Prej dy ditësh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon nga qeveria që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Pasi e deklaroi dje, Basha e përsëriti sot, në një video-mesazh me probleme që u njoftua që në orën 13:00 dhe u sos në orën 15:00.
“Menjëherë të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të urdhërojë menjëherë mbylljen e çdo biznesi me prani të madhe dhe të dendur punonjësish”, tha Basha.
Për të ilustruar shumë shkurt, sesi shkon kjo punë, do të kthehemi më 16 dhjetor 2019, tri javë pas tërmetit të 26 nëntorit shkruan dosja.al. Në këtë datë, kryeministri i kërkoi Parlamentit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 31 mars 2020.
Kërkesa përfshinte tri qarqet, Tiranë, Durrës dhe Kurbin, me motivacionin se në vend vijonin lëkundjet, por edhe si motiv për të marrë fondet nga konferenca e donatorëve. Siç mund ta kuptoni, vendi është aktualisht në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Por ajo që vjen më pas është edhe më komike. Pas shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë, selia blu nxitoi t’a kundërshtonte.
Sipas PD, qeveria shtyu afatin deri më 31 mars 2020 pasi nuk ishte e aftë që të bënte një plan masash brenda 30 ditëve siç e paracakton Kushtetuta.
“Zgjatja e fatkeqësisë natyrore nuk është e justifikuar, pasi ajo nuk u shërben qytetarëve. Duke shtyrë me 3 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore, Edi Rama kërkon të fshehë krizën e rëndë politike në vend, duke keqpërdorur krizën pas tërmetit, të shkaktuar, në një masë të madhe, nga korrupsioni shtetëror dhe paaftësia për të menaxhuar situatën”, thuhet në deklaratën e demokratëve.
Pas misterit të SMS-së së famshme, ky është misteri i dytë brenda javës për atë që kërkon Basha. Në këtë situatë jemi të paqartë çfarë ka dashur të thotë Basha?
Përse e ka patur fjalën? Për një gjendje fatkeqësie të re sot? Apo për në 1 prill? Megjithatë, kohë ka plot, mos të ngutemi, shpresojmë që PD do na hedhë dritë mbi këtë kërkesë, që duket absurde, pasi jo vetëm Basha nuk e mban mend që vendi është në gjendjen e fatkeqësisë, por edhe vetë Rama që e kërkoi me siguri e ka harruar.
Lul-SumKapuç eshte me Pras ne Sume ,prandaj flet Mbroçkulla
Basha,nuk e ka pas fjalen per asgje.Basha, si gjithmone,deshiron qe te njoftoje njerzit qe eshte zgjuar,eshte activ me situaten,mendon se eshte faktor,aktor etj.,por ja fut kot me kot çdo here.
O LULUSHE KUSH JE TI NA CAVE TRAPIN TI KE TRADHTUAR TE GJITH DEMOCRATET KUR DOLE NGA PARLAMENTI TI TANI NUK JE ME SHEM SE VER LLAPA DHE MOS FOL ME NE EMER TE POPULLIT HALE…
Basha eshte krric gomari(Saliu eshte gamori) po tha qeveria miremegjes ai do thot merembrema,po tha mirembrema do thot meremegjes,si puna e nastradinit me ujin,pse te nxehte,pse te ftohte.Lyli vjen verdall si pordha neper breke,nuk di dhe nuk mundet te bej asnje pune.
7×7=230 million te vjedhura nga Lulush kerma.
O Ndroqi,
Po pse e offendon kerricin dhe gomarin..
Ata as vjedhin e as vrasin..
Lulushi do kete qene ne gjume..
Prandaj doli dhe nga parlamenti.
Lum si ti zBasha qe nuk e ke mendjen ne vend