Drejtori i Urgjencës Kombëtare i prekur me koronavirus, reagon Manastirliu: Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë

24 Mars 2020, 12:59Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar lajmin se Dr. Skënder Brataj është prekur nga Koronavirusi.

Në një shënim në facebook Manastirliu i uron doktorit që ta ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit që po lufton çdo ditë me këtë armik.

“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”- shkruan Manartirliu në facebook.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Brataj është vetëizoluar në shtëpi në gjendje të stabilizuar shëndetësore. (TemA)

1 komente në “Drejtori i Urgjencës Kombëtare i prekur me koronavirus, reagon Manastirliu: Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë”

  1. Tani says:

    Rama e filloi mire tani e ka prishur komplet karantinen duke ditur me cfare njerzish ke te besh..Ne jemi ne piken fillestare cdo gje u hodh ne ere me kete rdgjim orari 8 ore shqiptaret infektojne njeri tjetrin pastaj shkojne ne shtepi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje