Shkencëtarja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donjeta Gjuka i ka dërguar një letër të hapur të gjithë popullit shqiptar.
Gjuka ka adresuar një sërë rekomandimesh që sipas saj janë ndihmuese dhe thelbësore për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri. Larja e duarve me ujë të nxehtë, vetë-karantimi për 14 ditë, ruajtja e distancës dhe evitimi i takimeve janë disa nga rekomandimet e Donjeta Gjukës.
Letra e plotë:
Si shkencëtare në prag të doktoraturës në Qelizë dhe Biologji Molekulare në Universitetin e Teksasit në Austin, që punoj shumë në fushën e imunologjisë dhe rregullisht po e diskutojmë koronavirusin në departament, po e ndiej përgjiegjësi t’ju drejtohem të gjithëve me disa rekomandime (sidomos pasi kultura jonë është më sociale):
1) Për masa mbrojtëse ndaj vetes dhe të tjerëve, ju lutem për momentin: evitoni tubimet. Qëndroni në shtëpitë tuaja jo në grumbuj të mëdhenj, meqë për momentin nuk dihet kush është i infektuar dhe kush jo. Periudha e inkubimit të virusit është 2-14 ditë.
Simptomat e para shihen mesatarisht pas 5 ditësh të infektimit, por mund të zgjasë deri në 14 ditë pa simptoma. Prandaj distancimi edhe prej njerëzve pa kurfarë simptomash e sidomos që kanë udhëtuar në vende jashtë shtetit, ku ka raste pozitive për koronavirus, është i nevojshëm tani.
2) Sa më pak kontakt direkt me të tjerët. Përshëndetuni me një tungjatjeta, pa nevojë të shtrëngoni duart me njëri-tjetrin apo të përqafoheni. Nuk është histeri ose paranojë, është vetëm mbrojtje për vetën dhe të tjerët.
3)Pastroni duart shpesh me ujë te nxehtë për 20 sekonda. Përdorni dezinfektues kur nuk ka sapun.
4) Virusi jeton edhe jashtë trupit të njeriut në sipërfaqe të forta ose të buta për një kohë ende te pacaktuar definitivisht (varësisht temperaturës dhe lagështisë). Prandaj kujdes çfare prekni dhe lani duart pasi të keni kontakt me gjëra që prekin edhe të tjerët. Kujdes edhe me telefonat mobil të cilët shpesh vendosen në sipërfaqe të ndryshme dhe i prekim me duar.
5) Kujdes të posaçëm për të moshuarit dhe njerëzit me imunitet më të dobët (pacientat me kancer ose sëmundje të imunitetit). Fatmirësisht, për momentin nuk ka shumë raste në fëmijë, por sidoqoftë kujdes gjithashtu edhe për fëmijët pasi që imuniteti i tyre është ende në zhvillim.
6)Të moshuarve u sugjeroj të qëndrojnë në shtëpi. Ecja në natyrë është e shëndetshme por qëndroni larg të tjerëve (së paku 2 metra).
7) Palestrat (gyms) dhe parqet me lodra te fëmijëve, janë vende ku viruset mund te përhapen shumë shpejt dhe lehtë, do t’i evitoja për momentin.
8) Nëse paraqitni simptomat e virusit, evitoni kontaktet me të tjerët dhe testohuni.
Këto të gjitha janë masa për mbrojtje dhe jo për panik. Sidoqoftë, mbrojtja është shumë e nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit deri sa të bëhen zhvillime më të mëdha në shkencë për trajtim dhe vaksinim. Përndryshe, pa i ndërmarrë masat e nevojshme, mund të tejngarkojmë sistemin shëndetësor.
Le te tregohemi te gjithe te vemedshem ndaj keshillave
qe na afrohen si ga bashkatdhetaret tane edhe shtetit ,
se vetem keshtu mundet ti mbijetojme Virusit te rrezikshem .
Rrespekt Donjeta ,
qe paske nji emer me shume kuptim e qe tingellon aq bukur
akoma shume sot ,si Defiicjon i gjithe asaj qe keshillon .
Nuk na tha ndonje gje te re .
Dhe mire ben, Taulant.
Ato qe thote, jane te mjaftueshme per tu ruajtur.
Nuk besoj se njohurite tona mund te jene ne nivel te tille qe te kuptojme gjera me te komplikuara.
Po qe se niveli yt eshte, shfleto revista dhe artikuj shkencore. Por, nga reagimi yt ketu me siper, kuptoj e nuk eshte…
Te ulim veshet dhe te degjojme se c’na thone njerzit e ditur.
keto debilet fitojne nga rasti te promovojne veten…nuk thote ndonje gje te vecante..
Atehere eshte shkencetar edhe Rama sepse ka mbi 10 dite qe na i thote cdo dite… te njejtat keshilla.
Bravo moj vajze,keshilla te dobishme,ne shqiptaret dijme vetem te shajme si te mirin dhe te keqin.Pac sukses ne jete.
fLM. Nje ze me teper per t’na kujtuar te Jemi te kujdeseshem.
Po keto I dime o zonja shkencetare , na thuaj ndonje gje te re nga shkenca !
shyqyr qe na i the se nuk i dinim
ik se na cat hajdarin perdite suke na dale nje ‘shkencetar’ i ri qe na thote te njejtat gjera
Kjo nuk ka nevoje te perktheje cdo gje e ka te gateshme, kete qe thote “shkencetarja” shqiptare i thone non stop te gjitha TV ne Amerike, Shqiperi dhe kudo ne bote.
Edhe me.gjithe kto shkenctare,akoma nuk eshte e qarte,duhet apo jo maska
Po Rama flet sipas udhezimeve te Eksperteve per rastin KobZi.. Prandaj duhet degjuar ,falenderuar dhe Respektuar.
Dakort me 7 pikat, por pika 8 , si do te realizohet ?
Rreth 5 mije veta merrin 127, por vetem rreth 50 teste behen. Ketu qendron problemi, sipas meje, nuk kemi kapacitete per te bere teste.
Per 12 dite , jane bere vetem 900 teste,. Anglia kerkonm te beje 10 mije teste ne dite. Gjermania 30 mije ne dite.
Kisha kohe pa lexuar gazeta shqip. Per te ardhur keq kur lexon komente negative plot fyerje dhe sharje per kedo qe thejsht jep nje keshille ne keto kohe te veshtira. Nuk pyet njeri nese artikulli flet per dike qe eshte njeri i fushes mjekesore apo jo. Nuk e kuptoj cfare duhet te ndodhe me shume se kaq qe njerzit ne ate vend te behen te pakten nje here te vetme bashke.
sa mire lum si kombi yne plot shkenctar,gjermani,itali,usa,spanje,kine,angli kudo bravo
Te maresh doktraturen nuk do te thote se je shkencetar, thjesht eshte me e lehte te gjesh pune dhe paguhesh me mire. Te tjerat jane thene e sterthene me mijera here nga kushdo qe ka minimumin e informacionit per situaten qe po kalojme.
Falemnderit per keshillat!
Sa mire qe Shqiperia ka nxjere kaq shume mendje te ndritura. Por do ishte mire qe keto mendje te ishin edhe pak modeste. SHKENCETAR eshte fjale e madhe. Nje shkencetar i vertet nuk e thote qe eshte i tille. Mendelejevi u be Dr. shkencash ne moshen 60 vjecare. Ndersa disa behen qe kur fillojne shkollen e larte. Por pervec kesaj keshillat jane shume te vlefshme. Falemnderit edhe nje here. Do t’i vleresonim edhe po te ishe nje studente Ph.D.
ca shkence ka me la duart, me nejt mbyll e me majt distance. Ktu skemi nevoje per shkencetare se ka bota plot qe po merren me ate pune, ktu duhen njerez te menaxhojn situaten nepermjet ndergjegjesimit dere me dere dhe me megafon ne cdo lagje po qe nevoja dite e nate, sic zhurmon hoxha ne minare apo kembana e kishes cdo dite ashtu duhet te zhurmoje zeri i ndergjegjegjesimit. Si kjo shkencetarja ka shqiperia plot, mo na hapni barkun. Nigjoni ca thote KryeImunologu i USA perkthejeni dhe tregojuani njerezve. Lerini keto pordhet e pothuajse te diplomuarave.
ca shkence ka me la duart, me nejt mbyll e me majt distance. Ktu skemi nevoje per shkencetare se ka bota plot qe po merren me ate pune, ktu duhen njerez te menaxhojn situaten nepermjet ndergjegjesimit dere me dere dhe me megafon ne cdo lagje po qe nevoja dite e nate, sic zhurmon hoxha ne minare apo kembana e kishes cdo dite ashtu duhet te zhurmoje zeri i ndergjegjegjesimit. Si kjo shkencetarja ka shqiperia plot, mo na hapni barkun. Nigjoni ca thote KryeImunologu i USA perkthejeni dhe tregojuani njerezve. Lerini keto pordhet e pothuajse te diplomuarave..
Sikur te priste ca zonja sa te mbaronte doktorraturen qe ta quante veten shkencetare.
Sa eshte shkencetare kjo vajza, une nuk e di.
Fakt eshte qe ka marre kohen te jape nje minikontribut ne kete lufte , dhe per kete duhet falenderuar.
Sa me shpesh te degjojme keto keshilla, aq me mire eshte.
Ndergjejgeohemi per rendesine e veprimeve qe duhet apo nuk duhet te bejme.