Trajneri shqiptar në Kinë, Luga: Ne e dimë me teknologji ku janë të infektuarit, këtu kishte disiplinë

27 Mars 2020, 13:29Sport TEMA

Kina ka vendosur të mbyllë kufijtë dhe për një kohë të pacaktuar të mos lejojë futjen në vend të asnjë shtetasi të huaj. Kjo është një mënyrë e shtetit aziatik për t’u mbrojtur nga një rikthim i mundshëm nga COVID-19.

Sakaq, në Kinë ushtron detyrën e tij edhe trajneri shqiptar, Ergys Luga, i cili është në krye të skuadrës së Shenzen. Nëpërmjet një interviste për emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, Luga thekson se në qytetin ku ai është njerëzit e dinë ku janë të infektuarit prej teknologjisë, ndërsa shprehet se në Kinë kishte shumë disiplinë dhe nuk pati nevojë të mbylleshin në shtëpia për të zhdukur virusin.

Situata në Kinë? “Është dhënë urdhri që të ndalohet hyrja deri në datën 28 mars. Ka edhe pesë orë deri kur të futet urdhri. Në bashkbisedim me trajnerët e tjerë, duket i nxituar. Ka nga ata që kanë paguar pesë mijë euro që të vijnë. Është dhënë një urdhër që duhet të kthehen ata që janë në Europë dhe kanë vizë pune, i është dhënë koha deri më 28 mars”.

Mund të ketë tolerime pas kësaj date? “Nuk do ketë tolerime, është e vështirë që të ketë kompromis. Qofshin me viza turistike apoedhe me viza pune, askush nuk mund të futet. Prandaj thashë që është vendim i nxituar dhe trajnerët janë në stres sepse kanë hall se humbin vendiet e punës. Ndërsa, unë kam qëndruar këtu dhe nuk jam larguar”.

Deri kur do jetë e mbyllur hyrja në Kinë? “Kjo do të jetë deri në një urdhër deri të dytë, deri në kohën kur të rregullohet situata në Amerikë dhe Europë.” Arsyeja e këtij vendimi? “Shqetësimi i kinezëve është se nuk duan ta marrin prapë virusin, e kaluan me sukses këtë provë. Dhe, kanë ndaluar jo vetëm ardhjen, por edhe të huajt kanë kufizime. Në hotele shkruajnë: Ne nuk mund të ju pranojmë në vendin tonë. Edhe hyrjet në komplekset sportive duhet të regjistrohemi dhe të vërtetojmë se nga kemi ardhur. Ka masa kufizuese për të huajt, njuk bëhet fjalë vetëm për hyrjen. As nga Japonia, apo as Hong Kongu sepse është mbyllje totale e territorit”.

Frikë? “Qyteti ku jam un ka teknologji të zhvilluar dhe ne e kuptojmë me anë të teknologjisë ku janë njërëzit e infektuar”. Si u menaxhua virusi atje? “Në Kinë kishte shumë disiplinë. Nuk është se u ngujuam dhe nuk dilnim nga shtëpia. Por, ishim të disiplinuar. Ishim strikt për vendosjen e maskës, sikur poshtë hundës ta vendosje maskën përballeshe me security. Security këtu është ekuivalent me policinë e shtetit”.

Duket sikur ka diskriminim me të huajt? “Kinezët nuk janë hakmarrës, janë thjesht të kujdesshëm. Ne europianët kemi mentalitet tjetër, ata janë tjetër”. Ka nisur puna për vaksinën? “Vaksina po punohet dhe do kohën e vet. Në Hong Kong kanë punuar shumë”, u shpreh Luga.

1 komente në “Trajneri shqiptar në Kinë, Luga: Ne e dimë me teknologji ku janë të infektuarit, këtu kishte disiplinë”

  1. Nazi Beli says:

    E pyesin lugen se deri kure jane kufit e mbyllur
    Sa me qeshe me te madhe me vjen a thu ku Luga eshte presidenti kinez
    Ky eshte fshehur ne krevat duke ngren ndonje mi te ngodhur
    Keto pyetje vetem sharlatani Fevziu i ben
    Pse nuk me pyetni dhe mua qe jetoj prej 20 vjetesh ne japoni te ju flas me detaje, budalleqe marrin ne intetvista ca infermjer qe shtyjn te semuret ne spitale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje