SHBA-ja, ku numri i rasteve të infektuar me COVID-19 është rritur ndjeshëm, ka kaluar pragun prej 100 000 persona të infektuar, sipas numërimit të Universitetit Johns Hopkins.
SHBA-ja ka kaluar Italinë dhe Kinën për nga numri i të prekurve me COVID-19 duke u bërë vendi i pare në botë që numëron më shumë raste të infektuar me koronavirusin e ri.
Ajo numëron tashmë rreth 15 000 raste më shumë se Italia dhe 20 000 më shumë se Kina.
Numri i të vdekurve mbetet gjithashtu më pak i lartë se në këto dy vende, me një total prej rreth 1 544 të vdekur si pasojë e koronavirusit.
Përqindja e vdekshmërisë në SHBA, në bazë të rasteve të regjistruara me koronavirus, është 1,5%.
Me keqardhe por bari nuk i ka zene hala mizat, te shikojme pas dy javesh se sa do te jete numri i te vdekurve dhe i te prekurve , pas kater javesh Amerika do te kete me shume raste se e gjithe bota se bashku , mendja e madhe e zeza e te zot