Urimi i veçantë i Veliajt për administratoren që po e kalon ditëlindjen duke çuar pakot ushqimore në çdo shtëpi të moshuarish të vetmuar

23 Mars 2020, 12:06Sociale TEMA
Urimi i veçantë i Veliajt për administratoren që po e

Shumëkush do të kishte zgjedhur që në këtë periudhë të vështirë për këdo të qëndronte pranë familjes, por këtë luks nuk e kanë ata që janë çdo ditë në shërbim të komunitetit.

I tillë është edhe rasti i administratores së Njësisë Nr.4 në kryeqytet, e cila ndonëse sot ka ditëlindjen, që në orët e para të mëngjesit po vijon punën bashkë me ekipin e saj për të shpërdarë pakot ushqimore në çdo banesë të moshuarisht të vetmuar duke filluar nga Kinostudio e Alliasi e deri tek Bregu i Lumit.

Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj I cili e ka falenderuar për përkushtimin ndaj punës dhe ndihmës për komunitetin.

“Liri Qoshi është administratorja e Nj. 4. Liria ka sot ditëlindjen. ??Po e kalon ditëlindjen duke çuar pakot ushqimore të Bashkisë së Tiranës në çdo shtëpi të moshuarish të vetmuar në njësinë e saj – Kinostudio, Allias, Bregu i Lumit. Të duam shumë Liri, Zoti të bekoftë”, shkruan Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje