Nga Gafur Muka
Arben Ndreun e kam njohur në vitin 2006. Kanë kaluar 14 vjet që ahere dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Por një gjë mendoj unë nuk ka ndryshuar në gjithë këto vite; përkushtimi i dr. Benit në punë. Natyrisht, masën e përkushtimit ia vlerëson dikujt që në momentet e para të njohjes. Psh kur ti i propozon një kafe apo thjesht do ta vazhdosh një bisedë në orarin e punës. Arben Ndreu është shumë i kursyer në shpenzimin e kohës.
Në fakt ai është një “pasionant i thekur” i natyrës, aq sa unë mendoj që koha për punën dhe koha për natyrën përbëjnë dy blloqe kohore ku ai është në habitatin e natyrshëm të tij. Ky është një mësim i nxjerrë nga rreth 14 vjet njohje prandaj dhe besoj që do të vazhdojë të mbetet kështu.
Doja ta takoja këto ditë dr Benin, thjesht për të shkëmbyer mendime lidhur me situatën e coronavirusit si dhe për t’u konsultuar me të. E di që ai, si të gjithë kolegët e tij është atje, në krye të detyrës, i ekspozuar ndaj riskut të madh që përmban prekja nga virusi. Ndaj vendosa të pres. Por… Sot rreth orës 6 të mëngjesit bie zilja e telefonit. E hap dhe shoh që thirrja më vjen nga dr. Beni. Pas përshëndetjes së shkurtër, ai më bën të ditur që më ka nisur një mesazh. –Të lutem lexoje më tha dhe bisedojmë. Pasi mbylla thirrjen e hapa mesazhin.
Ajo që lexova nuk më habiti aspak, pasi nga dr. Beni më kanë ardhur gjithmonë ide e sugjerime të cilat lidheshin me angazhimin dhe shqetësimin e tij për t’a përmisuar sa më shumë shërbimin në të cilin ai punon për rreth 20 vjet, duke qenë së fundmi dhe shef i reanimacionit në spitalin infektiv. Në këtë pozicion e gjen atë kjo koha e coronavirusit. Në pavionin e tij përfundojnë pacientët që kalojnë fazën më të rëndë të COVID 19. Po si e gjen kjo kohë repartin e reanimacionit?
Dr. Beni thotë që i gjithë stafi është instruktuar për të vepruar, jo vetëm të shpëtojë jetën e pacientëve por edhe të ruajë jetën e tij. Paisjet i kemi. Problemi është tek kapacitetet. Gjithsesi ato janë të kufizuara. Përballohet një fluks i caktuar por, nëse ai kalon në mbingarkesë atëhere vështirsohet trajtimi. Prandaj kërkohet që çdo individ të bëjë kujdes për të ruajtur veten sepse kështu ai ruan edhe ne të tjerët. E përkthyer në hallin që kemi sot ne si mjeksi dhe, për më tepër ne si reanimacion, kjo do të thotë të kemi sa më pak pacientë, për të patur kapacitete që të pranojmë pacientë.
Po cili është sugjerimi i dr. Benit në këtë kohë kur ai, në krye të shërbimit të tij, së bashku me gjithë kolegët solidarë po luftojnë për të përballuar sulmin e pabesë, tejet hileqar, të rrezikshëm e vdekjeprurës të coronavirusit? Sugjerimi i dr. Benit është, jo thjesht për sot, por për sot e gjithëherë. Inspiruar nga inisiativa e Berluskonit dhe i Anjelit për ndërtimin e rreth 400 Qendrave të Terapisë Intensive në Itali, ai sugjeron t’i bëhet thirrje biznesit në Shqipëri të angazhohet në realizimin e një projekti për ngritjen sa më shpejt të një Qendre Kombëtare të Terapisë Intensive në vendin tonë. E lexova sugjerimin dhe m’u kujtuan shumë biseda që kam bërë me dr. Benin.
M’u kujtua meraku i shprehur gjithmonë prej tij lidhur me nevojën e përmirësimeve në shërbimin ku ai punonte dhe që ai drejton. -Duhet mbështetur ky shërbim sepse është unikal në kontributin që jep e duhet të japë. Nëse nuk ngrihet niveli i tij në standardet ndërkombëtare atëhere do të lindin probleme, zgjidhja e të cilëve vështirsohet mjaft në kushte emergjence. Dhe ja çfarë ndodh sot. Sot të gjithë jemi të ekspozuar përpara një rreziku të cilit, edhe po të disponosh paratë për t’u kuruar atje ku standardet janë më të mira, pra jashtë shtetit, nuk i përdor dot. Këto ditë kur zgjidhja më optimale gjendet tek vetëizolimi mbetesh brenda… shtëpisë tënde.
“Brenda shtëpisë” sot është kumti që shihet si e vetmja mundësi për të shpëtuar jetën. Që do të thotë, veç të tjerash, të mendohesh mirë dhe të punosh mirë për t’a sjellë dhe mbajtur “shtëpinë tënde” në atë gjendje që t’i shërbejë në rradhë të parë, shëndetit tënd e të familjes tënde. Ndaj sot sugjerimi i dr. Benit për t’i bërë thirrje biznesit tingëllon më aktual se kurrë. Të nderuar biznesmenë, dëgjojeni këtë thirrje. Kontribuoni sa më shpejt të ngrihet, jo thjesht një Qendër Kombëtare e Terapisë Intensive por disa të tilla, madje në çdo qark në mënyrë që edhe kur detyrohesh të mbyllesh “brenda shtëpisë”, të gjesh ilaçin brenda atyre “katër mureve”. Angazhimi juaj për t’a bërë këtë, nga njëra anë realizon dëshirën e mjekëve si dr. Beni, për të patur kushte pune sa më të mira, teknologji pune sa më moderne dhe realizim të profesionit në nivelin e kërkesave të kohës dhe, nga ana tjetër realizon cilësinë e lartë të shërbimit që na duhet të gjithve.
Po ketu busnesmenet e kane mendjen si te fshehin punetoret e te mos ju paguajne sigurimet, si te fshehin faturat qe mos paguajne TVSH, ketu duan te shmangin doganat, te shmangin auditimet pra te bejne cdo gje per te shkelur rregullat e vendosura nga Qeveria dhe ne kohe normale nuk mendojme se nga dalin parate per shkolla, kopeshte, spitale, azile etj.
Keta bisnesmenet tane duhet te bejne detyrat qe kane dhe mos mendojne si te majmen por te ndihmojne edhe te mendojne per mjekesine.Mund te jesh pasanik po nuk ke ku shkon po te zuri CORONA, atje te spitalet cope cope do te dergjeni ju dhe ne prandaj vete pak trurin ne pune se me vete nuk merret assnje leke.
Ti lutemi Zotit te na ruaj mjeket se spitalet kaq kapacietet kane po u semurem te gjithe ne nje kohe na iku jeta.
Shpresoj qe ta kalojme me sa me pak viktima kete lufte.
Te lumte goja
Nje duel I mrekullueshem, NBA familje model,do te jete dhe nje mjek model
Familje model,mjek model ska si te ndodhe ndryshe
Suksese doktorit
Respekt per dr. Benin.
Gjithnj ka pasqyruar modelin e njeriut te thjeshte, te kujdesshem dhe ka synuar per te marre pergjegjesi ne lartesine e nje qytetari dinjitoz dhe profesionisti korekt.
Urimet me te mira. Faqebardhe!