë si prind që të shikoj vajzën time që të qëndrojë e mbyllur për më shumë se dy javë në shtëpi, që nuk mundet të shkojë në kopësht apo të luajë tek lodrat. 

Unë mundohem që çdo ditë brenda kushteve që kemi ta aktivizoj në mënyrë që zhvillimi i saj të mos ndërpritet. 

Unë e kuptoj që Sihana ka nevojë që të luajë me shokët e saj dhe të shkojë në kopësht por që më e rëndësishme është që ajo të qëndrojë e shëndetshme dhe të mos sëmuret nga virusi. 

Unë tashmë mendoj çdo ditë se çfarë impakti do të ketë tek mendja e saj kjo eksperiencë. 

Ajo e di tashmë që nuk mund të dalë jashtë dhe të takojë njerëz sepse ja them çdo ditë. Unë shpresoj për më të mirën por e di që për Sihanën është e vështirë që të qëndrojë në shtëpi dhe për mua si prind. 

Kështu që arsyeja që po e ndaj sot këtë me ju është se të gjithë po kalojmë shqetësime të ndryshme dhe kjo gjë nuk na ndan nga njëri-tjetri. 

Duhet të ndërgjegjësohemi duke menduar se ky virus mund të ketë përmasa të mëdha. Faleminderit shumë që më ndoqët. 

Do t’ju mbaj të informuar për çdo gjë, uroj që t’ja kaloni sa më mirë dhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt,”- shprehet Hajdari në video.

5 komente në “E izoluar për më shumë se dy javë, Rudina Hajdari flet nga karantina: E kam të vështirë të shikoj vajzën të mos luajë, ndezja e televizorit më shkakton frikë”

  1. fundi says:

    Dhe kjo
    fundi botes
    eshte ne
    prag kure
    dhe Rudina
    don me na dhene mend

  2. Malli says:

    Kishim kaq kohe qe diçka perbrenda vehtes na mungonte dhe ja me lajmin dhe premtimin e mire qe do na lajmerosh per gjithçka sesi u ndjeme! Sikur e tere ajo turbullire na iku menjehere!Ma do mendja qe shumica e Shqipetareve qe keto dite beheshin nervoze,ishin te çoroditur pikerish per kete problem se u mungonte humori yt,se u mungonte ai shikimi perpjete ne foltoren e parlamentit,sikur ti doje te na thonje qe une flas me zotin,por ai nuk me kupton!Na mbushe me lot sot Rudine dhe me mire mos te kishe dale se do benim si do benim edhe disa dite apo jave dhe perseri do tu versuleshim televiziore per te ndjekur punimet e parlamentit ku si gjithnje ti do te beje dallim nga te gjithe te tjeret si brilante qe je,ku oratoria jote loton gjithe bathorasit pasi gjysma e Tiranes nuk te kupton si te “trashe qe jane”!Aman Rudina na informo se edhe ti na duhesh ne te tilla raste ku kushdo qe eshte ne piken e fundit te jetes se tij pikerisht nga kjo semundje do ta marre vdekjen me te qeshur kur te ndegjoje zerin ten e te lexoje mendimin tend te rrjedhshem duke menduar padyshim se eshte ne boten tjeter e po sheh ender!Na dil me shpesh Rudina se kemi nevoje per ty jo vetem vajza jote por edhe ne, sepse tashme humori i Jul Dedeve ka vdekur e vetem ti mund te na mbash gjalle me qyfyret e tua!

  3. Peshku says:

    Cila eshte kjo?
    E cfar vlere ka cfar flet kjo?

  4. TT says:

    Hani parate e vjedhura nga yt ate dhe jot eme.ke dhe ankese ti hale e spiunit te UDBse qe vriste Shqiptaret.

  5. e lodhur plaka si puno goja says:

    wau ju flet Rudina zevendesja direkte e Deputetit Mark Frroku
    dhe ai ai derri prej lezhe Eduart Ndocajt
    Rudina je kokrra e budallackes rri me mire luaj me
    vajzen e mos na pjerdhe dhe keto dite
    te veshtira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje