Koronavirusi prek masivisht edhe të rinjtë.
Në Gjermani dhe Itali, ata kanë qenë mjaft të prekur ku shumë prej tyre janë shtruar në reanimacion.
Mjekët rekomandojnë se ata nuk duhet ta neglizhojë situatën veç me idenë se prek vetëm të moshuarit.
Referuar shifrave, në Gjermani vetëm 28.5% e të prekurve janë të moshuar, ndërkohë të tjerët rezultojnë poshtë moshës 60 vjeç.
Ndërkohë, në Itali vetëm 29,1% e të prekurve janë të moshuar, të tjerët rezultojnë poshtë moshës 60 vjeç.
Më herët, kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka bërë një paralajmërim të qartë për të rinjtë rreth koronavirusit.
“Një prej gjërave që jemi duke mësuar që është njerëzit e moshuar goditen më së keqi, të rinjtë nuk kursehen”, ka thënë mjeku, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë.
“Të dhënat nga shumë shtete kanë treguar qartë se njerëzit nën moshën 50-vjeçare përbëjnë një shifër të konsiderueshme të pacientëve që kërkojnë hospitalizim”.
“Sot, unë kam një mesazh për të rinjtë: ju nuk jeni të pathyeshëm, virusi mund t’ju dërgojë në spital për javë ose edhe mund t’ju vrasë”.
Ai ka shtuar: Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhja që bëni se ku të shkoni, mund të bëjë dallimin në mes të jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”.(TemA)