Kongresi amerikan arrin marrëveshjen për paketën 2 trilionë dollarë kundër koronavirusit

25 Mars 2020, 09:51Bota TEMA

Senatorët amerikanë dhe zyrtarët e administratës së presidentit Trump arritën marrëveshjen për paketën e madhe ekonomike që do të përdoret për të lehtësuar impaktin e pandemisë së koronavirusit mbi ekonominë e Shteteve të Bashkuara.

Paketa e cila do të ketë një vlerë prej 2 trilionë dollarësh pritet të votohet më vonë gjatë ditës nga Senati dhe më pas nga Dhoma e Përfaqësuesve.

“Ky është një nivel investimesh si në kohë lufte për kombin tonë”, deklaroi senatori republikan Mitch McConnell për marrëveshjen, e cila u arrit pasi disa ditësh negociata mes ligjvënësve republikanë dhe demokratë dhe sekretarit të Thesarit, Steven Mnuchin.

Senatori democrat, Chuck Schummer e konsideroi masën e marrë si “paketën më të madhe ndihmëse në historinë e Amerikës”, duke e përshkruar atë si një “Plan Marshall” për spitalet dhe nevojat për medikamente.

Teksti i marrëveshjes ende nuk bëhet i ditur, por pritet të bëhet publik më vonë gjatë ditës.

1 komente në “Kongresi amerikan arrin marrëveshjen për paketën 2 trilionë dollarë kundër koronavirusit”

  1. pilafi says:

    Duhet me shpresud bre burra se mos daj samit po i prajshe menja e po na con edhe kenej nga ne.
    Ne po dum fort kta amerikan, po kta apo na dun apo vetem kur po dun me ngref nonje baze ushtarake per me vra miletin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje