Kreu i Avokatisë Penale, Saimir Vishaj ka deklaruar se në këtë periudhë duhet të aplikohet një formë e aminstisë për të burgosurit që u kanë mbetur 2-3 vite.
Vishaj shprehet se Drejtoria e Burgjeve duhet t’i bëjë kërkesë presidentit Ilir Meta për falje të dënimit të disa të burgosurve.
“Kam një mesazh të qartë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Burgjeve të kategorizojë personat që janë deri në 2-3 vite.
T’i drejtohen presidentit për falje. Këta persona në pamundësi për kontakti me familjen apo që rrinë 7-8 veta në dhoma.
E vetmja rrugë për të dënuarit, ndërsa për të paraburgosurit t’i rivlerësohet masa e sigurisë”, tha Vishaj për Report Tv.
????